Pytje nga Informatika e Biznesit.
1.Qka është sinjali?
Sinjali është ngjarje me përmasa fizike të cilën e dërgon
ndonjë burim i sinjaleve, ndërsa marrëi i tij interpreton.
2.Qka është porosia?
Bashkësia e sinjaleve e formuar sipas një rregulli të
caktuar dhe e kuptushme për partnerë komunikues formon porosin.
3.Qka janë të dhënat?
Bashkësia e disa porosive e formuar sipas një rregulli të
caktuar logjik në procesin e komunikimit formon të dhënat.
4.Si mund të shikohet
problemi i ndërlidhshmërisë së të dhënave?
Mund të shikohet nga:
-Aspekti fizikë,
-Aspekti logjik.
5.Qka nënkupton procesi i dizajnimit të të dhënave?
Identifikimin e
relacionit midis elementeve të të dhënave dhe identifikimin e të dhënave
redundante në aplikacionet e veqanta.
6.Qka është semiotika?
Semiotika paraqet
teorin mbi simbolet,shenjat dhe sinjalet.
7.Qka është sematika?
Sematika është
raporti që studion simbolet,shenjat dhe sinjalet.
8.Qka përfshin pamja logjike e të dhënave?
-shenjat,
-fushën e të
dhënave,
-segmentin e të
dhënave,
-datotekën
logjike të të dhënave.
9.Qka përfshin pamja fizike e të dhënave?
-kodin,
-gjatësin,
-mënyrën e
memorimit.
10.Qka është kodimi?
Kodimi paraqet
një veprim i cili nënkupton shëndrrimin ose transferimin e informatave nga një
formë në tjetrën.
11.Si bëhet kodimi?
Shëndrrimi ose
transformimi duhet të bëhet sipas rregullave të kodimit të definuara më parë,të
cilat janë të njohura për pjesmarrësit në komunikim.
12.Cilat kode standarde përdoren sod?
-EBCDIC (Extended
binary coded decimal interchange code)
-ASCII (American standard code for information
interchange).
No comments:
Post a Comment