MENAXHIMI I REZERVËS





MENAXHIMI I REZERVËS

Detyra e parë!
Dyqani kërkon të përmirësojë menaxhimin e rezervës. Për këtë duhet ta dijë gjendjen faktike të rezervës.
Artikulli me pjesëmarrjen më të madhe në rezervë ka edhe  shitjen më të madhe me 65 njësi në javë.
Furnitori për këtë produkt paguhet 60 euro për njësi. Kosto e bërjes së porosisë është 55 euro, ndërsa kosto vjetore e mbajtjes është 30 përqind e vlerës së produktit. Duke qenë se dyqani operon 50 javë në vit, menaxheri bën porosi të rralla e të mëdha. Kësaj here ka bërë porosi prej 400 njësish.
Sa SEP-ja (Sasia Ekonomike e Porosisë - Economic Order Quantity - EOQ)?
Sa është KNP (Koha Ndërmjet Porosive - Time Between Orders - TBO)?

Detyra e parë!
Dyqani kërkon të përmirësojë menaxhimin e rezervës. Për këtë duhet ta dijë gjendjen faktike të rezervës.
Artikulli me pjesëmarrjen më të madhe në rezervë, sikurse edhe në shitje me 65 njësi në javë.
Furnitori për këtë produkt paguhet 60 euro për njësi. Kosto e bërjes së porosisë është 55 euro, ndërsa kosto vjetore e mbajtjes është 30 përqind e vlerës së produktit. Duke qenë se dyqani operon 50 javë në vit, menaxheri bën porosi të rralla e të mëdha. Kësaj here ka bërë porosi prej 400 njësish.
Sa SEP-ja (Sasia Ekonomike e Porosisë - Economic Order Quantity - EOQ)?
Sa është KNP (Koha Ndërmjet Porosive - Time Between Orders - TBO)?



Detyra e dytë!
Dyqani i vazove egjiptiane kërkon të përmirësojë menaxhimin e rezervës. Për këtë duhet ta dijë gjendjen faktike të rezervës.  Artikulli me pjesëmarrjen më të madhe në rezervë janë fibulat, njëherësh ato kanë hisen më të madhe edhe në shitje me 75 njësi në javë.  Furnitori për këtë produkt paguhet 65 euro për njësi. Kosto e bërjes së porosisë është 57 euro, ndërsa kosto vjetore e mbajtjes është 27 përqind e vlerës së produktit. Duke qenë se dyqani operon 51 javë në vit, menaxheri bën porosi të rralla e të mëdha.
Sa SEP-ja (Sasia Ekonomike e Porosisë - Economic Order Quantity - EOQ)?
Sa është KNP (Koha Ndërmjet Porosive - Time Between Orders - TBO)?  (mujore, javore, ditore)

No comments: