Kontabiliteti
i menaxhmentit
Afati i prillit 09 Emri dhe
mbiemri
______________________________
1. Kompania prodhon masa për dyer dhe dritare të plastikës. Cilat nga
kostot e mëposhtme janë kosto fikse:
a. Kostot e nxehjes së fabrikës,
b. Kostot e punës së montimit,
c. Kostot e shitjes komisionere,
d. Kosto e plastikës.
2. Kostot standarde definohen si:
a. Kosto të planifikuara me qëllim të arritjes së më të mirë të qëllimeve
të parashtruara nga kompania,
b. Kosto të parashikuara të cilat vendosen me qëllim të përllogaritjes së
shpenzimeve të biznesit,
c. Kosto të lajmëruara që më parë e të cilat kompania duhet t’i menaxhojë
mirë,
d. Kosto të lajmëruara brenda disa periudhave e të cilat kompania duhet
t’i shpërndajë në bartës dhe vende të shpenzimeve,
3. Kompania raporton shmangie të favorshme të çmimit të materialit për 380
€ dhe shmangie të pa favorshme të sasisë së materialit për 120 €. Bazuar në
këto shmangie, ju mund të konkludoni se:
a. kosto aktuale për njësi të materialit ka qenë më e vogël se sa kosto
standarde për njësi,
b. shfrytëzimi aktual i materialit ka qenë më i vogël se ai që e ka lejuar
standardi,
c. është blerë më tepër material se sa që është shfrytëzuar,
d. është shfrytëzuar më tepër material se sa që është blerë.
4. Kostot variabile për njësi janë 4 €, ndërsa ato fikse totale 80.000 €.
Çmimi shitës për njësi është 9 €, ndërsa janë shitur 5.000 njësi. Profiti cak
është 100.000 €. Çfarë duhet të jetë e ardhura nga shitja:
a.
324.000 €,
b.
200.000 €,
c.
160.000 €,
d. 353.000 €.
5. Kostot variabile të kompanisë
janë 35 % nga shitja. Kompania parashikon që kampanja e marketingut do t’i
kushtojë 25.000 €. Nëse pritet që shitja të rritet për 75.000 €, neto e ardhura
e kompanisë do të rritet:
a. 26.250 €
b. 23.750 €
c. 1,25 €
d. 65.000 €.
6. Raporti i marzhës së kontributit është 40 % në 200.000 € shitje. Kostot
totale fikse janë 50.000 €. Nëse janë shitur 200.000 produkte:
a. Çfarë është pragu i rrezikut?
b. Çfarë është pragu i rrezikut nëse shitja është rritur në 220.000 njësi,
c. Çfarë është pragu i rrezikut nëse kostot fikse janë rritur në 55.000 € (merr
parasysh të dhënat nën b).
7. Kompania ka blerë 4.756 kg të materialit me kosto totale prej 11.890 €.
Shmangia e çmimit të materialit është 951,2 € (jo e favorshme). Çmimi standard
për kg është:
a. 2,50 €
b. 2,80 €
c. 2,30 €,
d. 3,40 €.
8. Kompania ka pasur të dhënat vijuese:
Kosto standarde Kosto aktuale
Materiali 1 € x 4 kg/ njësi 35.000 kg me kosto 34.000 €
Puna 1,5
€ x 2 orë /njësi 17.000 orë me kosto 30.000 €
Sasia e planifikuar është 10.000 njësi, ndërsa ajo aktuale 9.000 njësi.
Çfarë është shmangia e sasisë së materialit dhe shmangia e sasisë së punës?
9. Duke marrë në konsiderim të dhënat e mëposhtme, trego sa është kosto
për njësi sipas përllogaritjes absorbuese: materiali direkt 4 €/njësi, puna
direkte 2 €/njësi, kosto indirekte variabile 1 €/njësi, kosto fikse totale
fikse 10.000 €, numri i njësive të prodhuara 2.500 njësi. Kosto për njësi do të
jetë:
a.
11 €,
b.
6 €,
c.
7 €,
d.
9 €,
10. Kompania prodhon dhe
shet pajisje për KEK. Kapaciteti i saj prodhues është 25.000 njësi në vit,
ndërsa ajo prodhon dhe shet 17.000 njësi me çmim prej 110 € për njësi, kosto
variabile të prodhimtarisë 70 € si dhe kosto variabile të shitjes 5 €. Kostot
fikse të kompanisë janë 500.000 €. Ndërkohë, kompania ka pranuar një ofertë
speciale për prodhimin edhe të 5.000 njësive shtesë me çmim shitës prej 80 €. Pranimi i ofertës speciale i shkakton
kompanisë kosto shtesë të punës direkte për 2 € për njësi. Shtrohet pyetja: A
duhet kompania ta pranoj ofertën speciale apo jo?
No comments:
Post a Comment