Ushtrimi 2 Rëndësia e Inovacioneve

Inovacionet
 Inovacionet (risitë) konsiderohen dinamika themelore për
zhvillimin e ekonomisë së sotme. Tanimë inovacionet mund të
konsiderohen prej faktorëve bazë të prodhimit, kundrejt
faktorëve të tjerë të prodhimit si fuqia punëtore, toka dhe
kapitali.
 Roli i inovacioneve mund të vlerësohet si faktori kryesor i
rritjes së vlerës së kompanisë nga ana e aktorëve që
operojnë në treg.
Qendra për kërkim-zhvillim
 Nëse një shtet synon të ketë inovacione atëherë doemos
duhet të themelojë qendra për kërkim-zhvillim, institute për
hulumtim, universitete, etj. dhe duhet të marrë iniciativa për
integrimin e ideve të reja, përmes të cilave krijohet një
kooperim që do të ndikonte në zhvillimin e ekonomisë
nacionale të një vendi.
 Pra detyrë e shtetit është që të ndërtojë një Sistem Nacional
për Inovacione.
3
Qendra për kërkim-zhvillim
 E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë private. Sot, kompanitë
me renome botërore nuk do të mund të mbijetonin gjatë po
qe se në kuadër të departamenteve nuk e kanë edhe
departamentin për kërkim-zhvillim që mundëson shpikjen e
produkteve/shërbimeve të reja.
 Andaj edhe përkundër kostos së lartë departamenti për
kërkim-zhvillim është bërë domosdoshmëri e kohës. Madje
në ditët e sotme edhe subjektet politike e kanë këtë
departament me qëllim të ruajtjes së elektoratit dhe të
rritjes së tij.
 Kërkimet dhe zhvillimet e bëra në industrinë e armatimit
bënë që disa shtete të kenë epërsi mbi shtetet e tjera që nuk
i kanë kushtuar kujdesin e duhur në këtë sferë.
4
Qendra për kërkim-zhvillim
 Ndërsa kompanitë që nuk e kanë këtë departament janë të
predispozuara të dështojnë për shkak se konkurrentët që
bëjnë eksplorime për ofrimin e produkteve/shërbimeve të
reja ose modifikimeve (vlera shtesë) sipas kërkesës së
konsumatorëve janë disa hapa më parë kundrejt tëtjerëve.
5Qendra për kërkim-zhvillim
 Një kompani nuk mund të ofrojë në treg produkte/shërbime
inovative nëse në menaxhmentin e saj nuk ka koka (njerëz)
që mendojnë ndryshe nga konkurrentët, pra në radhë të parë
kjo qasje duhet të jetë në menaxhmentin e kompanisë dhe
ideja e njëjtë të përhapet deri tek personeli më i thjeshtë,
dhe kjo të bëhet pjesë e kulturës së një kompanie.
6
Qendra për kërkim-zhvillim
 Kompanitë më të rëndësishme në mesin e kompanive janë
ato kompani që prodhojnë dituri (vlerë të re). Këto kompani
janë që në masë të madhe investojnë në kërkim-zhvillim për
zhvillimin e produkteve të reja. Këto kompani rreth 5 % deri
në 20 % të buxhetit mund ta investojnë në kërkim-zhvillim.
 Rrjedhimisht, kompanitë të cilat prodhojnë vlera të
reja paralelisht do tu rritet edhe vetë vlera e tyre
(kompanive) në treg në krahasim me konkurrentët.
 Kompanitë, të cilat nuk investojnë në kërkim-zhvillim, mund
të kenë një rritje ekonomike prej 2-5 %, ndërsa kompanitë, të
cilat prodhojnë vlera të reja, mund rriten deri në shifrat e
larta 20-30%.
7
Vlera e firmës
 Performanca e një kompanie matet me vlerën e firmës. Në
paraqitjen e vlerës së firmës janë disa tregues së vlerës, ku
me anë të një treguesi pasqyrohet vlera e kapitalit të
kompanisë që është e evidentuar në financat e kompanisë,
pra vlera e brendshme, ndërsa vlera e jashtme e kompanisë,
përkatësisht vlera e tregut mund të jetë shumë më tepër në
krahasim me vlerën e brendshme.
 Supozojmë nëse vlera e brendshme e kompanisë është
100,000 milon dollarë, vlera e tregut mund të jetë 200,000
milion dollarë për shkak që kompania është e aftë të
gjenerojë vlera të reja për konsumatorët. Pra gjenerimi i
vlerave të reja sot arrihet vetëm duke bërë kërkime dhe
zhvillime. Rast konkret mund ta marrim
kompaninë Microsoft, e cila vlerën e brendshme e
ka shumëfish më të vogël krahas vlerës së saj në treg, e kjo
është arritur falë qasjes që ka për kërkim-zhvillim.
8
Inovacionet në Kosovë
 Në vendet në tranzicion, si Kosova, ku ambienti
biznesor është i pafavorshëm dhe si i tillë e rrit rrezikun
për çdo lloj të investimit, mbështetja institucionale për
bizneset inovative është esenciale për të reduktuar sado
pak rrezikun e perceptuar.
 Mirëpo, meqenëse buxheti i Kosovës është i varfër për
të ndarë mjete në këtë drejtim, duhet të mendohen
forma të stimulimit të inovacioneve përmes politikave
fiskale favorizuese.
9
Inovacionet në Kosovë
Risi ne treg
Risi ne
organizate
10
Linje e re e produktit Produkte te reja
Permiresime ne produktet Zgjerimi i linjes
ekzistuese
Reduktimet e kostos Repozicionimi i produktit
Shkalla e Inovacionit
Inovacionet në Kosovë
Risi ne treg
Risi ne
organizate
11
Linje e re e produktit Produkte te reja
Zgjerimi i linjes
Reduktimet e kostos Repozicionimi i produktit
Shkalla e Inovacionit
Permiresime
ne produktet
ekzistuese
Inovacionet në Kosovë
 Rezultatet tregojnë se në bazë të shkallës së zhvillimit të
inovacionit në NVM-të në Kosovë, ato janë fokusuar
kryesisht në përmirësimin e produkteve ekzistuese, ose në
inovacionet shtese.
 Gjithashtu, numri i inovacionit është i ulët, i shoqëruar me
cilësi të dobët.
◦ Në vitin 2011, gjetjet tregojnë se numri i inovacioneve të
reja në treg kanë qenë 36.3%, ndërsa 56.7% e inovacioneve
ishin të reja të firmës.
◦ Rezultate të ngjashme janë arritur në vitin 2010 (BSCK,
2012)
12
Inovacionet në Kosovë
13
Lloji i Inovacionit % e pergjigjeve
PO ne vitin 2010
% e pergjigjeve PO
ne vitin 2011
Gjatë tri viteve të fundit,
a ka modifikuar apo
ndryshuar në thelb
kompania juaj plotësisht
strukturën e vet
organizative?
17.1
13.8
Gjatë tri viteve të fundit,
a ka prezantuar kompania
juaj ndonjë metodë të re
të marketingut për
prodhimet e saj që nuk
ishte përdorur nga
kompani të tjera në treg?
19.7
20.8
Inovacionet në Kosovë
 Lidhur me llojin e inovacionit, inovacionet organizative dhe ato te
marketingut jane konsideruar. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se
vetëm 19.6% e NVM-ve në vitin 2010 kane kryer disa aktivitete
sipërmarrëse gjatë tre viteve të fundit, të tilla si krijimin apo
modifikimin e produkteve aktuale, shërbimeve dhe proceseve,
ndërsa në vitin 2011, është rritur në 22.1%.
 Ne anen tjetër, gjatë tre viteve të fundit, 15.9% e produkteve dhe
shërbimeve të reja janë perhapur në NVM në vitin 2010, ndërsa në
vitin 2011 ka një ulje me vetëm 8.5%. Përveç kësaj, rezultatet
tregojnë se rreth 14% te NVM-ve kane bere inovacione
organizative në vitin 2011, e cila është më pak se 4% krahasuar me
vitin 2010. Nga ana tjetër, rreth 21% te ndërmarrjeve kane bere
zhvilluar metoda te marketingut për prodhimet e tyre në vitin 2011,
qe tregon një progres të lehtë në krahasim me vitin 2010.
14
Përse në Kosovë nuk ka inovacione?
 Ja disa arsye pse kompanitë kosovare nuk ikushtojnë kujdes
kërkimit-zhvillimit :
1. Praktika shumëvjeçare e fitimit përmes imitimit (copy –
paste).
15
Përse në Kosovë nuk ka inovacione?
2. Mungesa e konkurrencës ka ndikuar që të mos ofrohen
prodhime/shërbime inovative.
 (Rasti konkret është me korporatën publike të
telekomunikacionit, respektivisht me PTK-në. Për derisa
PTK-ja operonte si monopol në tregun Kosovar në ofrimin e
shërbimeve telekomunikuese nuk ka shënuar asnjë zhvillim
që do ti kënaqte konsumatorët e saj. Në momentin e hyrjes
së kompanisë IPKO, konsumatorët kosovar patën rastin të
shërbehen me vlera të reja inovative, falë qasjes që ka
kompania IPKO. Kjo qasje ka ndikuar që edhe PTK-ja të
ofrojë shërbime të reja nga presioni i konsumatorëve të cilët
filluan të shërbehen me shërbimet e IPKO-s, megjithëse për
këto shërbime PTK-ja e merrte model (imitonte) vetë
kompaninë IPKO. Që të arrijë në suksese më të mëdha, PTKja
doemos duhet të privatizohet dhe rrjedhimisht duhet të
vijë një udhëheqje me një qasje bashkëkohore, respektivisht
një menaxhment më inovativ).
16
Përse në Kosovë nuk ka inovacione?
3. Akoma nuk i dimë metodat dhe teknikat se si të bëjmë
kërkime-zhvillime.
4. Akoma nuk kemi vetëbesim se ne mund të ofrojmë
produkte/shërbime të rejapërmes kërkimit dhe zhvillimit.
5. Sistemi konservativ i bizneseve familjare të udhëhequra nga
njerëz të shtyrënë moshë.
6. Kërkohet që të bëhen investime të mëdha në teknologji,
personel, etj.
7. Mundësia e imitimit të produkteve/shërbimeve nga ana
konkurrentëve, për shkak se nuk mund të mbrohet
patenta.
17
Rëndësia e Inovacioneve
 Bashkimi Evropian në vitin 2000, në “Paktin e Lisbonës” ka
hartuar një strategji që shtetet evropiane brenda dhjetë
viteve të ardhshme të tregojnë një progres në fushën e
inovacioneve dhe kërkimeve dhe sipas parashikimeve të
bëhet një rritje e ekonomisë evropiane prej 3%, në mënyrë
që të mund të konkurrojnë me SHBA-të dhe Japoninë. Kjo
ishte nevojë e BE-së, pasi në dekadat e fundit BE-ja ishte më
mbrapa në fushën e inovacioneve në krahasim me SHBA-të
dhe Japoninë. SHBA-ja për kërkim-zhvillim shpenzon 3% nga
buxheti i saj, pra rreth 360 miliardë dollarë, shtetet e BE-së
një shumë të përafërt për kërkim-zhvillim, ndërsa Japonia
rreth 160 miliardë dollarë dhe këto vlera nuk janë duke u
evidentuar si shpenzime, por si investime nga të cilat do të
priten të hyra për buxhetin shtetëror.
18

No comments: