Permbledhje e Ligjeratave Statistike+Provime - Rahmije Mustafa

1.      Cka është statistika?

Statistika definohet si shkencë e cila përmes madhësive (vlerave) numerike bën hulumtimin e karakteristikave të dukurive masive. Statistika është shkencë e cila përcjellë zhvillimin e dukurive në natyrë, ekonomi dhe shoqëri.

2.      Cka është objekt i hulumtimit të statistikës?

Objekt i hulumtimit të statistikës është studimi i anës sasiore dhe cilësore të dukurive massive si dhe karakteristikave të variacionit të tyre në një kohë dhe vend të caktuar.

3.      Cilet janë metodat e statistikës?

1)     Induksioni (nga individualja tek e përgjithshmja)
2)     Deduksioni ( nga e përgjithshmja tek  individualja)
3)     Analiza (shpërndahen dukuritë)
4)     Sinteza (bashkon dukuritë)
5)     Metodae analogjisë (lidhshmërisë)
6)     Metoda representative
7)     Metoda grafike

4.      Cilët janë parimet e shoqeatës statistikore?

1)     Aftësimi i ekspertëve të statistikës
2)     Këmbimi i zbulimeve shkencore dhe përvojës
3)     Miratimi i metodologjisë unike
4)     Objekti dhe përmbajtja e veprimtarisë statistikore
5)     Harmonizimi i afateve në hulumtimin statistikorë
6)     Çështja e publikimeve statistikore si dhe format e këmbimit ndërkombëtarë.

5.      Cka kuptoni me dukurinë masive?

Dukuria masive ( popullimi) paraqet çdo bashkësi të ndryshme njerëzish, objektesh, sendesh, rastesh etj.Dukuria masive është sasia e diferencuar në mënyrë cilësore.

6.      Cka kuptoni me njesinë statistikore?

Njesia statistikore (individi) paraqet njesitë përbërëse të popoullimit. Psh. Njesia statistikore (individi):
1)     Suksesi i studentëve në fakultet,
2)     Punëtorët e një lëmie të ekonomisë kombëtare,
3)     Harxhimet mujore të telefonit në ndërmarje,
4)     Harxhimet ditore të energjisë etj.


7.Në sa njesi matëse të vecanta e hulumton statistika njesinë statistikore?

Statistika  hulumton njesinë statistikore në këto njesi matëse të veçanta:
1)     Njesia e vëllimit të dukurisë (regjistrimit, numrimit, raportimit të një dukurie)
2)     Njesia e raportimit (evidentimit)
3)     Njesia për matjen e variacionit (variance, devijimi standard dhe disperzioni)

8.Cka është tipari dhe sa lloje të tipareve dallojmë?

Çdo veti e veçantë për secilin dhe e përbashkët për të gjitha njesitë quhet TIPAR. Kemi dy lloje të tiparëve:
1)     Tipare sasiore
2)     Tipare cilësore
Tiparet indajmë:
v Sipas tipit (mosha, pasha, numri I studentëve)
v Sipas formës (mënyrës së krijimit)
v Sipas përmbajtjes (brendisë)

9.Cka paraqet variacioni?

Variacioni paraqet lëviyjet që shprehin ndryshimin e sasisë ose të cilësisë së tiparit  dhe dukurive masive në tërësi.

10.Në sa forma paraqitet variacioni?

Variacioni paraqitet në dy forma:
1)     Variacioni si ndryshim dhe
2)     Variacioni si koeficient

11.Nga se varen rezulltatet e fituara nga analiza statsitikore?

Rezultatet e fituara nga analiza statistikore varen:
Ø  Nga aplikimi i metodave kërkimore dhe
Ø  Nga cilësia e të dhënave të grupuara të dukurisë

12.Cilët janë fazat e punës kërkimore?

ü  Vrojtimi statistikor
ü  Përmbledhja dhe grupimi i të dhënave
ü  Përpunimi dhe analiza statistikore
ü  Publikimi i rezultateve



13.Cka kuptoni me fazën e vrojtimit statistikor?

