Kontabiliteti
i menaxhmentit
Afati i qershorit
Emri dhe mbiemri ____________________
1.
Kontabiliteti i menaxhmentit është proces i identifikimit,
akumulimit, përgatitjes dhe interpretimit të infomratave kontabël që ndihmojnë
menaxherët të arrijnë objektivat e organizatës:
a.
e saktë
b.
jo e saktë
2.
Dallimet kryesore në
mes të kontabilitetit financiar dhe menaxherial janë:
a. Shfrytëzimi i të dhënave financiare për biznesin
b. Mungesa e GAAP.
c. Shfrytëzimi ultimativ i informacioneve,
d.
Asnjëra nga këto nuk është e saktë.
3. Cilat janë metodat interne të çmimvënies:
a.
Metoda “shpenzimet plus”
b.
Metoda e çmimeve negociuese
c.
Metoda e shkallës së kontributit
d.
Metoda e kostos artificiale
e.
Metoda e shpenzimeve margjinale
4. Nëse kompania ka kosto totale variabile prej 90.000 € me rastin kur
janë shitur 45.000 njësi, sa do të jenë ato kosto nëse shiten 50,000 njësi? Përgjigja ____________
5.
Kompania shet një produkt të vetëm me çmim prej 58 €. Nëse
kostot variabile janë 75 % të çmimit dhe kostot fikse 19.000 €, çfarë do të
jetë pragu i rrezikut? Përgjigja ______________
6.
Në fund të muajit, kompania ka të dhënat vijuese të pasqyrës
së të ardhurave: shitja 2.200.000 €, kosto variabile 1.600.000 €, kostot fikse
460.000 €, neto e ardhura 140.000 €. Kompania nuk ka inventar fillestar apo
përfundimtar. Janë prodhuar dhe shitur gjithsej 60.000 njësi. Nëse shitja
rritet për 400 njësi, sa do të rritet neto e ardhura?
7.
Në vitin e parë të operacioneve, kompania ka prodhuar 24.000
njësi të një produkti të njëjtë ndërsa ka shitur 20.000 €. Të dhënat e selektuara
përfshijnë: materialin direkt të shfrytëzuar prej 90.000 €, puna direkte
130.000 € dhe shpenzimet indirekte 120.000 € (gjysma fikse, gjysma variabile).
Në fund të vitit nuk ka mbetur inventar përfundimtar të gjysmë produkteve.
Llogaritni inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme nëse shfrytëzohet
metoda e përllogaritjes variabile.
8. Kompania ka kostot standarde vijuese të materialit
për prodhimin e produkteve të miellit dhe atë: 0,1
kg e miellit për 1 pako biskota 5,00 € për kg. Muajin e fundit janë blerë 210 kg miell për prodhimin e biskotave. Supozojmë se vetëm 190 kg
të miellit janë shfrytëzuar për të prodhuar 2,000 pako biskota. Kosto totale e materialit është 1.029,00 €. Çfarë është shmangia e
sasisë së materialit?
9.
Kompania prodhon dhe shet pajisje për KEK.
Kapaciteti i saj prodhues është 25.000 njësi në vit, ndërsa ajo prodhon dhe
shet 17.000 njësi me çmim prej 110 € për njësi, kosto variabile të
prodhimtarisë 70 € si dhe kosto variabile të shitjes 5 €. Kostot fikse të
kompanisë janë 500.000 €. Ndërkohë, kompania ka pranuar një ofertë speciale për
prodhimin edhe të 5.000 njësive shtesë me çmim shitës prej 80 €. Pranimi i ofertës speciale i shkakton
kompanisë kosto shtesë të punës direkte për 2 € për njësi. Shtrohet pyetja: A
duhet kompania ta pranoj ofertën speciale apo jo?
Pyetjet 1 - 3 kanë nga 2 pikë
Pyetjet 4 – 6 kanë nga
6 pikë
Pyetjet 7 – 9 kanë nga 10 pikë
Gjithsej 54 pikë
No comments:
Post a Comment