100 pyetje tek 'Etika në Biznes' - Ejup Fejza

  Etika e Biznesit

1. Etika e biznesit paraqet rregulla, standarde, kode, apo parime të cilat ofrojnë udhëzime për sjellje moralisht të drejta dhe të vërteta në situata të caktuara." (Lewis)
Etika e biznesit është studimi i situatës së biznesit, aktiviteteve dhe vendimeve ku janë trajtuar çështjet se çka është e drejtë dhe e gabuar." (Crane dhe Matten)
Etika e biznesit i referohet standardeve dhe normave të qarta që ndihmojnë punonjësit për të dalluar sjelljen e drejtën nga ajo e gabuar në punë." (Qendra Burimore e Etikës)

2. Gjatë viteve 1960 Korporatat në SHBA. Më 1970, etika e biznesit u zhvillua si disiplinë akademike me përgjegjësi
3. Institucionet europiane:
Më 1987 u themelua Rrjeti Europian i Etikës së Biznesit.
Më 1994 u themelua Instituti Europian i Etikës së Biznesit
Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve Sociale
Rrjeti Europian i Biznesit për Kohezion Social

4. Sipas profesorit Henk Van Luijk nga Universiteti i Nyenrodë, Holandë, historia e Etikës në Europë karakterizohet nga:
Një  e kaluar modeste…
Një e tashme e komplikuar
Një e ardhme sfiduese

5. Pergjegjsia shoqerore eshte: Ideologji ose teori etike qe nenkupton se nje entitet, qofte individ ose organizate, ka per obligim te veproje ne dobi te shoqerise.
Pergjegjesia :Pasive- duke shmangur aktet ose veprimet e demshme ndaj shoqerise
Aktive-  duke vepruar me aktivitete te saj/tij ne menyre te drejtperdrejte per te avancuar qellimet e ndermarrjes

6. Disa shembuj (mbulimi I dëmeve vs ndihës)
British Petroleum- ndotjet vs. sponsorimet
British American Tobacco – mbeshtetje per mbrojtjen nga AIDS
Shell - ( Flower Valley- Afrike e Jugut) edukimi I femijeve dhe trajnimi I te rriturve
Mc Donalds- ushqim I shpejt, trashja, semundjet e zemres vs, sponzorimeve dhe donacioneve General Motors- ndotja e lumit Hudson
Po ne Kosove- KEK, Sharrcem, Trepca, Ferronikeli (filterat)
7. Gjykimet normative: janë pretendime qe konstatojne ose lejne te kuptohet se diqka eshte i/e mire i/e keq,I drejte ose I gabuar, veprimi duhet te ishte bere ose jo.Gjykimet normative, shprehin vlera qe I udherojne nje personi te mbaje nje qendrim te favorshem ose te pafavorshem ndaj nje veprimi


Shembuj:
Zyra e juaj është mobiluar mirë;
Këto pasqyra financiare prezantojnë vlera të gabuara;
Fiksimi i çmimeve nuk është i drejtë;
Mona Liza është një pikturë e bukur, etj.
8. Gjykimet jo-normative, nuk shprehin vlera
Shembuj:
Zyra e juaj është e pajisur me karrike, tavolina dhe kompjuterë;
Shifrat e juaja nuk janë të njëjta me shifrat që zotërojnë auditorei i brendshëm.
Mona Liza është vepër e një piktori italian;
9. Etika studion vetëm ato gjykime normative që kanë lidhje me atë çka moralisht është e drejtë ose e gabuar, e mirë ose e keqe.
Në standardet morale përfshihen:
Normat morale të veçanta dhe Parimet morale të përgjithshme
10. Normat morale jane standartet e sjelljes, te cilat kerkojne, ndalojne, apo kerkojne disa lloje te sjelljes psh mos lejimi I genjeshtres, vjedhjes, ofendimit.
Parimet morale jane standarte me te pergjithshme te cilat perdoren per te vlersuar mjaftueshmerine e politika, institucioneve sociale dhe sjelljen individuale.
Disa nga parimet morale janë:Parimet e të drejtave(permes te cilave vlersohen politikat,institucionet dhe sjelljet ne raport me mbrojtjen qe ato japin per interesat), Parimet e drejtësisë(permes tyre vlersohen politikat,institucionet dhe sjelljet ne raport me drejtesine e shperndarjes se perfitimeve dhe detyrimeve), Parimet e dobisë, (vlerosohen politikat,institucionet dhe sjelljet ne raport me perfitimet neto sociale)

11. Standardet morale dallojnë nga kategoritë tjera të standardeve sepse: Së pari –S.M kane te bejne me veprime qe jane ose kane mundsi te jene me pasoja serioze per mirqeninen njerzore, Së dyti-SM nuk mund te vendosen ose te ndryshohen ,e vendime te organeve te veqanta, Së treti – SM parashikohen te dalin pertej interesit vetiak, Së katërti- SM bazohen ne vlersime te paanshme,Së pesti-SM jane te lidhura me emocione te veqanta
12. Lidhjet Midis Standardeve Morale dhe Shoqërisë:  Përcaktimin e situatave dhe Dhënia e justifikimeve.

13. Aristoteli – ka argumentuar se aftësitë tona morale të cilat ai i quan virtyte ose zakone të mira morale, zhvillohen vetëm përmes trajnimit dhe përsëritjes.

14. Gjashtë fazat e zhvillimi të aftësisë njerëzore për të trajtuar dilemat etike sipas Kohlberg-ut:
a) Faza 1: Ndëshkimi/bindja. Çfarëdo që çon  drejt ndëshkimit është e gabuar.
b) Faza 2:  Interesi personal, shpërblimet. Mënyra e drejtë e sjelljes është ajo që shpërblehet.
c) Faza 3: Orientimi nga harmonia ndërpersonale, qëllimet e mira. Sjellja në përputhshmëri me “sjelljet e mira”.
d) Faza 4: Orinetimi nga rregulli dhe ligji. Fokusimi  drejt ruajtes së rendit shoqëror dhe respektimit të ligjit.
e) Faza 5: Të drejtat individuale. Mos bindja ndaj rregullave dhe ligjeve që bien ndesh me personalitetin e individid.
f) Faza 6: Parimet  universale. Gjatë një vendimi moral merr në konsiderat pikëpamjet dhe ndikimin tek individët e tjerë.

15. Arsyetimi moral përfshinë: Standartet morale(maksimizojne dobine sociale,respektojne te drejtat morale,shperndajne ne menyre te drejte perfitimet dhe detyrimet). Informacioni faktik(ne lidhje me politiken institucionin ose sjelljen qe merret ne konsiderate).Gjykimet morale(mbi te vepruarit drejte ose gabim ne politik,institucion ose sjellje)

16.Kriteret që duhet përdoreshin për të bërë një arsyetim moral:
a) Arsyetimi duhet të jetë logjik
b) Evidenca faktike duhet të jetë e sakte
c) Standardet morale që përdoren për arsyetimin moral duhet të jenë të qendrueshme

17. Një person është moralisht përgjegjës vetëm për ato veprime:
Për të cilat ka pasur njohuri dhe I ka kryer lirisht
Për të cilat ka pasur njohuri dhe lirshem nuk I ka kryer ose ka penguar kryerjen e tyre
18. Faktorët lehtësues të përgjegjësisë morale përfshijnë:
a) Rrethanat që e bëjnë që një person të jetë i paqartë, por jo tërësisht i pasigurt për atë që ai po bën.
b) Rrethanat që e bëjnë të vështirë por jo të pamundur që një person të shmangë atë që po bën.
c) Rrethanat që minimizojnë por që nuk e menjanojnë plotësisht përfshirjen e personit në një veprim të caktuar (shkallën në të cilën personi ka kontribuar në shkaktimin e dëmit).
d) Serioziteti apo rëndësia e gabimit.
19. Disa nga fushat që trajtohen nga etika e biznesit janë:
Çorientimi menaxherial trajton në thellësi praktikat ilegale,joetike ose te dyshimta te menaxherve individual ose te organizatave
 Konfuzionet morale perfshin nje mori problemesh etike me te cilat menaxheret meren po thuajse qdo dite.
20. Vendimet etike në biznes përfshijnë:
a) Trajtimin e të punësuarve
b) Përcaktimin e çmimeve të produkteve apo shërbimeve
c) Mbrojta e mjedisit
d) Përgjegjësitë sociale, etj.



21. Sjelljet joetike: dëmtojnë individin si dhe grupin e ndikuar nga ajo praktikë. Humb kredibilitetin, besimin. Dështon biznesi.  Sjellja etike: rrit kredibilitetin e individit dhe organizatës. Besim dhe sinqeritet reciprok. Sjellja etike, paraqet model për individin dhe të tjerët.
22. Pikëpamjet kryesore për etikën e biznesit dhe dilemat etike:
Analiza ekonomike – sipas kesaj analize gjykimet etike bazohen ne forcat e papercaktuara te tregut Analiza ligjore – kjo analiz e redukton gjykimin etik thjeshte ne nje qeshtje qe lidhet me ligjin
Analiza filozofike – kjo analize synon nje perfshirje me te gjere te gjykimit filozofik te sjelljes e te veprimit duke bere krahasimin e tyre.
23. Pikëpamjet kryesore për etikën e biznesit dhe dilemat etike:
Pikëpamja religjioze –.brena kuadrit te qdo besimi fetar egzistojne urdhera baze morale e shpirtrore qe perdoren per matjen e etikes te nje sjellje te dhene.
Pikëpamja e dobishmërisë – kriteri kryesor per te bere gjykimeetike sipas kesaj pikpamje jane dobia dhe shpenzimi
Pikëpamja universale – thekson se fokusimi duhet te behet vetem tek qellimi
Pikëpamjet humaniste – duke u bazuar ne nje teknik te veqante rregull,politike,strategji,sjellje behen perpjekje per te percaktuar shkallen ne te cilen kjo teknike I pengon ato atribute.
Pikëpamja politiko-kulturore –egzistojne nje mori vlerash dhe procesesh qe sherbejne si baze per mirqenien dhe progresin e shoqerise.
Pikëpamja dialoguese – qendrimet qe mbajne individet gjate komunikimit shprehin nje lloj indeksi te nivelit etik qe permban ky komunikim
Pikëpamja situacionale – sipas saj jane veqanarisht percaktuese parashikimet qe priten te arrihen.
24.Çka është përfitim e çka kosto?
Përfitimi- (kënaqesi, shëndet, njohuri, lumturi)
Kosto – (dhimbje, sëmundje, palumturi, vdekje, etj.)
Përgjegjësia sociale-  perfitime neto më të mëdha, kosto neto më të ulët
25. Dobishmëria tradicionale dhe keqkuptimet: Shuma totale e dobisë së prodhuar nga një veprim është më e madhe se sa shuma totale e dobisë nga një veprim tjetër që do të ishte kryer në vend të tij.
Keqkuptimet:
Veprimi I drejtë në një rast të caktuar nuk mund të jep më shumë dobi sesa një veprim tjetër i mundshëm për individin. Veprim I drejtë vetëm nëse sigurohet dobi për të gjithë individët.
Veprimi nganjëherë nuk është I drejtë nëse  përfitimet i  tejkalojnë kostot.
Dobishmëria pretendon që përfitimet nga një veprim të jenë më të mëdha se përfitimet nga alternativat tjera.
Parimi I dobisë kërkon të shqyrtohen pasojat direkte të veprimit të menjëhershëm


26. Për të përcaktuar veprimet të cilat moralisht janë:
Të gabuara (gënjeshtra, mashtrimi)
Të drejta (e vërteta, besimi, mbajtja e premtimit)
Gënjeshtra është moralisht e gabuar për shkak të kostove që ajo shkakton në mirëqenjen e njerëzve.
E vërteta është moralisht e drejtë, sepse rrit bashkëpunimin dhe besimin midis njerëzve, duke ndikuar edhe në rritjen e mirqenjes së tyre
27.Avantazhet dhe disavantazhet e dobishmërisë:

Disavantazhet
 a) Vështirësia në matjen e dobisë(punësimi I një apl.)
b) Disa nga përfitimet dhe kostot e një veprimi të kryer duken të pamundura për t’u vlerësuar(shëndeti, jeta, paisja e aspirimit për 5 vjet- përfitimi vs kostoja)
c) Përfitimi dhe kostoja nuk mund të parashikohen në mënyrë të besueshme.
d) Paqartësia në llogaritjen e asaj që quhet përfitim dhe asaj që është kosto( çështjet sociale)
Avantazhet:
a) Të mirat e brendshme dhe të mirat instrumentale
b) Dallimi në mes të nevojës dhe dëshirës
c) Përdorimi I ekuivalentëve monetarë
28. Veprimet moralisht të drejta:
E drejta e pronës private
E drejta për punë
E drejta e shpërblimit
E drejta e organizimit
E drejta e pushimit dhe e kohës së lirë    
29. E drejta:  dhënja e mundësisë apo lejimi I një individi për të kryer një veprim të caktuar – kjo buron nga sistemi legjislativ I një vendi.
E drejta negative – mosndërhyrja e anëtarëve të shoqërisë në veprimtarinë e individit që e gëzon një të drejtë.
E drejta pozitive – ndërhyrja në të drejtën e tjetrit me pozitivitet( të ardhurat e ulëta të individit vs ndihma sociale)
30.Të drejtat dhe detyrimet kontraktuale: Shpesh quhen të drejta speciale ose detyrime speciale Nënkuptojnë të drejta të kufizuara dhe detyrime korrelative  të cilat lindin kur një individ hyn në marrëveshje me një individ/organizatë tjetër.
Rregullat etike që drejtojnë kontratat:
a) Palët kontraktuese duhet të njohin natyrën e marrëveshjes.
b) Asnjëra palë nuk duhet keqinterpretoj marrëveshjen.
c) Asnjëra palë nuk duhet të detyrohet të hyjë në marrëveshje.
d) Kontrata nuk duhet ti shtëngoj palët të kryej veprim jo moral
31. Parimi i drejtësisë dhe paanshmërisë:
a) Shpërndarja e të ardhurave dhe përfitimeve
b) Administrimi I rregullave dhe ligjeve
c) Kooperimi apo konkurenca midis anëtarëve me njëri-tjetrin
d) Ndëshkimi I anëtarëve të grupit për gabimet e bëra dhe konpenzimi I anëtarëve për gabimet e kryera ndaj tyre
32.Drejtësia si barazi- egalitarizmi:
Çdo individi t’i jepet e njejta pjesë e të ardhurave apo çdo individ duhet të paguaj të njejtin detyrim si të tjerët .
Qeniet njerëzore janë të barabarta – çdo individ duhet të ketë pretendim të njejtë me të tjerët ndaj të mirave të shoqërisë.
Standardi minimal I jetesës .
33.Drejtësia e barazuar në kontribut- drejtësia kapitaliste: Supozimi – përfitimi dhe të mirat e shoqërisë shpërndahen në përputhje me kontributin që jep secili në shoqëri.
Vështirësitë në matjen e kontributit :
Përpjekja më e madhe, fitimi më i madh
Produktiviteti më i madh, fitimi më i madh
34.Drejtësia e bazuar në nevoja dhe aftësi – socializmi:  Parimi socialist – puna shpërndahet në përputhje me aftësi të njerëzve ndërsa të ardhurat sipas nevojës.
Parimi bazohet :
Së pari njerëzit realizojnë potencialin e tyre nëpërmjet ushtrimit të aftësive në punë
Së dyti përfitimet e gjeneruara nga puna duhet përdorë në nxitjen e lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë.
35.Drejtësia ndëshkuese:  Fajësimi apo ndëshkimi I individëve që kryejnë gabime në mënyrë të vullnetshme( injoranca apo paaftësia).
36.Drejtësia kompensuese :  Kompensimi I një individi që ka pësuar një humbje si pasojë e veprimeve të gabuara të kryera nga dikush tjetër
37.Mungesa e konkurencës së lirë shpie në:
a) Padrejtësi,
b) Përkeqësim të dobisë sociale, dhe
c) Kufizim të lirisë së zgjedhjes individuale
38.Si mund të ndodh jokonkurrenca: Atëherë kur bizneset bashkohen me njëri tjetrin duke krijuar një fuqi për fiksimin e çmimeve. Kështu eleminohet konkurrenca përmes një forme të padrejtë, duke krijuar fitime monopoli në kurriz të konsumatorëve.Për të penguar këtë praktikë shumë vende, me qëllim të funksionimit të konkurencës së lirë, me ligj synojnë mbrojtjen e konkurencës.
39.Çka paraqet konkurrenca: Është rivalitet midis dy e më shumë bizneseve, që konkurojnë me njëri tjetrin për të zotëruar apo krijuar epërsi në treg si në aktivitete ekonomike, financiare, pozicione tregu, partnerëve, furnitorëve, pajisje, personel, teknologji, imazh (reputacion), etj.
40.Modeli i tregut me konkurencë të përkryer:
1. Treg ku veprojnë shumë blerës dhe shitës, dhe asnjëri nuk zotëron pjesë tmë shumë se të tjerët;
2. Të gjithë blerësit dhe shitësit hyjnë e dalin lirisht në treg;
3. Shitësit dhe blerësit kanë informacione të plota për çmimet, sasitë dhe cilësinë e mallrave dhe shërbimeve që janë shitur dhe blerë;
4. Mallrat dhe shërbimet që shiten në treg, janë të njëjtë pavarësisht se tek cili shitës blehen;
5. Kostot dhe përfitimet vendosen në treg dhe jo nga faktorë tjerë të jashtëm;
6. Shitësit dhe blerësit synojnë të maksimalizojnë fitimin; dhe
7. Institucionet qeveritare nuk rregullojnë çmimet, sasinë ose cilësinë e mallrave dhe shërbimeve që tregtohen në treg.
41.Të nxiturit e forcave që i drejtojnë blerësit dhe shitësit kah “pika e ekuilibrit”  është trgeu i cili krijoj vlera morale:
a) Shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë të drejtë nga blerësi dhe shitësi;
b) Caktimi i sasisë, përdorimit dhe shpërmdarrjes së mallrave në mënyrë efikase duke maksimizuar dobinë e blerësit dhe shitësit;
c) Respektimi i të drejtave të blerësve dhe shitësve për plotësimin e kërkesave të tyre.
42.Modeli i tregut me konkurencë monopol: Për dallim nga tregu i konkurencës së përkryer, tregun e konkurencës monopol e karakterizon:
Ekziston një shitës i vetëm që e zotëron atë treg;
Vendos pengesa të ndryshme për hyrje dhe për të dalë nga tregu:
Ligji i patentave
Licencat
BJT
43. Konkurenca monopol, drejtësia, dobia dhe të drejtat: Tregu monopol i mundëson shitësit çmime të cilat janë të padrejta, dhe për rrjedhojë edhe fitimi i tyre është i padrejtë.
Shpërndarrja e të mirave është joefikase sepse:
a) Tregu monopol lejon që shitësi ti perdor burimet ne menyre te atille qe te shkaktohet mungese per mallin qe konsumatori deshiron
b) Tregu monopol lejon që shitësi burimet e tij t`i kufizojë  duke reduktuar kostot.
c) Tregu monopol lejon që shitësi të vendosë çmime te diferencuara
44.Modeli i tregut me konkurencë oligopol: Tregjet oligopol prezantojnë dy ekstreme:
Konkurencën e përkryer dhe Monopolin . Edhe ketu nuk plotsohen 2 nga 7 parimet e konkurrences se perkryer.


45.Marrëveshjet e hapura (eksplicite): Marrëveshjet eksplicite janë veçori e tregut oligopol për përcaktimin e çmimeve, me qëllim të kufizimit të konkurrencës.
Këto marrëveshje mundësojnë fiksimin e çmimeve në një nivel më të lartë se sa sikur të vepronte konkurrenca e lirë.
46.Tregu dhe korrupsioni: Korrupsioni- përdorimi dhe shfrytëzimi i pushtetit publik për përfitime private të padrejta.
 C=M+D-A
C- Niveli I korrupsionit
M- Pozita monopol
D- Shkalla e liri-veprimit të zyrtarëve publik
A- Përgjegjshmëria(Llogaridhënja)
47.Disa nga format e korrupsionit:      
Fiksimi I qmimit,
Manipulimi I ofertes,
 Marrveshjet tregtare ekskulzive,
Marrveshjet e lidhura,
 Fiksimi I qmimit I shitjes me pakice,
Diskriminimi ne qmim etj.
48.Tregjet e lira mund të japin garanci nëse:
1. Ekzistojnë shumë blerës dhe shitës
2. Secili mund të hyjë e dalë lirshëm nga tregu
3. Blerësit dhe shitësit zotërojnë informacion të plotë
4. Të gjithë mallrat në treg janë plotësisht të ngjashëm
5. Nuk ka kosto të jashtme
6. Të gjithë shitësit dhe blerësit janë maksimalizues racionalë të dobisë
7. Tregu është i parregulluar
49.Teorite per detyrimet etike jane: Teoria apo pikëpamja e kontratës; Teoria ose pikëpamja e kujdesit të duhur; dhe Teoria ose pikëpamja e kostove sociale.
50.Detyrimet morale të kontraktorëve:
a) Detyrimi per tu respektuar
b) Detyrimi per te dhene informacione
c) Detyrimi për të mos shtrembëruar
d) Detyrimi për të mos shtërnguar
51.Detyrimi për të respektuar:  Sipas teorisë së kontratës, detyrimi kryesor moral që biznesi ju detyrohet klientëve të vet, është detyrimi që ti furnizoje konsumatoret me nje produkt I cili ti permbahet te gjitha deklarimeve qe firma ka bere ne menyre te qarte.
Pohimet e shitësit në lidhje me një produkt duhet të kenë për bazë: Besueshmërinë , Jetën e shërbimit, Shfrytëzueshmërinë, dhe Sigurinë.
52.Detyrimi për të dhënë informacion:  Shitësi, për të lidhë një kontratë ka detyrim që konsumatorit t`i japë informacion lidhur me produktin që ai blen dhe me kushtet apo termat e shitjes.
Liria varet nga njohuria - Sa më shumë të dijë blerësi për produktet që gjenden në treg, dhe sa më shumë krahasime të bëjë ai, aq më shumë mund të thuhet se marrëveshja që bënë blerësi është vullnetare.Vullneti i blerësit qëndron tek njohuritë e fituara përmes informacionit që i ofron shitësi.
53.Detyrimi për të mos shtrembëruar: Shtrembërimi pamundëson lirinë e zgjedhjes.Meqenëse zgjedhja e lirë është faktor qenësor për një kontratë detyruese, shtrembërimi i qëllimshëm është gabim (veprim joetik).Shtrembërimi ka për qëllim që me paramendim të mashtrojë blersin qe ai te mendoje ndryshe dhe ta vlersoje ndryshe produktin ne fjale.
54.Detyrimi për të mos shtërnguar: Kur një shitës krijon një përparësi nga frika apo ngarkesa emocionale e blerësit, themi se shitësi përdor detyrimin ose influencën e papërshtatshme për të shtërnguar blerësin.
55.Kritikat ndaj teorisë së kontratës:
Kundërshtimi i parë:te dya palet e kontrates kane njohuri te plote per natyren e marrveshjes qe bejnje me njera tjetren.Kundërshtimi i dytë:asnjera nga palet nuk I paraqet per palen tjeter ne menyre te qellimshme ndryshe, faktet qe kane te bejne me kontraten.Kundërshtimi i tretë: asnjera nga palet nuk duhet te hyje ne marrveshje kontraktore me detyrim ose nepermes influences se papershtatshme.
56. Teoria e kujdesit të duhur për detyrimet e prodhuesit ndaj konsumatorëve bazohen në idenë se konsumatorët dhe shitësit nuk mund të jenë të barabartë.
57. Tri aspektet kryesore të përgjegjësisë së prodhuesit: Konstruksioni/Projekti , Prodhimi ,Informacioni
58. Reklama dhe efektet e saj: Efektet sociale , Efektet mbi dëshirat , Efektet në besime.
59. Kuptimi i diskriminimit:  Fjala diskriminim vjen nga latinishtja diskriminare = të dallosh midis.Kuptimi baze i diskriminimit eshte veçimi I nje objekti nga nje objekt tjeter, qe perben nje veprim moralisht neutral, dhe jo domosdoshmerisht te gabuar. Ne përdorimin modern, perdoret per t`iu referuar nje veprimi te gabuar, me dallim te paligjshem midis njerezve, qe nuk bazohet ne meritat individuale, por ne paragjykime e pikpamje qe jane moralisht te padrejta
60. Diskriminim ne pune perfshin tre elemente baze:
1)  eshte nje veprim kunder nje ose disa punonjesve, qe nuk bazohet tek meritat e tyre individuale, si aftesia, vjetersia, zotesia, etj
2)  vendimi rrjedh pjeserisht apo teresisht nga paragjykimet raciale, seksuale, stereotipet false, ose pikamje te pajustifikuara me te cilat vleresohen anetaret e klases te ciles i perket individi.
3) Vendimi apo seria e vendimeve ka nje ndikim te demshem apo negativ mbi interesat e punonjesve dhe ju kushton atyre vendin e punes, promovimin ne detyre ose edhe te drejten per nje pagese me te mire.
61. Format e diskriminimit:  Per analizimin e formave te ndyshme te diskriminimit ne pune duhet bere dallimi midis:
a) shkallës, ne te cilen nje veprim diskriminues eshte i paramenduar dhe i izoluar (I painstitucionalizuar)
b) shkalles, ne te cilin ai eshte i paparamenduar (I paqellimshem), dhe I institucionalizuar.
62. Format e diskriminimit:
Rasti parë: nje akt diskriminues mund te jete pjese e sjelljes se izoluar te nje individi te vetem, I cili diskriminon ne menyre te qellimshme dhe te vullnetshme, ne baze te paragjykimit te tij personal.
Rasti dytë: nje akt diskriminues mund te jete pjese e sjelljes rutine te nje grupi te institucionalizuar, I cili qellimisht dhe ne menyre te vullnetshme diskriminon per shkak te pikëpamjeve personale te pjestarëve te saj.
Rasti tretë: nje akt diskriminues mund te jete pjese e nje sjellje te izoluar (te painstiucionalizuar) te nje individi te vetem, I cili pa dashje e pa ditur, diskriminon dike, sepse rastesisht ai adopton stereotipet e shoqerise ku ben pjese.
Rasti katërt: nje akt diskriminues mund et jete pjese e nje rutine sistematike te nje organizate biznesi ose nje grupi, qe ne menyre te paqellimshme fut ne praktikat formale te institucionalizuara, disa praktika diskriminuese.
63. Shtrirja e diskiminimit ne pune: Krahasohen perfitimet mesatare qe institucioni I jep grupit qe mendohet I diskriminuar me perfitimet mesatare qe I jep grupeve te tjera.Krahasohet numri i anetareve te grupit te diskriminuar qe gjendet ne nivelet me te ulta te institucionit ne raport me grupet e tjera qe ndodhen ne keto nivele. Krahasohet numri I anetareve te grupit ne pozicionet me te mira apo me te favorshme ne raport me numrin e anetareve te grupeve te tjera ne keto pozicione.
64. Diskriminimi:te drejtat, dobishmeria dhe drejtesia: Argumentet qe ngrihen kunder fenomenit te diskriminimit ne pune lidhen me:
Dobishmerine: diskriminimi shkel parimin e dobishmerise pasi çon ne nje perdorim ineficent te burimeve
Te drejtat: diskriminimi dhunon te drejtat baze te njeriut
Drejtesia: diskriminimi qon ne shperndarje te padrejte te perfitimeve dhe detyrimeve midis anetareve te shoqerise.
65. Te drejtat: Diskriminimi eshte I gabuar pasi ai dhunon te drejtat morale te individit.
Sipas teorise se Kantit njerezit duhet te trajtohen si “qellime” dhe jo si “mjete”, pra cdo person duhet te trajtohet si I lire dhe I barabarte me te tjeret.
Parimi I Kantit shkelet ne 2 menyra:
1) diskriminimi bazohet ne besimin qe nje grup shoqeror eshte inferior krahasuar me nje grup tjeter ( te bardhet dhe me ngjyre, grate dhe burrat)
2) diskriminimi I vendos anetaret e nje grupi te diskriminuar ne nje pozicion socio-ekonomik me te ulet     (grate dhe minoritetet me pak mundesi punesimi dhe paga me te uleta)
66. Drejtesia: Diskriminimi shihet si dhunim I parimeve te drejtesise:
Diskriminimi ju heq pakicave cdo mundesi per te patur nje post ne nje institucion apo qe te punoje neper zyra, pra dhunon parimin e mundesive te barabarta dhe sjell pabarazi social-ekonomike. Disa here kjo behet ne menyre arbitrare.
Parimi formal i barazise:
Diskriminimi ne punesim eshte I gabuar sepse I diferencon njerezit ne baze te karakteristikave sic jane raca ose gjinia, te cilat nuk kane te bejne me punen qe duhet kryer.
67. Praktikat diskriminuese:
A) praktikat e rekrutimit: organizatat e biznesit per rekrutimin e punonjesve te rinj, mbeshteten vetem ne referenca gojore dhe synojne te rekrutojne vetem ato grupe qe jane perfaqesues te forces punetore. ( ku punojne burrat,diskriminohen grate dhe minoritetet nga rekrutimi).
B) Praktikat e shqyrtimeve te hollesishme. Kualifikimet qe kerkohen per punen jane diskriminuese kur ato nuk kane te bejne me punen qe do te kryhet. Psh kur nuk eshte I nevojshem arsimi I larte, ose kur numri eshte I kufizuar, ose kur testet e inteligjences diskriminojne anetaret qe jane perfaqesuesit e pakices .
C) Praktikat promocionale. Promocioni, progresi ne pune dhe praktikat e transferimit jane diskriminuese kur u japin me teper mundesi burrave sesa grave dhe grupeve te minoriteteve. Psh vjetersia ne pune ose rekomandimet subjektive te mbikqyresve kur ata besojne ne stereotipet raciale apo seksuale.
D) Kushtet e punesimit :diferencim ekziston edhe ne rastin e dhenies se diferencuar te pagave apo te shperblimeve ku personave qe kryejne te njejten pune nuk u jepen shperblime te njejta
E) Pushimet e padrejta nga puna. Pushimi nga puna I nje punonjesi bazuar ne racen, ne seksin apo ne shkaqe te tjera te palidhura me performancen eshte nje forme e paster e diskriminimit.
68. Koncepti i drejtesise kompenzuese  te diskriminimi: Sipas këtij koncepti njerezit kane detyrimin te kompensojne ata individe apo kategori individesh te cilat i kane demtuar ne menyre te qellimshme. Pra kompensimi është nje menyre e ndreqjes se gabimeve.
69. Veprimet pohuese si instrument per te arritur qellimet sociale : Keto programe jane instrumente morale legjitime per arritjen e qellimeve morale legjitime.Ka pasur nje lidhje midis varferise dhe races njerezore.
Kundershtaret e ketyre parimeve thone:
Keto programe behen diskriminuese sepse ato I shperndajne perfitimet ne bazen e kritereve te pavend sic jane raca e seksi, nderkohe qe eshte nevoja dhe jo raca kriteri per zbatimin e programit.
70. Korporatat:
Forma me e larte e organizimit te biznesit
Korporatat moderne jane organizma qe ligji I trajton si persona te perjetshem
Korporata ka nje identitet ligjor te ndare nga ai I anetareve te saj


71. Ne nje korporate moderne marrin pjese:
 Aksioneret, te cilet zoterojne kapital dhe zoterojne korporaten
Drejtuesit dhe zyrtaret, qe jane ngarkuar nga aksioneret per te administuar korporaten
Punemaresit dhe te punesuarit e tjere, te cilet zoterojne punen
Furnitoret, bleresit, te tretet etj
72. Dy qëndrime rreth koorporatave:
a) Korporatat veprojne nesoj si makinat, dhe ne kete kuptim duhet tu binden verberisht rregullave formale qe  kane te bejne fare me parimet morale. Per kete arsye nuk ka kuptim qe ato te konsiderohen moralisht pergjegjese.
b) Kritika ka te beje me faktin qe ndryshe nga makinat disa anetare, e dine mire se cfare duhet bere, jane te lire te zgjedhin t’ju binden rregullave apo dhe t’i ndryshojne ato.
73. Korporata dhe sistemi social: Organizatat jane pjese perberese e shoqerise dhe per kete ato mund te nenkuptohen si nen-sisteme te sistemit social, ato nuk mund te ekzistojne pa nenkuptuar miratimin e ketij sistemi. Sistemi ligjor I pajis ato dhe me te drejta, pushtet , privilegje, mbrojtje e perfitime te cilat I perdorin per te arritur qellimet e tyre.Pra meqenese jane pjese e shoqerise, antaret e saj duhet te veprojne ne pajtim me standartet morale e etike qe garantojne nje shoqeri te sigurte , stabel e produktive.
74. Mjedisi I biznesit ne Shqiperi dhe organizimi I shoqerive tregtare:
 Periudha 1944-1991
Periudha pas viteve  ‘90
Tranzicioni
Periudha pas vitit 2000
75. Kuadri ligjor: Organizatat ndeshen me oportunitete per te vepruar ne menyre jo-etike si psh shmangia nga detyrimet tatimore, mashtrimi I klienteve, trajtimi I pandershem I punemaresve etj Rregullat qeveritare priren te mbrojne nga arbitrariteti apo aktet demtuese te organizatave te biznesit, konsumatoret, punonjesit etj. Roli I legjislacionit eshte I madh pasi ai mbron konkurencen, investitoret, ne mireqenie publike. Gjithsesi per shkak te natyres se tyre burokratike shpesh kane veshtiresuar veprimtarine e biznesit.
76. Kuadri ligjor rregullator dhe etika e biznesit në Kosovë:
Ligji i punës
Ligji për mbrojtjen e ambientit
Ligji për mbrojtjen e konsumatorit
Ligji mbi konkurencën
Ligji për ndërmarrjet dhe shoqëritë tregtare
77. Korporatat shumekombeshe dhe etika: Korporatat shumekombeshe meren me podhimin, tregtimin dhe sherbimin apo dhe me operacione administrative ne disa vende te botes.
 Ato synojne:
Te jene te medha
 Te thithin kapitale, force punetore kudo qe mund te jene me lire
Synojne te vendosen dhe te tregtojne produktet e tyre kudo ku ofrohen avantazhe prodhimi dhe tregje te hapura.
78. Menaxheret e shumekombesheve konfrontohen ne dilemen e zgjedhjes:
1) Nevojave ekonomike e interesave te biznesit nga njera ane
2) Nevojave lokale e interesave te vendit prites nga ana tjeter.
79. Struktura hierarkike te koorporata:
Punonjesit veprojne ne baze te urdhrave te eproreve te tyre, te cilat kalojne nga nje nivel I larte ne nje nivel te ulet.
Kush e mban pergjegjesine nese presidenti I urdheron?
Ne cdo rast eshte eprori ai qe mban pergjegjesine morale edhe pse eshte e veshtire te mendosh qe ai qe ka kryer gabimin te shkarkohet nga pergjegjesia sepse âtë e kane urdheruar
80. Perfitimet nga programi I menaxhimit:
a) Përcaktimi I struktures se pershtatshme dhe roleve te duhura që nevojiten per te menaxh ne men etike
b) Programimi dhe vlerësimi I vazhd I kerkeses se etikes
c) Percaktimi I vlerave dhe sjelljeve per nje menaxh me te mire te O
d) Bashkerednimi I aktiviteteve per sjellje me te mire org dhe vlera te O
e) Orientim me te mire te udhezimit etik ne procesin e vendim marrjes
f) Te formoj bindjen se puntoret se vemdnja ndaj etikes nuk eshte thjeshte per te larguar shqetesimet apo permiresuar imazhin e O
81. Programet e menaxhimit etik sherbejne per….: Te hartuar rregulla dhe standarde te sjelljes …kode, politika, procedura, zera buxheti, raporte te mbledhjeve, forma autorizimi etj.
Per te arritur kete duhet: shkalle e larte e dialogimit dhe marreveshjeve
82. Rolet dhe pergjegjesit baze ne menaxhimin etik:  Ne varesi te madhesise se O, ne menaxhimin etik, rol te rendesishem luan funskioni menaxherial, pozitat e ndryshme menaxheriale. Menaxheret full time ose part time- njejte pergjegjes per zbatim te rregullave etike te dala nga programet e menaxhimit etik Organizatat e vogla e kanë veshtire te ndajne role te menaxhereve ne zbatim te rregu etike
83. Funksionet menaxheriale qe tregojne dhe sensibilozjne nivelin e pergjegjesive etike ne procesin e menaxhimit te Organizates:
a) Drejtori Ekzekutiv (CEO) – duhet te mbeshtes plotesisht programin…sepse: menaxhimi ditor i O i takon atij… dhe nese ai nuk eshte I perfshire ne program?????
b) Krijimi I nje Komiteti te Etikes ne nivel Bordi te |Drejtoreve
c) Krijimi I nje Komiteti per Menaxhim Etik- Komitet I perber nga drejtues te larte te O
d) Caktimi I nje personi me pergjegjesine për çeshtjet etike- ku jane dilemat, a eshte shkelur etika???
e) Ombudspersoni



84. Kodi I Etikës: specifikon rregullat etike të veprimtarisë dhe për këtë arsye Kodi ka vlerë…
Eticientët të ndarë në dy grupe:
a) Njeri qe thote se kodet nuk kanë ndonjë vlerë dhe se nuk kanë ndonjë influencë të madhe në vendin e punës
b) Grupi tjetër thotë se më shumë rëndësi paraqet dialogu I vazhdueshëm në lidhje me vlerat e kodeve se sa vet Kodet,
85. Gjatë Hartimit të Kodeve të Etikës duhet pasur parasysh:
a) Kultura organizative- njohuritë themelore lidhur me personalitetet e ndryshme
b) Planifikimi strategjik- veçoritë e tij në lidhje me zhv e vlerave të O
c) Larmia e vlerave- në secilën O ekz vlera dhe pikëpamje të ndryshme
86. Gjatë Hartimit të Kodeve të Etikës duhet ndjekur këto udhëzime:
a) Rishikimi dhe shqyrtimi i vlerave që nevojiten për të vepruar në pajtim me ligjet dhe rregullat e vendosura
b) Shqyrtimi i atyre vlerave, të cilat evidentojnë tre deri në veçori kryesore të një produkti ose shërbimi të suksesshëm e me nivel të lartë etik (p.sh. Kontabiliteti)
c) Identifikimi I vlerave që nevojiten për të trajtuar çështje aktuale që hasen në vende përkatëse të punës së organizatës.
d) Identifikimi I ëdo vlere që nevojitet, bazuar në faktet që evidenton pl. strategjik (SWOT analiza)
e) Duhet marrë parasysh ato vlera që çmohen lartë nga steakholders.
87. Shembuj të vlerave etike- 6 shtyllat e karakterit:
1. Besueshmëria, ndershmëria, integriteti, mbajtja e premtimeve, besnikëria
2. Respekti, autonomia, privacia, dinjiteti, mirësjellja
3. Përgjegjësia, llogaridhënia
4. Kujdesi, dhembshuria, konsiderimi, dhënia, ndarja, dashamirësia
5. Drejtësia dhe ndershmëria
6. Virtyti qytetar dhe qytetaria, bindje ndaj ligjit, shërbim ndaj komunitetit, mbrojtje e mjedisit
88. Kodet e sjelljes: Specifikojnë në detaje veprimet që kryhen në vendin e punës, kurse kodet e etikës janë guida (udhëzues) për vendimet që merren në lidhje me këto veprime.Kodet e sjelljes po sofistikohen duke arritur në nivelet më të ulëta të menaxhimit të O
89. Dilemat etike: Dilemat etike lidhen me alternativat e ndryshme. Nëse kemi më shumë se një alternativë, ka rrezik/ dilemë etike.
Ka dilemë etike nëse:
a) Ka konflikte  të vlerave midis interesave të ndryshme
b) Alternativa reale, të cilat justifikohen në mënyrë të njëjtë
c) Konsekuenca sinjifikative ndaj “stakeholdersave”




90. Tre metoda për zgjidhjen e dilemave etike:
A)  Testi I përkatësisë së informacionit- a është marrë informacioni I nevojshëm për një vendim transparent
B)  Testi I përfshirjes- a janë përfshirë të gjithë individët që duhet marrë pjesë në vendim marrje
C)  Testi I pasojave që rrjedhin
91. Çka është komunikimi: Latinisht “communis” – e përbashkët
Komunikimi- mjet me anë të të cilit njerzitë arrijnë të shkëmbejnë midis tyre informacionet për operacionet dhe  veprimtaritë që realizohen në organizatën e biznesit.
92. Komunikimi është i rëndësishëm për këto arsye:
 a) Për përcaktimin e synimeve dhe transmetimin e tyre nëpër pika të ndryshme të O.
b) Hartimin e planeve që drejtohen apo fokusohen ndaj arritjes së synimeve
c) Për organizimin e burimeve njerëzore dhe burimeve tjera në mënyrë më efiçente  dhe efektive
d) Për të realizuar kontrollin  e performancës
93. Llojet e komunikimit:
1.Komunikimi nga lart – poshtë, informacioni transmetohet nga nivelet më të larta drejtë atyre më të ulët.
5 tipet e këtij komunikimi:
a) Instruksionet për kryerjen e punës
b) Rregulloret
c) Aktet normative, politikat dhe procedurat
d) Feedback
e) Komunikimi  indoktrinues
94. Komunikimi nga poshtë – lart: Lëvizje e fluksit të ideve, opinioneve, ankesave dhe informacioneve tjera nga vartësit drejt eprorëve të tyre
Ky komunikim është i rëndësishëm për arsye se :
a) Menaxherët mësojnë për qëndrimet e punëtorëve ndaj organizatës
b) Diskutimi I problemeve të punës
c) Feedback I mirë për menaxherët rreth punës dhe operacioneve të ndërmarra
95. Komunikimi horizonatal: Është komunikim midis individëve  të të njejtit nivel në kuadër të organizatës.
96. Komunikimi diagonal: Komunikimi në mes të individëve të departamenteve të ndryshme pavarësisht nga funksioni në ndërmarrje.
97: Komunikimi informal: Komunikimet jashtë kanaleve formale të komunikimit ( thashethëme  apo informacione jo të plota)
98. Komunikimi brenda grupit: Komunikimi i grupit të individëve që kryejnë detyra të cilat kërkojnë inpute dhe nga individ të tjerë dhe menaxheri duhet të përcaktojë mënyrën e komunikimit në mes tyre.
99. Problemet kryesore që hasen gjatë komunikimit:
a) Mungesa dhe mangësitë e planifikimit
b) Problemet semantike apo gjuhësore
c) Interpretimet e ndryshme të informacioneve
d) Problemet e filtrimeve të informacionit
e) Shkalla e të dëgjuarit
f) Kredibiliteti
g) Informacionet e tepërta
100. Përmirësimi i etikës së komunikimit në organizatën e biznesit:
a) Eleminimi i barrierave të mësipërme
b) Kujdesi në komunikimin në mes të organizatës me mjedisin e jashtëm ( intervista, pytësorët, anketat etj.)
c) Eleminimi i gjuhës së ndërlikuar ( komunikimi gojor ose me shkrim )
d) Përdorimi i fjalëve të shkurtëra  dhe të njohura  si dhe fjalive dhe frazav e të  thjeshta
e) Menjanimi i fjalëve të tepërta dhe të panevojshme
f) Zgjedhja e një stili të të shkruarit i cili i përshtatët situatës dhe efektit që dëshiron të arrijë  dërguesi i informacionit








No comments: