GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT -3

GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT

-emrat në shqipe ndryshojnë jo vetëm në numër, por edhe sipas gjinive, rasave e tratave.
Gjinia
-emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: gjinia mashkullore, gjinia femërore dhe gjinia asnjanëse, kryesisht ata me nyjë të përparme.
-për çdo shqipfolës nuk është i vështirë dallimi i gjinisë së emrave.
-problem përbëjnë disa emra gjinish të ndryshme që kanë të njëjtën formë, si dhe disa emra që ndërrojnë gjininë në shumës.
Emrat mashkullorë që ndërrojnë gjininë në shumës
-Disa klasa emrash mashkullorë në shumës e ndërrojnë gjininë, gjë që duket nga përcaktorët që marrin, d. m. th. mbiemrat dhe përemrat që i shoqërojnë, në shumës vihen në gjininë femërore.
E ndërrojnë gjininë në shumës
a)emrat mashkullorë që e bëjnë shumësin me prapashtesën –e:
mal i lartë – male të larta, këto male; mendim i drejtë – mendime të drejta, ato mendime;
(Shih f. 53 – RMemushaj, “Shqipja standarde”)
b)emrat mashkullorë që e bëjnë shumësin me prapashtesën –ra:
fshat malor – fshatra malore, mall i shtrenjtë – mallra të shtrenjta, ujë i zi – ujëra të zeza, vaj lubrifikues – vajra - lubrifikuese, pleh azotik – plehra azotike etj.
Emra me temë të njëjtë për të dyja gjinitë
Emrat homonimë të mëposhtëm shumësin e bëjnë në mënyra të ndryshme:
(Shih f. 54)


Trajta dhe rasa e emrit
-Emrat në shqipe përdoren në trajtë të pashquar dhe në trajtë të shquar; në secilën trajtë emri del në pesë forma të ndryshme rasore. Si formohet trajta e shquar e emrit në njëjës dhe në shumës? Si ndryshojnë emrat e shqipes në rasa qoftë në trajtë të pashquar, qoftë në trajtë të shquar?
-Ja disa rregulla të ndryshimit të emrave sipas trajtave e rasave:
1.Emrat pa ndërrime gjatë lakimit kanë një temë të njëjtë për të dyja trajtat njëjësit e për të gjitha rasat, së cilës i shtohen mbaresat rasore përkatëse.
2.Emrat me ndërrime në njëjësin e pashquar dalin me dy tema: njëra është tema e përbashkët e emërores dhe e kallëzores, kurse tjetra tema e përbashkët e gjinores, e dhanores dhe e rrjedhores.
Emërore, kallëzore Gjinore, dhanore, rrjedhore
emër emr-i
mulli mullir-i
krua kro-i
vëlla vëlla-i
dhe dhe-u
punë pun-e
zemër zemr-e
krye kre-u
të ngrohtë të ngroht-i
3.emrat me ndërrime në njëjësin e shquar dalin, me fare pak përjashtime, me një temë të vetme. Tema e trajtës së shquar të këtyre emrave ndërtohet me anë ndërrimesh nga tema e emërores së pashquar. Trajtat e tjera rasore të së shquarës njëjës formohen duke i shtuar kësaj teme të re mbaresat rasore:
Trajta e pashquar Trajta e shquar
emër emr-i, emr-it, emr-in
mulli mullir-i, mullir-it, mullir-in
krua kro-i, kro-it, kro-in
vëlla vëlla-i, vëllai-t, vëllai-n
dhe dhe-u, dheu-t, dheu-n
punë pun-ës, punë-ën
zemër zemr-ës, zemr-ën

Shënim.
1.Bëjnë përjashtim nga rregulla e mësipërme emrat femërorë që mbarojnë me zanoren –ë si dhe emri krye, që dalin me dy tema në të pashquarën, trajtat rasore të së shquarës i formojnë nga temat përkatëse të sh pashquarës:

No comments: