Kontabiliteti
i menaxhmentit
Afati i
prillit 09 Emri dhe mbiemri
______________________________
1. Menaxherët kanë nevojë për informacione nga kontabiliteti i
menaxhmentit sepse (rrumbullako një përgjigje të pa saktë):
a. Ato nuk mund të merren nga kontabiliteti financiar,
b. Kontabiliteti financiar nuk është mjaft i detalizuar,
c. Kontabiliteti financiar respekton parimin historik,
d. Kontabiliteti financiar përgatit pasqyra për secilën pjesë të kompanisë
ndërsa ai I menaxhmentit për tërë kompaninë.
2. Fatura e telefonit të kompanisë duhet të klasifikohet në njërën këto
kategori:
a. Kosto fikse
b. Kosto fikse të shkallëzuara,
c. Kosto gjysmë variabile,
d. Kosto variabile.
3. Cili nga konstatimet vijuese, NUK është përparësi e përllogaritjes
standarde:
a. shpenzimet standarde paraqesin bazë të shkëlqyeshme për planifikimin e
të hyrave, të dalave dhe rezultatit afarist,
b. Sipas përllogaritjes standarde, kostot fikse të pashfrytëzuara në
tërësi eliminohen nga lidhja direkte me bartës të tyre apo grupe të bartësve të
cilët i kanë shkaktuar,
c. për politikën afatgjatë të çmimeve është më i përdorshëm çmimi kushtues
stabil më parë i njohur, si bazë preventive për formimin e çmimit shitës,
d. përllogaritja standarde motivon të punësuarit për mbajtjen e
shpenzimeve në kufi të madhësive standarde
4. Kompania prodhon një produkt të vetëm të cilin e shet për 72 € për
njësi. Kosto fikse janë 81.000 € në muaj ndërsa produkti ka marzhë të
kontributit prej 37,5%. Në periudhën në të cilën shitja aktuale është 684.000 €
marzha e sigurisë për njësi e kompanisë është:
a. 4.000 njësi,
b. 6.500 njësi,
c. 5.500 njësi,
d. 4.800 njësi.
5. Kompania ka blerë 6.850 kg të
materialit me kosto totale prej 21.920 €. Shmangia e çmimit të materialit është
1.370 € (e favorshme). Çmimi standard për kg është:
a. 3,10 €
b. 0,80 €
c. 2,80 €,
d. 3,40 €.
6. Marzha e kontributit është 200.000 €. Neto profiti 50.000 €. Çfarë
është shkalla e leverazhit operativ të shitjes:
a. 0,25
b. 3
c. 4
d. 2
7. Kompania ka pasur të dhënat vijuese:
Kosto standarde Kosto aktuale
Materiali 1 € x 4 kg/ njësi 35.000 kg me kosto 34.000 €
Puna 1,5
€ x 2 orë /njësi 17.000 orë me kosto 30.000 €
Sasia e planifikuar është 10.000 njësi, ndërsa ajo aktuale 9.000 njësi.
Çfarë është shmangia e çmimit të materialit dhe shmangia e çmimit të punës?
8. Raporti i marzhës së kontributit është 20 % në 100.000 € shitje. Kostot
totale fikse janë 50.000 €. Nëse janë shitur 100.000 produkte:
a. Çfarë është pragu i rrezikut?
b. Çfarë është pragu i rrezikut nëse shitja është rritur në 110.000 njësi,
c. Çfarë është pragu i rrezikut nëse kostot fikse janë rritur në 55.000 €
(merr parasysh të dhënat nën b).
9. Duke marrë në konsiderim të dhënat e mëposhtme, trego sa është kosto
për njësi sipas përllogaritjes variabile: materiali direkt 4 €/njësi, puna
direkte 2 €/njësi, kosto indirekte variabile 1 €/njësi, kostot totale fikse
10.000 €, numri i njësive të prodhuara 2.500 njësi. Kosto për njësi do të jetë:
a. 11 €,
b. 6 €,
c. 7 €,
d. 9 €,
10. Kompania është duke menduar të
blejë një pjesë produkti, të cilën momentalisht është duke e prodhuar. Kosto e
blerjes është 13 €. Kosto për njësi e
prodhimit të pjesës së produktit është: materiali 3 €, puna 6 €, kosto
indirekte variabile 2 €, zhvlerësimi i pajisjeve 2 €, kosto fikse të shpërndarjes 1 €. Pjesa e
prodhuar e produktit nuk ka mbeturina. Pas kalkulimit, diferenca e përfitimit /
kostos së blerjes së pjesës do të jetë:
a. 3 €,
b. 1 €,
c. 2 €,
d. 4 €.
No comments:
Post a Comment