KONTRATA PËR KOOPERIM AFATGJATË

Profesori i lëndës:  Armand KRASNIQI

Punoi: D.E

KONTRATA PËR KOOPERIM AFATGJATË

            KUPTIMI DHE RËNDËSIA E KONTRATËS
Kontrata për kooperim afatgjatë paraqet një shkallë më të lart dhe më të avancuar te ndarjes së punës dhe te specializimit dhe për këtë  shkak mund të konstatojmë se paraqet një formë racionale të afarizmit dhe punës së përbashkët në mes të palëve kontraktuese, por edhe shteteve të ndryshme dhe se është formë shumë e përshtatshme e prodhimtarisë së përbërë.
  1. Objekti i kontratës në mes të kooperuesve mund të jenë punët e ndryshme si: Prodhimtaria e përbashkët, apo përpunimi i produkteve të caktuara,
  2. Shitja e përbashkët,
  3. Furnizimi i përbashkët me pajime dhe teknologji, me materiale apo me lëndë dhe asortimente të prodhimit,
  4. Shfrytëzimi i përbashkët i licencës,
  5. Kryerja e përbashkët e punëve lidhur me qarkullimin ndërkombëtar etj,
Kontrata për kooperim afatgjatë prodhues me personat e jashtëm si dhe punëve të tjera bashkëkohore komplekse juridike, lindi si rezultat i zhvillimit relativisht të lartë ekonomik edhe si nevojë e domosdoshme e krijimit të marrëdhënieve  kooperuese cilësore afatgjatë me boten e jashtme.
Pra, kontrata për kooperim afatgjatë të organizatave tona ekonomike me personat e huaj është krijuar si nevojë e krijimit të një bashkëpunimi të barabartë me partneret e huaj me qellim të një intensifikimi të prodhimtarisë dhe të kyçjes së suksesshme në ndarjen ndërkombëtare të punës.
Edhe pse ekziston liri e madhe e konkretizimit të qëllimeve, relacioneve, marrëdhënieve dhe objektit të kësaj kontrate, si objekt i kontratës për kooperim nuk mund të jetë asgjë që është në kundërshtim me parimet e tregut të përbashkët. Për rendësin e kësaj kontrate flet edhe iniciativa e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropë, e cila qysh në vitin 1976 i nxori rregullat udhëzuese për lidhjen e kontratave për kooperim afatgjatë prodhues të cilat kanë rendësi të madhe për praktiken afariste.



KONTRATA PËR BASHKËPUNIM TEKNIKO AFARIST

1.      KUPTIMI DHE RËNDËSIA E KONTRATËS
Bashkëpunimi tekniko-afarist bëhet me qellim të kryerjes së përbashkët dhe më të lehtë të veprimtarive ekonomike në mes të personave juridikë dhe civilo-juridikë.
Me kontratën për bashkëpunim tekniko-afarist, partneret kontraktues obligohen reciprokisht që të ndërmarrin një sërë veprimesh kontraktuese në kushtet e përcaktuara me kontratë dhe sipas marrëveshjes së caktuar lidhur me realizimin e bashkëpunimit tekniko-afarist.
Zakonisht kontrata është formale dhe lidhet me shkrim, kontrata lidhet për kohë të pacaktuar apo kohë të caktuar. Me ketë kontratë në veçanti përcaktohen:

1.      Punët të cilat bashkëkontraktuesit së bashku do ti kryejnë,
2.      Se a lidhet kontrata për kohë të caktuar apo të pacaktuar,
3.      Afati për denoncimin e kontratës,
4.      Të drejtat dhe detyrimet e palëve.
5.      Mënyra e kompensimit të shpenzimeve të përbashkëta etj
Zakonisht afati për heqjen dorë nga kontrata nuk mundë të jetë më i shkurtër se një vit e as më i gjatë se pesë vite.
Rëndësia e kësaj kontrate është tejet e madhe, sepse krijohen urat e bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve ekonomike të shteteve të ndryshme në shkallë të ndryshme të nivelit afarist dhe tekniko-teknologjik të zhvillimit.
Do të thotë me anën e kësaj kontrate vendet e zhvilluara dhe subjektet juridike të këtyre vendeve ndikojnë në zhvillimin e vendeve dhe ndërmarrjeve më pak të zhvilluara, nëse ju qasen bashkëpunimit tekniko-afarist me seriozitet të duhur dhe nëse posedojnë kuadër të shkolluar ose atë e aftësojnë.
Është me rendësi të ceket se bashkëpunimi tekniko-afarist ka ngjashmëri me bashkësinë afariste, por edhe dallime që kryesisht ceken në literaturat juridike e ato janë:
a)      Me lidhjen e kontratës për bashkëpunim afarist-teknik palët zakonisht obligohen në kryerjen e përbashkët të punëve të caktuara , por nuk krijohet me ketë rast kurrfarë organizate e re ekonomike.
b)      Me kontratë caktohen se cili nga bashkëkontraktuesit apo disa nga ata do të paraqiten si përfaqësues ndaj të tjerëve.
c)      Me kontratë përcaktohet se cilat shpenzime paraqesin shpenzime të përbashkëta të bashkëkontraktuesve dhe kriteret për përcaktimin e këtyre shpenzimeve në palët e kontraktuese.
d)     Po ashtu me kontratë zakonisht përcaktohet se cili bashkëkontraktues do ti marr dhe do ti udhëheq punët administrativo-teknike në lidhje me kryerjen e punëve të përbashkëta , në mënyrë që të mos krijohet organi i veçantë administrativ për kryerjen e këtyre punëve.

Zakonisht këto punë i besohen asaj pale kontraktuese e cila disponon kuadrin profesionist dhe ka kushte më të mira materiale-teknike për udhëheqjen e këtyre punëve sepse nuk janë aspak të thjeshta.

No comments: