Kontabiliteti
i menaxhmentit
Kollokviumi i parë Emri dhe mbiemri
______________________________
1.
Ashtu si rritet prodhimtaria, kostot totale fikse:
a.
Rriten në proporcion me rritjen e njësive të prodhuara,
b.
Rriten më shpejt se sa që rriten njësitë e prodhuara,
c.
Rriten më ngadalë se që rriten njësitë e prodhuara,
d.
Mbesin të njëjta.
2. Në kompaninë prodhuese, kostot e konkursit klasifikohen si:
a. Kosto direkte,
b. Kosto të përgjithshme të prodhimtarisë,
c.Kosto të periudhës,
d. Kosto të produktit.
3.
Standardi
çmimor është:
a.
Komponentë
e shpenzimeve e cila bazoeht në sasinë por e cila nuk ka nevojë të
standardizohet,
b.
Komponentë
e shpenzimeve e cila bazohet në sasinë e standardizuar për njësi të produktit,
c.
Komponentë
e cila bazohet në çmimet standarde për çdo masë të standardit sasior,
d.
Komponentë
e cila nuk bazohet në çmimet standarde për çdo masë të standardit sasior.
4. Cili nga konstatimet mbi shmangiet e
punës direkte,
është i saktë:
a. shmangiet e punës direkte kanë
ndodhur si pasojë e shpenzimit më të madh të materialit direkt,
b. shmangiet e punës direkte kanë
ndodhur si pasojë e ndryshimit të kostos së tërësishme variabile,
c. shmangiet e punës direkte kanë
ndodhur si pasojë e ndryshimit të sasisë së çmimit bazë për pagesën e njësisë
(orës) së punës direkte,
d. shmangiet e
punës direkte kanë ndodhur si pasojë e ndryshimit të nivelit të prodhimit.
5.
Kostot variabile për njësi janë 4 €, ndërsa ato fikse totale
80.000 €. Çmimi shitës për njësi është 9 € ndërsa janë shitur 5.000 njësi. Nëse
kostot fikse rriten për 10.000 €, marzha e kontributit:
a.
Rritet për 10.000 €,
b.
Zvogëlohet për 10.000 €,
c.
Mbetet e njëjtë,
d.
Nuk mund të thuhet.
6. Marzha e kontributit për njësi është 1 €, ndërsa kostot fikse 5.000 €.
Prodhimi dhe shitja janë 7.400 njësi. Ndërsa çmimi shitës 2 € për njësi. Çfarë
është raporti i marzhës së kontributit:
a. 200 %
b. 75 %
c. 50 %
d. 100 %
7.
Nëse
ndërmarrjes i rriten kostot e qirasë nga 3.500,00 € në 4.500,00 € me ç’rast
shkakton rritjen e kostove të tërësishme fikse nga 40.000,00 € në 41.000,00
€, cila do të jetë sasia për arritjen e
profitit prej 35.500,00 € , nëse shitja është 200.000 €, kostot variabile 150.000 €, ndërsa janë prodhuar dhe shitur
10.000 njësi?
8.
Pragu i rrezikut është në 10.000 njësi ndërsa janë shitur 12.000
njësi. Marzha e sigurisë shprehur si përqindje është:
a.
20 %,
b.
25 %
c.
16,67 %
d.
120 %
9. Supozojmë se vetëm 210 kg të miellit
janë shfrytëzuar për të prodhuar 2,000 pako biskota? Çfarë është shmangia e sasisë së
materialit, nëse standardi për pako është 0.1 kg miell për pako me kosto prej
€5 për kg.
a. €50 F
b. €50 J
c. €100 F
d. €100 J
10.
Në
bazë të dhënave vijuese të kompanisë “Milenium produkte”:
Fikse Variabile
Kosto direkte e punës - 140.000 €
Shpenzime të shitjes dhe administratës 10.000 € 70.000 €
Materiali direkt i shfrytëzuar - 100.000 €
Shpenzime të përgjithshme 72.000 €
36.000 €
Kompania ka prodhuar 12.000 njësi ndërsa ka shitur 9.000 nga
këto për 380.000 €. Në fund të periudhës nuk ka pasur inventar të gjysmë
produkteve. Llogaritni:
a.
Inventarin përfundimtar të produkteve
të gatshme sipas metodës së përllogaritjes absorbuese
b.
Të ardhurën operative sipas metodës së
përllogaritjes absorbuese
No comments:
Post a Comment