Kontabiliteti
i menaxhmentit
Afati i prillit 09 Emri dhe
mbiemri
______________________________
1. Shpenzimi #1 është shpenzim fiks, shpenzimi #2 shpenzim variabil. Gjatë
vitit rrjedhës shkalla e aktivitetit do të rritet, por ende është brenda
nivelit të përshtatshëm. Në kuptim të kostos për njësi të aktivitetit, ne do të
presim që:
a. shpenzimi#1 do të mbetet i pandryshuar,
b. Shpenzimi#2 do të rritet.
c. Shpenzimi #2 do të zbret,
d. Shpenzimi #1 do të zbret,
2. Kompania merret me prodhimin e kompjuterëve. Cila nga kostot e
mëposhtme do të duhej të ishte kosto variabile:
a. Paga e drejtorit menaxhues,
b. Paga e menaxherit të prodhimtarisë,
c. Paga e shitësit i cili paguhet
sipas shitjes,
d. Interesi i paguar i biznesit
ndaj bankës.
3. Sipas shkallës së kërkesave që parashtrohen ndaj zbatuesve, standardet
ndahen në:
a. Standardet ideale, empirike dhe mesatare,
b. Standardet ideale, mesatare dhe rrjedhëse,
c. Standardet ideale, mesatare dhe praktike,
d. Standardet mesatare, praktike dhe bazike.
4. Marzha e kontributit për njësi është 1€. Kostot fikse janë 5.000 €.
Prodhimi dhe shitja janë 7.500 njësi. Nëse shitja rritet:
a. Marzha e kontributit rritet për një shumë më të madhe se profiti,
b. Marzha e kontributit zvogëlohet për një shumë më të madhe se profiti,
c. Marzha e kontributit dhe profiti rriten për shuma të njëjta,
d. Marzha e kontributit pëson rënie drastike.
5. Nëse raporti i marzhës së kontributit është 50 % e shitjes ku çmimi
shitës për njësi është 2 €, ndërsa kostot fikse janë 5.000 €. Për 7.500 njësi
të prodhuara dhe të shitura. Pragu i rrezikut është:
a. 120.000 €,
b. 60.000 €,
c. 30.000 €,
d. 15.000 €.
6.
Të
gjendet kosto variabile për njësi dhe profiti nëse disponojmë me të dhënat
vijuese:
Pragu i rrezikut = 12.500 copë
Shitja =
16.900 copë nga 12,00 € për njësi,
Kostot fikse = 23.500 €
7. Supozojmë se vetëm 190 kg të miellit janë
shfrytëzuar për të prodhuar 2,000 pako biskota? Çfarë është shmangia e sasisë
së materialit, nëse standardi për pako është 0.1 kg miell për pako me kosto
prej €5 për kg.
a. €50 F
b. €50 J
c. €100 F
d. €100 J
8.
“Iliria”
është një hotel i vogël i cili ofron
dhoma fjetjeje me mëngjes. Çmimi për person është 50 € për natë ku përfshihet
edhe mëngjesi. Pronarët kanë llogaritur se kostot variabile për person janë 20
€. Këto kosto përfshijnë ushqimin, mirëmbajtjen dhe shërbime tjera kryesore.
Kostot fikse totale vjetore të hotelit janë 42.000 €. Hoteli mund të pranojë
gjithsej 10 persona për një natë. Kërkohet:
a.
Llogaritja
e marzhës së kontributit për njësi të shërbimit,
b.
Raporti
i marzhës së kontributit,
c.
Pragu
vjetor i rrezikut për njësi të shërbimit dhe në vlerë monetare,
d.
Numri
i njësive të shërbimit të nevojshme për të arritur profitin cak prej 60.000 €
në vit.
9. Kompania është duke menduar të blejë produktin
që momentalisht është duke e prodhuar. Çmimi i blerjes është 11 €. Kosto e prodhimit të pjesës është: materiali
3 €, puna 5 €, shpenzime variabile të prodhimtarisë 2 €, shpenzime të
zhvlerësimit 2 €, shpenzime fikse tjera 1 €. Çmimi shitës i produktit është 17 €. Ndihmoni
menaxhmentit të merr vendim: të vazhdohet me prodhimin e pjesës apo pjesa të
blihet?
10. Kompania merret me prodhimin e veshjeve sportive. Kosto e materialit
dhe punës për prodhimin e secilës veshje është 4 €. Kosto fikse e shpërndarjes
për secilën veshje është 5 €. Çmimi momental i shitjes për njësi është 12 € .
Përmes një porosie speciale, një kompani dëshiron të blejë nga depoja, veshjet sportive prej 7 € për
njësi. Njëri nga konstatimet e mëposhtme është i saktë:
a. Porosia nuk duhet të pranohet sepse çmimi i ofruar është më i ulët se
çmimi normal,
b. Porosia nuk duhet të pranohet sepse çmimi i ofruar është më i ulët se
kosto absorbuese,
c.
Porosia duhet të pranohet sepse ne
do të krijojmë profit për 3 € për njësi,
d. Porosia duhet të pranohet sepse ne do të krijojmë profit për 8 € për
njësi.
No comments:
Post a Comment