1. Cka është
statistika?
Statistika definohet si
shkencë e cila përmes madhësive (vlerave) numerike bën hulumtimin e
karakteristikave të dukurive masive. Statistika është shkencë e cila përcjellë
zhvillimin e dukurive në natyrë, ekonomi dhe shoqëri.
2. Cka është
objekt i hulumtimit të statistikës?
Objekt i hulumtimit të
statistikës është studimi i anës sasiore dhe cilësore të dukurive massive si
dhe karakteristikave të variacionit të tyre në një kohë dhe vend të caktuar.
3.
Cilet janë metodat e
statistikës?
1) Induksioni (nga individualja tek e përgjithshmja)
2) Deduksioni ( nga e përgjithshmja tek individualja)
3) Analiza (shpërndahen dukuritë)
4) Sinteza (bashkon dukuritë)
5) Metodae
analogjisë (lidhshmërisë)
6)
Metoda representative
7)
Metoda grafike
4. Cilët
janë parimet e shoqeatës statistikore?
1) Aftësimi i ekspertëve të statistikës
2) Këmbimi i zbulimeve shkencore dhe përvojës
3) Miratimi i metodologjisë unike
4) Objekti dhe përmbajtja e veprimtarisë statistikore
5) Harmonizimi i afateve në hulumtimin statistikorë
6) Çështja e publikimeve statistikore
si dhe format e këmbimit ndërkombëtarë.
5. Cka
kuptoni me dukurinë masive?
Dukuria masive ( popullimi)
paraqet çdo bashkësi të ndryshme njerëzish, objektesh, sendesh, rastesh
etj.Dukuria masive është sasia e diferencuar në mënyrë cilësore.
6. Cka kuptoni
me njesinë statistikore?
Njesia statistikore
(individi) paraqet njesitë përbërëse të popoullimit. Psh. Njesia statistikore
(individi):
1) Suksesi i studentëve në fakultet,
2) Punëtorët e një lëmie të ekonomisë kombëtare,
3) Harxhimet mujore të telefonit në ndërmarje,
4) Harxhimet ditore të energjisë etj.
7.Në sa njesi matëse të vecanta e hulumton statistika
njesinë statistikore?
Statistika hulumton njesinë statistikore në këto njesi
matëse të veçanta:
1) Njesia e
vëllimit të dukurisë (regjistrimit,
numrimit, raportimit të një dukurie)
2) Njesia e
raportimit (evidentimit)
3) Njesia për matjen e variacionit (variance, devijimi standard dhe
disperzioni)
8.Cka është tipari dhe sa lloje
të tipareve dallojmë?
Çdo veti e veçantë për secilin dhe e përbashkët për të gjitha njesitë quhet
TIPAR. Kemi dy lloje të tiparëve:
1)
Tipare sasiore
2)
Tipare cilësore
Tiparet
indajmë:
v Sipas tipit (mosha, pasha, numri I studentëve)
v Sipas formës (mënyrës së krijimit)
v Sipas
përmbajtjes (brendisë)
9.Cka paraqet variacioni?
Variacioni paraqet lëviyjet
që shprehin ndryshimin e sasisë ose të cilësisë së tiparit dhe dukurive masive në tërësi.
10.Në sa forma paraqitet
variacioni?
Variacioni paraqitet në dy forma:
1)
Variacioni si ndryshim dhe
2)
Variacioni si koeficient
11.Nga se varen rezulltatet e
fituara nga analiza statsitikore?
Rezultatet e fituara nga
analiza statistikore varen:
Ø Nga aplikimi
i metodave kërkimore dhe
Ø Nga cilësia e të dhënave të grupuara të dukurisë
12.Cilët janë fazat e punës
kërkimore?
ü Vrojtimi
statistikor
ü Përmbledhja
dhe grupimi i të dhënave
ü Përpunimi
dhe analiza statistikore
ü Publikimi i
rezultateve
13.Cka kuptoni me fazën e
vrojtimit statistikor?
Vrojtimi statistikor bën regjistrimin dhe grumbullimin e të dhënave për
dukurit masive dhe tipareve të tyre të llojllojshme.
·
Këtu bëhet verifikimi i tër dokumentacionit
·
Bëhet pregaditja
rreth organizimit më të mirë
·
Bëhet kontrollimi
dhe verifikimii qëllimit dhe detyrës së dhënë
·
Bëhet grumbullimi
i materialit i cili do të jetë lëndë e përpunimit në fazat e tjera të
hulumtimit.
14.Sipas burimit të të dhënave statistikore dallojmë
sa lloje të vrojtimit dallojme?
Sipas burimit të të dhënave
statistikore dallojmë:
Ø Vrojtimi i
drejtëpërdrejt
Ø Vrojtimi
përms dokumenteve
Ø Vrojtimi
sipas deklarimit.
15.Sipas menyrës së vrojtimit, grumbullimi i të
dhënave kryhet përmes këtyre formave:
v Mënyra
ekspeditive (ekspertët statistikor)
v Përmes
thyerjes zyrtare
v Mënyra
postelegrafike
v Përmes
korespodentëve
v Mënyra e
vetëregjistrimit përmes pyetësorëve.
16.Varesisht nga qëllimi i kërkimit, natyra e dukurisë
dhe rethanat në tëcilat gjendet dukuria dallojm këto lloje të vrojtimit.
§ Vrojtimi
sipas kohës – (të vazhdueshme dhe jo
të vazhdueshme)
§ Vrojtimi
sipas vëllimit – (vrojtim i
përgjithshëm dhe i pjesshëm)
17.Cilët janë format kryesore të vrojtimit të
pjesshem?
Format kryesore të vrojtimit
të pjesëshëm janë:
Ø Mostra (merret vetëm një pjesë e rastësishme)
Ø Anketa (ankohet vetëm një pjesë e rastësishme)
Ø Monografia (hulumtohet detalisht një njësi)
18.Cilët janë llojet e gabimeve
statistikore?
® Gabimet e
reprezentimit (përfaqësimit)- e rastësishme dhe të qëllimta
® Gabimet e
regjistrimit
19.Grupimi i të dhenave sipas kriterit të pergjithshem
bazohet ne tri mënyra edhe ate:
Ø Grupimi
sipas qëllimit (grupimi
tipologjik-sipas tipareve ), (grupimi i variacionit-ndryshimet brenda një
tipari), (grupimi analitik-lidhje e ndërsjellë shkakë pasojë)
Ø Grupimi
sipas llojit të tiparit (grupimet
cilësore, sipas tiparëve sasiore, sipas tiparëve kohore dhe hapsinore).
Ø Grupimi
sipas vëllimit të tiparit (grupimi i
thjeshtë-vetëm një tipar, i kombinuar- dy a më shumë tipare dhe rigrupimi- një
numër i madh grupesh shëndrohet në më të vogla).
20.Radhitja e të dhënave statistikore mundë të kryhet?
ü Radhitja me
dorë
ü Radhitja me
mjete teknike dhe
ü Radhitja e
kombinuar
21.Varësisht nga tipari që tregojnë variacionet seritë
munde ti ndajme:
v Seri të
thjeshta (të dhëna për një tipar)
v Seri të
përbëra (të dhëna për më shumë
tipare)
v Seri
hapsinore (teritoriale)
v Seri kohore
ose kronologjike
v Seri të
shpërndarjes
23.Cka janë pasqyrat statistikore?
Pasqyrat statistikore janë
formë ku paraqiten seritë dhe rezultatet nga materiali i përmbledhur dhe i
grupuar statistikor.
24.Sipas përmbajtjes të pasqyrës statistikore
dallojmë?
è Pasqyra të
thjeshtastatistikore (për një tipar)
è Pasqyra të
përbëra (dy a më shumë tipare)
è Pasqyra të
kombinuara statistikore
25.Ne bazë të përmbajtjes, natyrës, ecurisë së
dukurisë dhe menyrës së ndërtimit, grafet statistikore mundë të ndahen ?
Grafet statistikore mundë të ndahen në 3
grupe:
1) Diagrame (grafe me figura gjeometrike)
2) Kartograme dhe
3) Ideograme (grafe me figura natyrale).
26.Cka kuptoni me fazën e
analizes statistikore?
Analiza statistikore paraqet fazën e tretë dhe të fundit të dukurisë
masive, kjo fazë pëson pas hulumtimeve të bëra rreth vrojtimit, përmbledhjes,
grupimit dhe paraqitjes grafike të të dhënave të sistemuara.
27.Analiza statistikore varesisht
nga karkateristikat e dukurive masive ne thelb dallohen si?
Ø Analiza statike (gjendja
se si është dukuria)
Analiza dinamike (zhvillimi i dukurisë)
Ø Analiza reprezentative (mostra, anketa)
Ø Analiza regressive (raportet në mes dukurive të
ndryshme)
28.Gjate
analizes se distribuimite te serive me se shumti perdoren keto elemente:
è Madhësitë mesatare
è Treguesit e variabilitetit
è Invariantet bazë
èInvariantet e momenteve statistikore
29.Cka
paraqesin momentet statistikore?
Momentet statistikore janë tregues relative të
asimetrisë dhe kurtozisit, të cilat paraqesin devijimin e nivelizuar mesatar të
të dhënave në seri nga mesatarja e tyre.
30.Cka
paraqet probabilitetit?
Teoria e probabilitetit meret
me aplikimin e metodave te ndryshme ne analizen e raporteve te dukurive
stohastike.
31.Cilet jane llojet e probabilitetit?
►Llojet e
Probabilitetit:
-
Prova e rastit
-
Ngjarja
-
Probabilitetiingjarjes
-
Probabiliteti me
kusht
-
Probabiliteti pa
kusht
-
Ndryshoret e rastit dhe llojet e tyre
32.Cka paraqet prova?
Prova paraqet, parasheh ose përcakton dukuri
potenciale (hudhja e monedhës).
33.Per
cka perdoret analiza e regresionit?
Analiza e regresionit me se shpeshti perdoret per hulumtimin e
variabilitetit te dy fenomeneve, nga te cilat njera paraqitet si variabel e
pavarur kurse tjetra e varur.
variabilitetit te dy fenomeneve, nga te cilat njera paraqitet si variabel e
pavarur kurse tjetra e varur.
34.Cka
quajme teresi e pergjithshme dhe cka quajm moster?
Dukurin te cilen deshirojme ta studijojme dhe
analizojme quhet teresie pergjithshme,
ndersa pjesa e nejsive qe zgjidhet per vrojtim konkret quhet moster.
35.Cilet
jane metodat kryesore te zgjedhjes se njesive ?
Metodat kryesore te zgjedhjes se njesive jane:
Metoda e rastit (zgjedhja e rastesishme nga
teresia e pergjithshme)
Mostra e kualifikuar (zgjedhja e rastesishme nga
teresia e pergjithshme me pare e regulluar apo kualifikuar)
Panel
mostra (zgjedhet ne menyre te rastesishme).
USHTRIME
KOEFIÇIENTI
I VARIACIONIT- Variacioni paraqet lëvizjet apo ecuritë që
shprehin ndryshimin e sasisë ose cilësisë së atributit të individit (njësitë statistikore) dhe dukurisë
masive(popullimi) në tërësi.
Përmes variacionit si lëvizje, si ecuri dhe si ndryshim zbulohen ligjshmëritë në natyrë, në ekonomi dhe në shoqëri.(gjatë vrojtimit të
fenomeneve të ndryshme , ecuritë e variacionit mund të analizohen në hapësirë, dhe në një periudhë të caktuar)
STATISTIKA si shkencë merret me
studimin e ligjshmërive të variacionit të atributit
në kuadër të njësisë statistikore masive në tërësi
Kemi dy lloje:
Variacioni si ndryshim-paraqet ndryshimin(diferencën) në mes madhësis
raportuese dhe paraprake të një atributi apo tipari.
Përmes formulës aritmetike ndryshimi i dy niveleve të atributit të vrojtuar tregon variacionin për periudha (nivele) të caktuara kohore.
Nëse nivelet (të dhënat) e atributit (tiparit) i shënojmë me N
Variacioni i
ndryshimit Ë1 =
N2-N1,N2,N3,.....Ni(i =1,...n) dhe variacionin me
:Ë1rË2rË3r....Ëi(i=1...n) atëherë variacioni si ndryshim përmes formulës do të
shprehet si vijon
Vd1=N2-N1
Vd2=N2-N1
Vd3=N2-N1
Vdi=Ni+1-Ni
Vdn_1=Nn-Nn_1
Rezultat e fituara nga raportet e paraqitura në
formulë, përmes niveleve të
periudhave të ndryshme kohore, tregojnë shtimin, stagnimin apo rënien e dukurisë së vrojtuar.
Shembull : Procesi i
regjistrimit të studentëve në vitn e parë pranë Fakultetit të Administratës publike - USHT gjatë periudhës kohore 2006/2010 është si më
poshtë.
1.Në vitin shkollor 2006/2007 u regjistruan 500 studentë (N1)
2. --------------------- 2007/2008 u regjistruan
460 studentë (N2)
3. -------------------- 2008/2009 u
regjistruan 460 studentë (N3)
4. -------------------- 2009/2010 u regjistruan
480 studentë (N4)
Nga llogaritja e maleve të serisë së
dhënë në vijim fitohet
variacioni si ndryshim Vd1
Vd1=N2-Nl= 460-500 = -40 (zbritje)
Vd2=N3-N2=
460-460 = 0 (stagnim)
Vd3=N4-N3= 480-460 = 20 (rritje)
Rezultatet e fituara tregojnë ecuri të ndryshme të variacionit nëpër
periudha të ndryshme të krahasimit të niveleve:
1.
N2 < N1
2.
Ë = 0
3.
N4 > N3 ku Vd3
> 0
VARIACIONI SI KOEFICIENT - është shprehje relative dhe paraqet raportin në mes
dy niveleve të
vrojtuara të atributit,
njësisë statistikore ose dukurisë masive.
Rezultatet e fituara
nga raporti i dy të dhënave, përkatësisht i nivelit raportues dhe atij paraprak paraqet koeficientin e ndryshimit të vlerave relative, i cili shpreh karakteristikat
cilësore të dukurisë së vrojtuar.
•
Simbolet e atributit, të
njësisë ose dukurisë statistikore të vrojtuara janë : N1,N2,N3,...Ni(i=1..n), ndërsa
variacioni si koeficient :
Vk1,Vk2,Vk3,...Vki(i=1.n) ku kemi këto shprehje :
Vk1,Vk2,Vk3,...Vki(i=1.n) ku kemi këto shprehje :
-
Vkl =N2/N1 , Vk2 =N3/N2, Vk3 =N4/N3............. Vk1 =Ni+1/Ni
-Edhe te koeficientët e fituar të variacionit nga ecuritë e dukurisë së vrojtuar mund të paraqesin variacionin në
rritje, stagnim ose rënie.Mirëpo,
koeficienti nuk mund të jetë më i vogël se zero, por sillet prej zero deri në plus pa kufij (0,+&)
Shembull.Seria
e e prodhimit të këpucëve në një ndërmarrje, e shprehur në palë:
• Viti 2006 prodhuar 8000 (Nl) Viti 2008 prodhuar 10000 (N3)
• Viti 2007 prodhuar 10000 (N2) Viti 2009 prodhuar 9 000 (N4)
Nga seria e
dhënë e dukurisë së vrojtuar, në vijim llogaritetvariacioni si koeficient: Vk1
=N2/N1 =10 000/8000 = 1.25 (rritje)
Vk2 =N3/N2 = 10000/10000=1,00 (stagnim)
Vk3 =N4/N3 = 9000/1000 =0,9 (zbritje)
Nga të dhënat(nivelet) e krahasuara, duke i vën
në raport N2 me N1 fitohet
variacioni si koeficient më i lartë se një (Vkl >1), çka do të thotë se dukuria e vrojtuar, përkatësisht
prodhimi i i këpucëve
vitin 2007, në raport me vitin 2006, ishte më i lartë për 0,25 të vlerës
së koeficientit, ose shprehur në përqindje, ishte 25% më i lartë/D.m.th në këtë rast dukuria tregon
tendencë rritje edhe përmes
shprehjes së variacionit të koeficientit,sepse Vk1
>1.Në rastin tjetër Vk2 >1,0,
cka do të thotë se dukuria stagnon, ndërsa Vk3 <1, ku dukuria rezulton fakti se
dukuria në krahasim me periudhën paraprake është në rënie
e sipër.
No comments:
Post a Comment