Pytje nga Informatika e Biznesit
1.Kur e marrin të dhënat e papërpunuara formën
e informatave?
Të dhënat e
papërpunuara të cilat e rrethojnë njeriun e marrin formën e informatave vetëm
pas përpunimit dhe rregulimit të tyre në sistemin informatik.
2.Si definohet sistemi informatik?
Sistemi informatik
mund të definëhet si “një bashkësi e elementeve të lidhura të cilat me
atributet e tyre mundësojnë përpunimin elektronik të të dhënave.
3.Përmendi konponentat e sistemit informatik?
Personeli është
konponeta më e rëndësishme e sitemit informatik, dhe konponetat tjera janë:
inputet,procesimi,autputet, dhe datoteka e dhënave janë të kontrolluara dhe të
ekzekutuara nga personeli dhe hardveri.
4.Cilat janë vetit e sistemit informatik?
Sistemi
informatik është sistem dinamik e jo sistem statik,sepse me kohë,me qëllim ose
nën ndikimin e rrethinës ndryshojn elementet e tij e me kët sistemi është në
tërsi.S.I është sistem artificial sepse ai para se gjithash është rezultat i
përpjekjeve të njeriut për ti lehtësuar punët intelektuale dhe kreative.
5.Cilat janë detyrat e sistemit informatik?
-Mbledhja e të dhënave,
-Procesi i të dhënave,
-Menaxhimi i të
dhënave,
-Kontrolli dhe
sigurimi i të dhënave,
-Gjenerimi i informatave.
6.Tregoni procesin e informatave sipas sistemit informatik?
Në bazë të nevojave
dhe kërkesave për informata,dhe gjendjes në rrethinë sistemi informatik bënë koleksionimin
e të dhënave dhe regjistrimin e tyre.Pas analizës fillon procesi i përpunimit të
tyre i cili lidhet në organizimin e datotekave,kryrjen e operaciëneve në të dhe
vënien në relacion të të dhënave njër me tjetrën.Pas korigjimeve eventuale kemi
informaten.
7.Cilat janë profitet e ekspertëve të nevojshëm të
një sistemi informatik?
-Specialistët për
softverin e sistemit,
-Specialistët për
bazën e të dhënave ,
-Projektuesit,
-Analistët sistemor,
-Programerët,
-Specialistët për
hardver.
8.Si ndahet sistemi informatikë sipas mardhënies
midis inputeve dhe autputeve?
-Sisteme neutrale-inputi
është i barabart me autputin.Inputet nuk pësojn ndonjë ndryshim dhe ky sistem është
transformues i informatave.
-Sisteme të informatave-inpuet
janë më të mëdha se autputet.Sistemi është pasiv sepse merr më tepër informata
nga sitemet e tjera sesa që i përpunën ato.
-Sistemi infërmatik
qeverisës-inputet janë më të vogla se autputet.Gjatë procesit të përpunimit
krijëhet cilësi të reja.
9.Si ndahet sistemi informatik sipas vëllimit të të
dhënave?
-Sisteme
informatike të thjeshte,
-Sisteme
informatike të ndërlikuara.
10.Si ndahet sistemi informatik sipas fushës së
pordorimit?
-Sisteme
informatike teknik-teknologjike,
-Sisteme
informatike shkencore,
-Sisteme
informatike të marketingut.
11.Si ndahet sistemi informatik sipas
karakterit?
-Sisteme
informatike distributive,
-Sisteme
informatike të kënbinuara.
12.Si ndahet sistemi informatik sipas mënyrës
së organizimit?
-Centralizuar,
-Decentralizuar.
13.Çka dini lidhur me sitemet e integruara informatike?
Sistemet
e integruara informatike kanë sistem dhe standard unik si në pikpamje të
hardverit ashtu edhe në atë te sëftverit.
14.Cila është përparsia e këtyre sistemeve?
Përparsia e këtyre
sistemeve është sinergjia e tij më e madhe që shprehet në tërë sistemin,si dhe
reduktimi i shpenzimeve dhe rritja e efekteve në krahasim me sistemet e
centralizuara apë të decentalizuara informatike.
15.Si definohet sistemi informatik i biznesit?
Sistemi informatik
i biznesit paraqet sistemin informatik i cili ka për detyrë të sigurojë informata
të sakta,relevante dhe me këtë për strukturën menaxheriale,që është bazë për proces
të vendimeve.
16.Cilat janë nënsistemet informatike të sistemit
informatik të biznesit?
-Nënsistemi informatik
i blerjes dhe materialit,
-Nënsistemi informatik
i shitjes me shumicë,
-Nënsistemi informatik
i shitjes me pakicë,
-Nënsistemi informatik
i kontabilitetit,
-Nënsistemi informatik
i vlerësimit të kapitalit,
-Nënsistemi informatik
i shitjes ditëre,
-Nënsistemi informatik
i kontrollit të prodhimit.
17.Cilat janë fazat e zhvillimit të sistemit informatik
të biznesit?
-Faza iniciale,
-Faza e ekspancionit,
-Faza e konsulidimit,
-Faza e pjekuris,
-Faza e zhdukjes.
18.Si definohet sistemi informatik i ndërmarrjes?
Sistemi informatik
i ndërmarrjes paraqet ndërlidhjen e nënsistemeve informatike elementare në një
tërsi unike strukturore dhe konceptore me qëllim të informatizimit të proceseve
afariste ose shërbyse në ndërmarrje.
19.Cila është detyra e sistemit informatik të ndërmarrjes?
Detyra e sistemit
informatik të ndërmarrjes është që rrethinën e ndërmarrjes ta bëjë sa më të
sigurt duke ofruar informata për ndryshimet ne rrethinë,për tregun,për kushtet
institucionale apo për të arritur teknikë dhe tekonlogji.
20.Cilat janë pjesët e sistemit informatik të ndërmarrjes?
1.Sektori i sistemit informatik, 2.Teknologjia, 3.Specialistët e SI.
21.Cilat janë nënsistemet e sistemeve informatike
të ndërmarrjes?
-Nënsistemi informatik
i prodhimit,
-Nënsistemi informatik
i furnizimit me lënd të parë dhe materiale,
-Nënsistemi informatik
i marketingut,
-Nënsistemi informatik
i financave dhe kontabilitetit,
-Nënsistemi informatik
i personelit,
-Nënsistemi informatik
procesues.
22.Tregoni zhvillimin e arkitekturës informatike të
ndërmarrjes?
Ka pasë zhvillime
të mëdha që nga qasja e saj.Në vitet e 60-ta kishim makina të mëdha kompjuterike
të centralizuara.në vitet e 70-ta dhe 80-ta arkitektura informatike u bë më konplekse
dhe filluan të përfshihen lidhjet telekomunikuese për distribuimin e informatave.Në
vitet e 90-ta arkitektua informatike u bë më funksionale duke u lidhur me
rrjetat telekomunikues kompjuterike me qëllim të transmetimit të informatave.
23.Tregoni ndikimin reciprok midis sistemit informatik
dhe ndërmarrjes?
Në njërën anë
sistemi informatik duhet të ofroj informata të nevojshme për grupet e ndryshme
në ndërmarrje, kurse ndërmarrja në anën tjetër është e interesuar të përfitoj
sa më tepër nga teknologjia informatike duke ditur rëndësin dhe influencën e
sistemeve informatike për afarizëm të suksesshëm.
24.Cilët faktor ndikojnë në interaksionin midis ndërmarrjes
dhe sistemit informatik?
-Struktura
organizative,
-Rrethina
afariste,
-Proceset
afariste,
-Vendosja
menaxheriale.
25.Tregoni ndërvashmërin informatike midis ndërmarrjes
dhe sistemit informatik?
Ndërvashmëria
mund të definohet si një struktur e thjeshtë socilae e cila i merr inputet nga
rrethina dhe i përpunon ato për të prodhuar autpute të cilat ia dërgon
rrethina.
26.Si ndikon ndërmarrja ne sistemin informatik?
Ndërmarrjet kanë
filluar të aplikojn teknologjinë informative në afarizmin e tyre qoftë për
arsye eksterne,ti përgjigjen konkurencës apo për arsye interne,të rritin
kualitetin,cilësin dhe vlerën e produkteve të prodhuara dhe shërbime të kryera.
27.Cilët janë faktorët të cilët ndikojn në
aplikimin e teknologjisë informative në ndërmarrje?
-Faktorët e
jashtëm,
-Faktorët e
mbrendshëm.
28.Si ndikon sistemi informatik në ndërmarrje?
Kontributi
kryesor i teknologjisë informatike në dekadën e fundit është i fokusuar në
proceset organizative dhe afariste.Teknologjia informative ka fituar rëndësi të
madhe kur është fjala për suksesin dhe efikasitetin e afarizmit duke i ndihmuar
ndërmarrjes.
29.Çka kuptoni me sistemin informatik të
menaxhmentit?
Përdorimi i
sistemit informatikë për të mbështeur menaxhmentin gjithnjë ka pasur për qëllim
bërjen e sistemit informatik më efektiv dhe efiqientë.Mirpo përdorimi i
sistemit informatik në poroceset afariste për të siguruar përparsi në krahasim
me konkurencën është i kohës së re.
30.Cili është roli kryesor i sistemit informatik të
menaxhmentit?
Është të vlerësoj
nevojat informatike të menaxhmentit gjatë procesit të marrjes së vendimeve me qëllim
të siguroj informata në kohë e duhur ti shpërndaj ato dhe ti lehtësoj
menaxhmentit zgjedhjen e alternativës më të mirë.
31.Pse është i rëndësishëm sistemi informatik i
menaxhmentit të biznesit?
Sepse i krijon
kushte menaxhmentit për marrjen e vendimeve kualitative dhe lehtëson arritjen e
suksesit të afarizmit.
32.Cilat janë konponentat e sistemit informatik të
menaxhmentit të biznesit?
-Konponenta
materialo-teknike,
-Konponenta
jomateriale,
-Konponenta njerëzore,
-Konponenta
transmetuse,
-Konponenta
organizative.
33.Cilat janë nënsistemet e sistemit informatik të
menaxhmentit të biznesit?
-Nënsistemi
informatik i planifikimit dhe analizës së procesit afarist,
-Nënsistemi
informatik i qeverisjes me të mira materiale,
-Nënsistemi
informatik i qeverisjes me resurse njerëzore,
-Nënsistemi
informatik i furnizimit me material,
-Nënsistemi
informatik i prodhimit,
-Nënsistemi
informatik i shitjes së prodhimit dhe shitjes,
-Nënsistemi
informatik i kontabilitetit,
-Nënsistemi
informatik i hulumtimit dhe zhvillimit.
34.Çka është modeli i orientuar në prodhim?
Një kohë ka
dominuar se prodhimi paraqet funksionin kryesor afarist,kurse funksionet tjera
janë servis i tij.Ky qëndrim ka sjell deri te situata ku prodhimi ka zënë vend
dominant.
35.Çka është modeli ekvipotencial?
Nuk paraqet një zëvendësim
të shitjes por është një funksion plotësisht i ri i cili trajton një komplekt të
mardhënieve të subjektit afarist me rrethinën për sa i përket segmentit te
tregut.
36.Theksoni mendimet e juaja lidhur me sistemin për
mbështetje të vendimeve?
Sistemi për mbështetje
të vendimeve paraqet një grumbull veglash të cilat i lejojnë marrësit të
vendimeve të komunikojë direkt me kompjuterët tjerë për të krijuar informata të
nevojshme në procesin e marrjessë vendimeve gjysmë të strukturuara.
37.Nga cilat pjesë përbëhet struktura e sistemit për
mbështetje të vendimeve?
-Baza e të dhënave,
-Sistemi
softverik i bazës së të dhënave,
-Baza e modeleve.
38.Cilin model e pëprdor sistemi për mbështetje të
vendimeve?
Modeli i analizës
i cili bënë pytjen What if (Çka nëse).
39.Çfar dini lidhur me sistemet për mbështetje të
vendimeve të bazuara ne Web?
Këto sisteme janë
zhvilluar për të përkrahur marrësit e vendimeve,duke ju siguruar qasje ne bazë
të ndryshme të të dhënave përmes rrjetav kompjuterike.
40.Theksoni mendimet e juaja lidhur me sistemet
për mbështetje të vendimeve në grup?
Sistemet për mbështetje
të vendimeve janë të drejtuara kah përkrahja e grupit të cilët punojnë së
bashku në zgjedhjen e problemeve jo të strukturuara.
41.Si ndahen sistemet për mbështetje të vendimeve
në grup?
-Aftësis së pjesëmarrjes-ku
kemi të bëjmë me lokacionin ku ndodhen pjesëmarrësit,
-Kohëzgjatjes së bashkëunimit në grup.
42.Theksoni mendimin tuaj lidhur me sistemin për
mbështetjen e ekzekutivit?
Paraqet
sisteme informatike të nivelit strategjik në një ndërmarrje dhe janë të
dizajnuara të adresojnë marrjen e vendimeve jo të strukturuara duke u fokusuar
në nevojat informatike të menaxhmentit të lartë.
No comments:
Post a Comment