PERMBAJTJA
Hyrje
Nje pergjithesim mbi marredheniet e punes
Sa zbatohet kontrata e punes dhe marredheniet e punes ne Shqiperi
Rendesia e sindikatave
Teoria e se drejtes sindikale ne Shqiperi
Akti i krijimit dhe statuti i cdo organizate profesionale
Historia e sindikatave ne Shqiperi
Konkluzione
HYRJE
Kjo detyre po realizohet ne
modulin Menaxhimi I Burimeve Njerezore.
Tema e zgjedhur ne kete detyre
eshte : Marrdheniet e Punes.
Qellimi I realizimit te kesaj detyre eshte paraqitja e pergjithshme e
funksionimit te marrdhenieve te punes ne vendin tone, konstatimi I problemeve
kryesore dhe nxjerrja e konkluzioneve nga analizimi I disa prej faktoreve dhe
indikatoreve te ndryshem ne marredheiet e punes. Eshte nje teme e cila ka shum
probleme dhe me te cilen ndeshemi pashmangmerisht te gjithe ne cdo dite.
Nje veshtrim I pergjithshem mbi marredheniet e
punes
Në
marrëdheniet e punës është shumë e rëndësishme
bashkëpunimi nëpërmjet punedhenësit që mund të jetë një person i vetëm
ose një shoqëri aksionerësh dhe palës tjetër që është punëmarrësi. Bashkëpunimi
midis punedhënesit dhe punëmarrësit ka nje i rëndësi te madhe për të
bërë punën si duhet dhe në të njëjtën kohë lidhja me vëndin e punës ze një
vend të rëndësishëm në jëtën e cdo njeriu. Ështe shumë e
rendësishme roli i punëmarrësit në marrëdhëniet e punës.
Nëqoftëse nuk ka marrëdhenie te varura pune nuk mund të ekzistojnë
marrëdheniet e punës shumë të rëndësishme për ecjen përpara të një
shoqërie. Lidhja midis punëmarrësit dhe punëdhenësit është një lidhje
shërbim-shpërblim, ku të dy palët kanë të drejta edhe detyrime. Punëmarrësi
është personi fizik që paguhet për punën e kryer. Në ditët e sotme kemi
të bëjmë me një ekonomi globale ku ecën me rritme të shpejta dhe që bën që
punëmarrësi te specializohet të jetë fleksibil dhe i motivuar për tju
përshtatur kërkesave të tregut në rritje. Gjithashtu siguria ekonomike dhe
sociale është një aspekt i rëndësishëm i sigurisë njërëzore. Në këtë
pikëpamje e drejta për punë dhe të drejtat e punëmarrësve
gjatë punës luajnë një rol të rëndësishëm. Një ndikim të madh në lindjen
dhe zhvillimin e së drejtës së punës dhe të marrëdhënieve të punës
kane ushtruar edhe traktatet e ndryshme, konventat që bëjnë të
mundur mbrojtjen e punëmarrësve në vendin e punës, mosdiskriminimin
e tyre për shkak të kombësisë, fesë, seksit apo bindjeve politike
gjithashtu pagës apo orëve shtesë etj.Pra këto marrëdhënie kanë
shumë rëndësi për jetën, punën e cdo njeriu që hyn në marrëdhënie pune
duke zbatuar të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese.
Sa zbatohet kontrata e punes
dhe marredheniet e punes ne Shqiperi?
Shqiperia eshte nje vend
ne zhvillim dhe si e tille po adaptohet me kushtet dhe kerkesat e tregut pas
ndrimit te regjimit politik ne vitet 1990. Ndryshimi I sistemit te organizimit
do te ndryshonte dhe marrdheniet e punes sepse ato duheshin pershtatur me
ekonomine e tregut kapitalist. Problemet me marrdheniet e punes ne vendin tone
jane te shumta dhe faktoret qe ndikojne jane disa ku permendim: Kushtet e
veshtira te punes, mosplotesimi I kerkesave qe kane punonjesit per nje page me
te mire, mosnjohja e punemarresit e te drejtave dhe detyrimeve te tij, puna ne
te zeze, mosfunksionimi I strukturave te shtetit qe jane pergjegjese per
kontrollin e bizneseve, mosfunksionimi I sindikatave te cilat thjeshte
figurojne si emra e ndonjehere dhe te pa regjistruara.
60% e punëmarrësve punojnë në të
zezë, ku shume here punëmarrësit i është prishur kontrata pa plotësuar kushtet
e zgjedhjes së kontratave, ku shteti jo gjithmonë kontrollon
punëdhënësit per kushtet e punës, për plotësimin e kontratës së punës etj.
Nëqoftëse punëmarrësi mendon se kontrata e tij
është prishur pa shkaqe të arsyeshme, ka të drejtë ti drejtohet gjykatës, duke
parashikur provat për të vërtetuar që ka të drejtë.
Ne disa padi me objekt prishjen e kontratës së
punës pa shkaqe të arsyeshme nga ana e punëdhënësit, shikohet se afati i
njoftimit nuk zbatohet në momentin që punëmarrësi hiqet nga puna, duke u
prishur kështu marrëdhëniet e punës.
Procedurat e parandalimit dhe zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve në punë synojnë t’u vijnë në ndihmë palëve të përfshira
në një marrëdhënie pune, në mënyre që të arrijnë një zgjidhje paqësore dhe
vullnetare per mosmarrëveshjet që mund të lindin, pa iu drejtuar gjykates dhe
përmes mirëkuptimit në vendin e punës, jashtë kanaleve tradicionale të rretheve
gjyqësore. Megjithëse praktika shqiptare është ndryshe, praktika gjyqësore ka
treguar se shume herë punëmarrësve që ju janë prishur marrëdheniet e punës,
kanë fituar procesin sepse ndonjëhërë punëdhënësi harron që para ligit cdo
njëri është i barabartë dhe neqoftëse e le mënjanë gjendjen psikologjike të
rënduar, duke u konsideruar nga të tjerët i papunë, i paaftë, i kalon
këto etapa, dhe akoma skemi një kulturë për të punuar dhe respektuar një kontratë,
që është një marrëveshje midis palëve, që janë punëdhënësi dhe punëmarrësi.
Rendesia e sindikatave
Ne shum vende te botes ato jane nje ze I fuqishem
dhe mbrojne me fanatizem te drejtat e punonjesve duke detyruar shum here Bizneset te plotesojne menjehere kerkesat e
punonjesve. Te gjithe punemarresit kane te drejten e tyre te plote te jene pje
e sindikatave per te qene te mbrojtur e te perkrahen. Ekzistenca e tyre eshte e
domosdoshme ne nje Vend demokratik dhe qe respekton rregullat e normat baze.
Sindikatat nuk kane si qellim te
rrezojne qeverite, por ti bejne qeverite me te mira”, pra nuk jane ne qellim te
politikes por per te perfituar sa me shume prej politikes. Ato mbrojne
Punemarresin , por nuk kane armiq.
Ato jane nje gjymtyre shume e rendesishme e
demokracise. pa ato demokracia eshte e cale. Shume here pyesin veten pse
sistemi sindikalist ne shqiperi eshte I dobet dhe punetoret nuk
bejne pjese ne sindikata?
Shkaqet pse
nuk bejne pjese punetoret shqiptare ne nje sindikate
Tek ndermarrjet e vogla, punesimi kryhet sipas
njohjes familjare dhe gjithashtu paga e ulet. Paga e ulet i ben keta punetore
te kene frike se humbasin vendin e punes neqoftese marrin pjese ne sindikata.
Pra jemi në fillimet e biznesit, ku shumë here kemi të bëjmë me një
biznes familjar dhe ku pjesëmarrja në një sindikatë as që nuk mendohet.
Pra per momentin ne Shqiperi kemi nje sindikate te
dobet, jo aktive sic ishte ne fillimet e saja te demokracise. Dobësia e
lëvizjes sindikaliste ndihmon drejtpërsëdrejti në shkeljen e të drejtave të
punonjësve, në dobësimin e luftës kundër korrupsionit dhe kundër
informalitetit të punës. Megjithese ka filluar me sindikaten e
minatoreve, sot ka shume pak anetare. Ne Shqiperi vetem 14% te punetoreve
te sektorit privat jobujqesor merr pjese ne nje sindikate
Në
Shqipëri kemi të bëjmë me një treg pune, punesim shumë të keq, për shkak
se kemi të bëjmë me një disekulibër midis ofertës dhe kërkesës për punë.
Jemi në një situate ku papunësia është e madhe dhe njerëzit sidomos të rinjtë
kënaqen me mundësinë e një punësimi dhe nuk e mendojnë fare që nëqoftësë do
bënin pjësë në një sindikatë do të kishin mundësira më të mira punësimi dhe të
drejta në vendin dhe për kushtet e punës.
Sipas
Instat-it puna në të zezë zë 40% të punes informale, në këtë situatë
dëmtohet punëmarrësi, nuk përfitojnë asnjë të drejtë, as pension, as paga minimale,
as punë normale, as ditë pushimi apo leje etj, në të njëjtën kohë
dëmtohet edhe Shteti: ul të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe sigurimet
shoqërore. Pra një sindikatë e forte sjell edhe luftën kunder punës informale,
nëpërmjet nje roli sa me aktiv të sindikatave dhe nënshkrimit të kontratave
individuale dhe kolektive të punës si mjet për uljen e papunësisë, për
përmirësimin e kushteve të punës dhe uljes së korrupsionit.
Në
konkluzion të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në
organizata sindikale për mbrojtjen e tyre në fushën e punës dhe të sigurimeve
shoqërore Shteti nuk mund të ndaloje me ligj sindikatat apo format organizative
të sistemit sindikalist.
E drejta sindikale ne Shqiperi
E drejta sindikale është pjesë përbërëse e së drejtës
së punës, si një terësi normash juridike që rregullon pozitën juridike
të organizatave profesionale, të kontratave kolektive, rregullon të
drejtën e grevës dhe në të njëjtën kohë merret me zgjidhjen e konflikteve
të punës. Shum punemarres ne shqiperi nuk kane dijeni per shum te drejta te
tyre.
Akti i krijimit dhe statuti i cdo
organizate profesionale
Duhet
te nenshkruhet nga jo me pak se 5 anetare themelues per organizaten e
punedhenesve dhe ne jo me pak se 20 antare themelues per organizaten
profesionale te punemarresve.
Ne statut detyrimisht duhet te percaktohen:
1 - Emri i organizates
2 - Vendi ku ndodhet selia
e saj
3 - Qellimi i saj
4 - Kushtet e pranimit,te
doreheqjes dhe te
perjashtimit te antarve
perjashtimit te antarve
5 - Te drejtat dhe detyrat
e antarve
6 - Perberja dhe
funksionimi i organeve
drejtuese si dhe kohezgjatja e mandateve te tyre
drejtuese si dhe kohezgjatja e mandateve te tyre
7 - Masat qe merren ne rast shperndarje.
8 - Organizatat sindikale duhet te dorezojne ne Gjykate aktin e krijimit dhe statutin e tyre, per njohjen e tyre si person juridik. Organizata sindikale fiton personalitet juridik pas 60 diteve nga dorezimi i statutit ne Gjykate.
Historia e sindikatave ne Shqiperi
Dihet qe sindikatat bejne objektin e se drejtes se
punes, dhe qe rregullojne dhe konfliktet e marredhenieve te punes nepermjet
punemarresit dhe punedhenesit. Sot sindikatat konsiderohen si mbrojtes sociale
dhe nje element i domosdoshem i se drejtes se punes.
o
Sindikatat e kane fillimin e tyre nga koha e Perandorise Osmane duke u
persosur deri ne fundin e luftes se dyte boterore:
-
1870- Selenice- miniera e seres
-
Shkoder- shtypshkronja e pare
o
Lulezimi I fabrikave solli dhe shoqatat e para te punetoreve.
Pra shoqatat e para te punetoreve lidhen me
lindjen e sindikatave duke pasur si objekt permiresimin e kushteve te renda te
punes, dhe rritjen e pagave.
-
Ne vitin 1905 per here te pare u festua 1 MAJI ne Shkoder.
Megjithate ne kete kohe levizja sindikaliste ishte
jo shume e organizuar.
o
Pas shpalljes se Pavaresise gjendja e mjerueshme solli dhe organizimin
e punetoreve si psh:
-
Shoqeria ndihmetare ne Shkoder- 1913;
-
Organ per mbrojtjen e interesave te mesuesve Korce,etj.
o
Ndersa vitet 1925- 1939 quhen si berthama e levizjes sindikaliste ne
Shqiperi.
o
Pas clirimit dhe vendosjes se diktatures marredheniet e punes u
centralizuan pra nuk behej fjale per ekonomi tregu te lire
-
Bashkimet profesionale- zbatonin politiken e Partise.
o
Rilindja e sistemit Kapitalist, pra tregu i lire i punes solli dhe
lidhjet midis punedhenesve dhe punemarresve.
Pra ne Shqiperi Levizja demokratike ne 1990 coi ne
lindjen e sindikatave.
-
1991 Sindikata e pav e minatoreve.
Nëqoftëse më përpara Bashkimet profesionale në
diktaturë ishin leva të një partie, në Demokraci, sindikatat janë të
lidhura me Demokracinë si një e drejtë sociale dhe për të
përfaqësuar punetoret.
Pra sindikatat ne Shqiperi ne fillimet e tyre ne
vitin 1990 kane pasur nje rol shume te rendesishem, pra element kryesor per
konsolidimin e demokracise se brishte ne Shqiperi.
Pra e drejta sindikale mund të kryhet vetëm në lidhje me zhvillimin
historik duke u pasuruar, përsosur dhe duke përmbushur më mirë misionin e
vet social. Kjo e drejtë pasqyron zhvillimin dinamik të pozitave midis
punëdhënësve dhe punëmarrësve duke mbrojtur interesat e punemarrësve, interesat
e tyre profesionale, ekonomike pra të personave që bëjnë pjese në një
sindikatë.
Konkluzione
Ø
Siguria
njerëzore edhe sociale është një aspekt shumë i rëndësishëm i sigurisë
njerëzore. Duke e parë nga ky këndvërshtrim e drejta e punës zë një vend shumë
të rëndësishëm për individin, për të pasur një vend pune dhe për të mos u
diskriminuar apo cënuar në mosrespektimin e kontratës se punës dhe zgjidhjen e
saja pa arsyje të justifikueshme nga ana e punëdhënësit.
Ø
Eshtë
detyrë e shtetit, e sindikatave, ndërgjegjësimi jo vetëm i punëdhënësve por i
të gjithë opinionit publik, qe nëqoftëse nuk respektohen
punëmarrësit, nuk mund të ketë ecje përpara ne procesin e globalizimit edhe në
botën e punës.
Ø
Sindikatat
jane shtylla e demokracisë dhe ku Shteti ka të drejtë të garantojë lirinë
sindikale, ku shteti në të njejtën kohë ka të drejtë të parashikojë edhe
të drejtën për grevë dhe gjithashtu nuk ka të drejtë të ndërhyje në
kufizimin e lirisë sindikale
Ø
Sindikatat
ne shqiperi jane te pa fuqishme , problemet qe ato kane sot jane te shumta. Ato
thjesht figurojne te regjistruara duke mos rrespektuar arsyet e ekzistences se
saj, qellimin dhe detyrat kryesore. Eshte e domosdoshme mekembja e tyre duke
patur parasysh problemet e shumta qe ka sot marrdhenia punedhenes- punemarres
ku te drejtat e punonjesve madje shkelen dhe hapur ne menyre flagrante.
No comments:
Post a Comment