Vrojtimi statistikor bën regjistrimin dhe grumbullimin e të dhënave për dukurit masive dhe tipareve të tyre të llojllojshme.
·        Këtu bëhet verifikimi i tër dokumentacionit
·        Bëhet pregaditja rreth organizimit më të mirë
·        Bëhet kontrollimi dhe verifikimii qëllimit dhe detyrës së dhënë
·        Bëhet grumbullimi i materialit i cili do të jetë lëndë e përpunimit në fazat e tjera të hulumtimit.




14.Sipas burimit të të dhënave statistikore dallojmë sa lloje të vrojtimit dallojme?

Sipas burimit të të dhënave statistikore dallojmë:
Ø  Vrojtimi i drejtëpërdrejt
Ø  Vrojtimi përms dokumenteve
Ø  Vrojtimi sipas deklarimit.

15.Sipas menyrës së vrojtimit, grumbullimi i të dhënave kryhet përmes këtyre formave:

v Mënyra ekspeditive (ekspertët statistikor)
v Përmes thyerjes zyrtare
v Mënyra postelegrafike
v Përmes korespodentëve
v Mënyra e vetëregjistrimit përmes pyetësorëve.

16.Varesisht nga qëllimi i kërkimit, natyra e dukurisë dhe rethanat në tëcilat gjendet dukuria dallojm këto lloje të vrojtimit.

§  Vrojtimi sipas kohës – (të vazhdueshme dhe jo të vazhdueshme)
§  Vrojtimi sipas vëllimit – (vrojtim i përgjithshëm dhe i pjesshëm)

17.Cilët janë format kryesore të vrojtimit të pjesshem?

Format kryesore të vrojtimit të pjesëshëm janë:
Ø  Mostra (merret vetëm një pjesë e rastësishme)
Ø  Anketa (ankohet vetëm një pjesë e rastësishme)
Ø  Monografia (hulumtohet detalisht një njësi)

18.Cilët janë llojet e gabimeve statistikore?

® Gabimet  e reprezentimit (përfaqësimit)- e rastësishme dhe të qëllimta
® Gabimet e regjistrimit


19.Grupimi i të dhenave sipas kriterit të pergjithshem bazohet ne tri mënyra edhe ate:

Ø  Grupimi sipas qëllimit (grupimi tipologjik-sipas tipareve ), (grupimi i variacionit-ndryshimet brenda një tipari), (grupimi analitik-lidhje e ndërsjellë shkakë pasojë)
Ø  Grupimi sipas llojit të tiparit (grupimet cilësore, sipas tiparëve sasiore, sipas tiparëve kohore dhe hapsinore).
Ø  Grupimi sipas vëllimit të tiparit (grupimi i thjeshtë-vetëm një tipar, i kombinuar- dy a më shumë tipare dhe rigrupimi- një numër i madh grupesh shëndrohet në më të vogla).

20.Radhitja e të dhënave statistikore mundë të kryhet?

ü  Radhitja me dorë
ü  Radhitja me mjete teknike dhe
ü  Radhitja e kombinuar
21.Varësisht nga tipari që tregojnë variacionet seritë munde ti ndajme:

v Seri të thjeshta (të dhëna për një tipar)
v Seri të përbëra (të dhëna për më shumë tipare)
v Seri hapsinore (teritoriale)
v Seri kohore ose kronologjike
v Seri të shpërndarjes

23.Cka janë pasqyrat statistikore?

Pasqyrat statistikore janë formë ku paraqiten seritë dhe rezultatet nga materiali i përmbledhur dhe i grupuar statistikor.

24.Sipas përmbajtjes të pasqyrës statistikore dallojmë?

è Pasqyra të thjeshtastatistikore (për një tipar)
è Pasqyra të përbëra (dy a më shumë tipare)
è Pasqyra të kombinuara statistikore

25.Ne bazë të përmbajtjes, natyrës, ecurisë së dukurisë dhe menyrës së ndërtimit, grafet statistikore mundë të ndahen ?

Grafet statistikore mundë të ndahen në 3 grupe:
1)     Diagrame (grafe me figura gjeometrike)
2)     Kartograme dhe
3)     Ideograme (grafe me figura natyrale).

26.Cka kuptoni me fazën e analizes statistikore?
Analiza statistikore paraqet fazën e tretë dhe të fundit të dukurisë masive, kjo fazë pëson pas hulumtimeve të bëra rreth vrojtimit, përmbledhjes, grupimit dhe paraqitjes grafike të të dhënave të sistemuara.

27.Analiza statistikore varesisht nga karkateristikat e dukurive masive ne thelb dallohen si?
Ø  Analiza statike (gjendja se si është dukuria)
          Analiza dinamike (zhvillimi i dukurisë)
Ø  Analiza reprezentative (mostra, anketa)
Ø  Analiza regressive (raportet në mes dukurive të ndryshme)

28.Gjate analizes se distribuimite te serive me se shumti perdoren keto elemente:
è Madhësitë mesatare
è Treguesit e variabilitetit
è Invariantet bazë
èInvariantet e momenteve statistikore

 29.Cka paraqesin momentet statistikore?
 Momentet statistikore janë tregues relative të asimetrisë dhe kurtozisit, të cilat paraqesin devijimin e nivelizuar mesatar të të dhënave në seri nga mesatarja e tyre.



 30.Cka paraqet probabilitetit?
Teoria e probabilitetit meret me aplikimin e metodave te ndryshme ne analizen e raporteve te dukurive stohastike.


31.Cilet jane llojet e probabilitetit?
Llojet e Probabilitetit:
-           Prova e rastit
-           Ngjarja
-           Probabilitetiingjarjes
-           Probabiliteti me kusht
-           Probabiliteti pa kusht
-           Ndryshoret e rastit dhe llojet e tyre

32.Cka paraqet prova?
Prova paraqet, parasheh ose përcakton dukuri potenciale (hudhja e monedhës).

33.Per cka perdoret analiza e regresionit?
Analiza e regresionit me se shpeshti perdoret per hulumtimin e
variabilitetit te dy fenomeneve, nga te cilat njera paraqitet si variabel e
pavarur kurse tjetra e varur.

34.Cka quajme teresi e pergjithshme dhe cka quajm moster?
Dukurin te cilen deshirojme ta studijojme dhe analizojme quhet teresie pergjithshme, ndersa pjesa e nejsive qe zgjidhet per vrojtim konkret quhet moster.

35.Cilet jane metodat kryesore te zgjedhjes se njesive ?
Metodat kryesore te zgjedhjes se njesive jane:
Metoda e rastit (zgjedhja e rastesishme nga teresia e pergjithshme)
Mostra e kualifikuar (zgjedhja e rastesishme nga teresia e pergjithshme me pare e regulluar apo kualifikuar)
Panel mostra (zgjedhet ne menyre te rastesishme).
USHTRIME
KOEFIÇIENTI I VARIACIONIT- Variacioni paraqet lëvizjet apo ecuritë që shprehin ndryshimin e sasisë ose cilësisë së atributit të individit (njësitë statistikore) dhe dukurisë masive(popullimi) në tërësi.
Përmes variacionit si lëvizje, si ecuri dhe si ndryshim zbulohen ligjshmëritë në natyrë, në ekonomi dhe në shoqëri.(gjatë vrojtimit të fenomeneve të ndryshme , ecuritë e variacionit mund të analizohen në hapësirë, dhe në një periudhë të caktuar)
STATISTIKA si shkencë merret me studimin e ligjshmërive të variacionit të atributit në kuadër të njësisë statistikore masive në tërësi
Kemi dy lloje:
Variacioni si ndryshim-paraqet ndryshimin(diferencën) në mes madhësis raportuese dhe paraprake të një atributi apo tipari.
Përmes formulës aritmetike ndryshimi i dy niveleve të atributit të vrojtuar tregon variacionin për periudha (nivele) të caktuara kohore.
Nëse nivelet (të dhënat) e atributit (tiparit) i shënojmë me N
Variacioni   i   ndryshimit  Ë1  =   N2-N1,N2,N3,.....Ni(i =1,...n)   dhe   variacionin   me   :Ë1rË2rË3r....Ëi(i=1...n)   atëherë variacioni si ndryshim përmes formulës do të shprehet si vijon
Vd1=N2-N1
Vd2=N2-N1
Vd3=N2-N1
Vdi=Ni+1-Ni
Vdn_1=Nn-Nn_1
Rezultat e fituara nga raportet e paraqitura në formulë, përmes niveleve të periudhave të ndryshme kohore, tregojnë shtimin, stagnimin apo rënien e dukurisë së vrojtuar.
Shembull : Procesi i regjistrimit të studentëve në vitn e parë pranë Fakultetit të Administratës publike - USHT gjatë periudhës kohore 2006/2010 është si më poshtë.
1.Në vitin shkollor 2006/2007 u regjistruan 500 studentë (N1)
2. --------------------- 2007/2008 u regjistruan 460 studentë (N2)
3.    -------------------- 2008/2009 u regjistruan 460 studentë (N3)
4.    --------------------  2009/2010 u regjistruan 480 studentë (N4)
Nga llogaritja e maleve të serisë së dhënë në vijim fitohet
variacioni si ndryshim Vd1
Vd1=N2-Nl= 460-500 = -40                      (zbritje)
Vd2=N3-N2= 460-460 = 0                         (stagnim)
Vd3=N4-N3= 480-460 = 20                       (rritje)
Rezultatet e fituara tregojnë ecuri të ndryshme të variacionit nëpër periudha të ndryshme të krahasimit të niveleve:
1.            N2 < N1
2.            Ë = 0
3.            N4 > N3 ku Vd3 > 0



VARIACIONI SI KOEFICIENT - është shprehje relative dhe  paraqet raportin   në   mes   dy   niveleve   të   vrojtuara   të   atributit,   njësisë statistikore ose dukurisë masive.
Rezultatet e fituara nga raporti i dy të dhënave, përkatësisht i nivelit raportues dhe atij paraprak paraqet koeficientin e ndryshimit të vlerave relative, i cili shpreh karakteristikat cilësore të dukurisë së vrojtuar.
  Simbolet e atributit, të njësisë ose dukurisë statistikore të vrojtuara janë    :    N1,N2,N3,...Ni(i=1..n),    ndërsa    variacioni    si    koeficient    :
Vk1,Vk2,Vk3,...Vki(i=1.n) ku kemi këto shprehje :
- Vkl =N2/N1 , Vk2 =N3/N2, Vk3 =N4/N3............. Vk1 =Ni+1/Ni
-Edhe te koeficientët e fituar të variacionit nga ecuritë e dukurisë së vrojtuar mund të paraqesin variacionin në rritje, stagnim ose rënie.Mirëpo, koeficienti nuk mund të jetë më i vogël se zero, por sillet prej zero deri në plus pa kufij (0,+&)




Shembull.Seria e e prodhimit të këpucëve në një ndërmarrje, e shprehur në palë:
  Viti 2006 prodhuar 8000 (Nl) Viti 2008 prodhuar 10000 (N3)
  Viti 2007 prodhuar 10000 (N2) Viti 2009 prodhuar 9 000 (N4)
Nga seria e dhënë e dukurisë së vrojtuar, në vijim llogaritetvariacioni si koeficient:    Vk1 =N2/N1 =10 000/8000 = 1.25       (rritje)           
Vk2 =N3/N2 = 10000/10000=1,00 (stagnim)   
Vk3 =N4/N3 = 9000/1000 =0,9 (zbritje)     
Nga të dhënat(nivelet) e krahasuara, duke i vën në raport N2 me N1 fitohet variacioni si koeficient më i lartë se një (Vkl >1), çka do të thotë se dukuria e vrojtuar, përkatësisht prodhimi i i këpucëve vitin 2007, në raport me vitin 2006, ishte më i lartë për 0,25 të vlerës së koeficientit, ose shprehur në përqindje, ishte 25% më i lartë/D.m.th në këtë rast dukuria tregon tendencë rritje edhe përmes shprehjes së variacionit të koeficientit,sepse Vk1 >1.Në rastin tjetër Vk2 >1,0, cka do të thotë se dukuria stagnon, ndërsa Vk3 <1, ku dukuria rezulton fakti se dukuria në krahasim me periudhën paraprake është në rënie e sipër.









No comments: