Provime ne Banka dhe Afarizmi Bankar te Gazmend Liboteni

UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______
Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR

GRUPI :    2012/1/31/3


1. Rretho  përgjegjen e saktë:

a.       Në shekullin XII-XIV, paraqiten templarët, të cilët kishin dy qendra, në Frankfurt e Londër, dhe filiale të shumta në Francë, si dhe i kishin institucionet më të rëndësishme bankare në Europë.
b.      Në shekullin XII-XIV, paraqiten templarët, të cilët kishin dy qendra, në Paris e Frankfurt, dhe filiale të shumta në Francë e Levant, si dhe i kishin institucionet më të rëndësishme bankare në Europë.
c.       Në shekullin XII-XIV, paraqiten templarët, të cilët kishin dy qendra, në Paris e Londër, dhe filiale të shumtanë Francë e Levant, si dhe i kishin institucionet më të rëndësishme bankare në Europë.

2. Funksioni i ndërmjetësimit financiar përfshin këto komponente (rretho):

a.       harmonizimi i strukturës kohore të mjeteve dhe burimeve të mjeteve
b.      transformimi i strukturës së afatit të depozitave,
c.       formimi i mundësive sa më efikase e racionale të grumbullimit e të lejimit të mjeteve monetare,
d.      grumbullimi i mjeteve disponuese në kuadër të një ekonomie kombëtare.,
e.       sigurimi i koncentrimit optimal të rrjedhave monetare me qëllim të tejkalimit të kufizimeve territoriale, kohore e kufizimeve të destinimit.

3. Llojet e bankave janë (rretho):

  1. banka emituese (qendrore),
  2. banka komerciale (depozitare),
  3. banka afariste,
  4. banka kreditore,
  5. banka nacionale,
  6. banka investive,
  7. banka të specializuara ose të degëve,
  8. kursimorja postare,
  9. banka universale,
  10. banka hipotekare,
  11. banka regjionale dhe banka për zhvillim,
  12. banka multinacionale dhe
  13. kursimore.


4. Rretho përgjigjen e saktë:

a.       Veprimtaria e bankave afariste është e orientuar në financimin e ndërmarrjeve industriale, shitblerjen dhe emisionin e letrave me vlerë, ndërmjetësimin gjatë kontraktimit të huave shtetërore dhe të gjitha transaksionet e mëdha financiare, për të cilat nevojitet kapital i madh.
b.      Veprimtaria e bankave afariste është e orientuar edhe në themelimin e ndërmarrjeve industriale, shitblerjen dhe emisionin e letrave me vlerë, ndërmjetësimin gjatë kontraktimit të huave shtetërore dhe të gjitha transaksionet e mëdha financiare, për të cilat nevojitet kapital i madh.
c.       Veprimtaria e bankave afariste është e orientuar edhe në themelimin dhe financimin e ndërmarrjeve industriale, shitblerjen dhe emisionin e letrave me vlerë, ndërmjetësimin gjatë kontraktimit të huave shtetërore dhe të gjitha transaksionet e mëdha financiare, për të cilat nevojitet kapital i madh.

5. Përpos funksioneve themelore, Banka Botërore kryen edhe punë të tjera (rretho):
  1. kreditimi i ndërmarrjeve private,
  2. organizimi dhe dhënia e ndihmës financiare,
  3. aftësimi i kuadrove në kuadër të Institutit për Zhvillimin Ekonomik,
  4. financimi I degëve prioritare të zhvillimit ekonomik,
  5. themelimi i konsorciumeve për kreditimin e programeve prioritare të zhvillimit.


6. Në aspektin e kontrollit të punës së bankave në vendet e zhvilluara, karakteristike janë disa veprime (rretho):
a.       standardizimi i aktiviteteve të kontrollit në të gjitha vendet e zhvilluara. Ajo bëhet me implementimin e të ashtuquajturëve standardeve të Bazelit.
b.      procesi i ndarjes së supervizionit dhe operacioneve nga bankat qendrore në institucione më vete të pavarura.
c.       standardizimi i aktiviteteve të kontrollit në të gjitha vendet e zhvilluara. Ajo bëhet me implementimin e të ashtuquajturëve standardeve të Bazelit.
d.      procesi i ndarjes së supervizionit nga bankat qendrore në institucione më vete të pavarura.

7. Karakteristikat kryesore, sipas të cilave kompanitë financiare dallojnë nga bankat, janë (rretho):
a.       kanë një aktivë të thjeshtë nga aspekti i aktiviteteve,
  1. struktura e pasivës së tyre (obligimet) është më homogjene (financim në kuadër të grupit, borxhe ndaj bankave të tjera, etj.),
  2. kanë një aktivë dhe pasivë më të thjeshtë,
  3. kanë sportele bankare të përshtatshme publike..
  4. nuk kanë sportele bankare të përshtatshme publike




8. Parimet kryesore në afarizmin banka janë (rretho):

1)      parimi i likuiditetit,
2)      parimi i sigurisë së plasmaneve,
3)      parimi i solventitetit, i sigurimit dhe i efikasitetit të deponimit të mjeteve,
4) parimi i efikasitetit,
5) parimi i rentabilitetit.

9. Likuiditeti terciar përfshin (rretho):

1. transhet e pashfrytëzuara të kredive të bankat e vendit,
2. transhet e pashfrytëzuara të kredive të bankat e huaja,
3.eskontimi i kambialeve,
4. kreditë nga Banka Qendrore,
5.mundësia e marrjes së kredive në tregun e parave,
6. të drejtat e pashfrytëzuara të tërheqjes së mjeteve nga fondet rezervë.

10. Format e kreditimit të tregtisë së jashtme janë (rretho):

1. kreditë për eksport,
2. kreditë për import,
3. kreditë për shërbime, rieksport,
4.kreditë për shërbime,
5.kreditë bujqësore,
6. kreditë për punët ndërtimore në botën e jashtme.











UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______
Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI :    2012/2/31/3


1.  Cilat ishin bankat shtetërore të Venedikut (rretho):
   a. Banco di Rialto (1587-1617) dhe Casa di San Giorgio (1617-1806),
   b.Banco di Rialto (1587-1617) dhe Banco del Giro (1617-1806).
c. Bankat shtetërore të Venedikut ishin: Banco di Roma (1587-1617) dhe Banco delGiro (1617-1806).

2. Politika e tregut të hapëtështë (rretho):

   a.  instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen  letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste.
   b.   instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen dhe shet letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste.
   c.     instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen siguron letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste.
  d.    instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët shet letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste.

3.Cilat janë institucionet financiare jobankare (rretho):
  1. organizatat financiare depozitare,
  2. institucionet për kursimin e kontraktuar,
  3. organizatat financiare investive,
  4. kursimoret,
  5. kompanitë financiare,
  6. organizatat financiare jodepozitare,
  7. organizatat financiare të përziera.

4. Gjatë kreditimit, Banka Botërore u përmbahet këtyre parimeve (rretho):
a)      kreditimi bëhet vetëm për ndërmarrjet perspektive,
b)      financohet vetëm një pjesë e projektit (zakonisht pajisjet që duhet të blehen në botën e jashtme),
c)      që projektet të jenë rentabile,
d)     kreditimi i projekteve bëhet bashkë me institucionet e tjera financiare,
e)      financohen vetëm projektet konkrete të zhvillimit,
f)       kredia lejohet vetëm atëherë kur të vërtetohet se ajo nuk ka qenë e mundur të merret nga institucionet e tjera financiare me kushte të volitshme.
5. Sistemi bankar i Francës përbëhet nga këto banka (rretho):

a)bankatkreditore,
b) bankat afariste,
c)bankat kreditore për financimin me afat të mesëm dhe të gjatë,
d)bankat depozitare,
e)bankathipotekare.

6. Bankat qendrore në botë janë krijuar (rretho):

  1. përmes rrugës evolutive, me shndërrimin e një banke komerciale në bankë qendrore,
  2. që nga fillimi, themelohet me akt të veçantë.
  3. krijohet me legjislacion të caktuar,
  4. themelohet si një institucion i pavarur.

7. Në lartësine e rezervave të likuidtetit, të cilën bankat e ndajnë të Banka Qendrore, ndikojnë (rretho):

1. transaksionet monetare të komitentëve,
2. politika e likuiditetit të bankave,
3.politika kreditore e bankës,
4. politika monetare e Bankës Qendrore,
5. politika afariste e bankës.

8. Kreditë bankare me afat të gjatë i kanë këto specifika (rretho):

a. normën me të lartë të kamatës, gjë që duhet të siguroje rentabilitetin e investimeve,
b. mbulesën tjetër për kredinë e lejuar, që e përbëjnë hipoteka e bankes mbi objektet e ndërtuara, tokën dhe pasurinë tjetër të kërkuesit të kredisë,
c.rrezikun me të madh për kredinë e lejuar, që rezulton nga afati i gjatë, koha në të cilën mund të shkaktohen oscilime si në vlerën e mbuleses së ofruar, ashtu edhe në vjetërsimin e vetë objektit, për të cilin është lejuar kredia investive, gjë që shtron nevojën e syçelësisë së vazhdueshme të kreditorit dhe të përcjelljes së vazhdueshme të punës së ndërmarrjes.
d. normën më të ulët të kamatës,
e. teknikën tjetër të lejimit të kredisë, e cila kërkon nga banka që të disponojë kuadro të veçanta profesionale, që do të jene në gjendje t’i kryejnë të gjitha punët lidhur me lejimin e kredisë afatgjatë dhe percjelljen afatgjatë dhe amortizimin e kredisë së lejuar.





9. Burimet depozitare të mjeteve ndahen në (rretho):
a)      depozitat me të parë (a vista),
b)      depozitat e afatëzuar (afatgjatë, investivë),
c)      depozitat e kursimit,
d)     depozitat speciale.

10. Kredia investive mund të kthehet në këto mënyra (rretho):

a) me anuitete të njëjta, që përbëhen nga kryegjeja e kamata dhe shuma e tyre nuk ndryshon gjatë tërë periudhes së kthimit, por ndërron marrëdhënia në mes të kamatës e kryegjësë, ashtu që kryegjeja rritët, kurse kamata zvogëlohet;
b) me anuitete të ndryshme, ku kryegjeja gjatë tërë periudhës mbetët e pandryshuar, kurse kamata liogaritët në pjesën e mbetur të borxhit pasi të fitohet kryegjeja dhe ajo vazhdimisht zvogëlohet;
c)me shuma paushalle pas shfrytëzimit të kredisë;
d) pas një afati të caktuar, kur në një afat të caktuar paguhet vetëm kamata, ndërsa tërë shuma e kredisë kthehet përnjëhëre pas kalimit të këtij afati.
           e) me anuitete pas një periudhe të caktuar (grace period). Gjatë kësaj periudhe, përllogaritët dhe paguhet vetëm kamata, e pas kësaj periudhe, fillon përllogaritja normale dhe pagimi i anuiteteve.













UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______

Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI :    2012/3/31/3


1. Rretho përgjigjen e saktë:

a.       Shekulli XV ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore.
b.      Shekulli XVI ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore,
c.       Shekulli XVII ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore
d.      Shekulli XVIII ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore.

2. Kontrolli kualitativ i krediveështë (rretho):

a.   instrument, Banka Qendrore në mënyrë kuantitative e rregullon masën monetare
dhe potencialin kreditor të bankave afariste.
b.   instrument, Banka Qendrore në mënyrë kualitative e rregullon masën monetare
dhe potencialin kreditor të bankave afariste.
c.       instrument, Banka Qendrore në mënyrë kualitative e kuantitative e rregullon
masën monetare  dhe potencialin kreditor të bankave afariste.
d. instrument, Banka Qendrore e rregullon masën monetare
dhe potencialin kreditor të bankave afariste.

3. Në ekonomitë e zhvilluara dallojnë disa drejtime të zhvillimit të strukturës financiare (rretho përgjigjet e pasakta):

  1. zhvillimi i bankave dhe organizatave financiare jobankare,
  2. afarizmi bankar traditcional, me zhvillimin gjithnjë e më të madh të tregut të parasë e kapitalit,
  3. zhvillimi i bankave dhe organizatave mikrofinanciare,
  4. formimi dhe zhvillimi i afarizmit bankar universal , me zhvillimin e institucioneve financiare të specializuara,
  5. afarizmi bankar investiv, me zhvillimin gjithnjë e më të madh të tregut të parasë e kapitalit,

4. Në ekonomitë e zhvilluara të tregut, ekzistojnë tri lloj institucionesh financiare (rretho):

  1. institucionet kreditore,
  2. bankat komerciale,
  3. investitorët institucionalë,
  4. bankat e kursimeve,
  5. bankat investive.

5. Detyra kryesore e Këshillit të Guvernatorëve është të administrojë politikën monetare, duke i aplikuar këto instrumente (rretho):

a.       blerja dhe shitja e letrave shtetërore me vlerë,
b.      rezerva e detyrueshme,
c.       rezerva e likuiditetit,
d.      norma eskonte,
e.       emitimi i parave.

6. Likuiditeti primar është rezerva e parë dhe themelore e likuiditetit, që i mundëson bankës (rretho):

a.  që në afat t’i paguajë obligimet e skaduara,
b.  që t’i kryeje të gjitha pagesat e komitentëve,
c. që të ruaj aftësinë afariste,
d. që pa pengese ta kryejë aktivitetin kreditor,
e.  që të mbrojë bankën nga rreziku.

7. Sipas efekteve dhe qëllimit të pasqyrimit të gjendjes së bankës (efekteve të politikës së saj afariste), dallojmë këto bilance (rretho) :
a. bilancin e gjendjes,
b.  bilancin e konsoliduar,
c.  bilancin e suksesit,
            d. bilancin operativ (rrjedhës).

8. Në punët bankare aktive me afat të shkurtër hyjnë (rretho):
                        1) kreditë në llogarinë rrjedhëse,
2) kreditë eskontuese,
3) kreditë lombarde,
4)kreditë akceptuese,
5) kreditë ramburse,
6) kreditë e konzorciumit,
7) kreditë vinkulare,
8) kreditë avaluese.



9. Në punët bankare neutrale me afat të shkurtër, hyjnë (rretho):
1) punët e qarkullimit të pagesave,
2) dhënia e garancive,
3)forfeting punët,
4) blerja dhe shitja e letrave me vlerë,
5) hapja e akreditivit,
6) punët e arkëtimit,
7) faktoring punët,
8) punët e tjera ndërmjetesuese,
9) lëshimi i letrave kreditore,
10) punët e rambursit.

10. Dokumentet kryesore të akreditivit janë (rretho):
1. fatura,
2. dokumentet e transportit (fletëngarkesa apo konosamenti),
3. dokumentet e sigurimit të mallit (polisa e sigurimit,),
4.polisa kufitare,
5. dokumentet plotësuese (çertifikata mbi prejardhjen e mallit, mbi analizën e mallit, mbi gjendjen e mallit, etj.),
6. dokumentet e kontrollit të mallit.













UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______
Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI :    2012/4/31/3

1.Rretho përgjigjen e saktë:
a.       Bankat emisionare të Anglisë e Francës ushtruan ndikim në themelimin e bankave të tjera emisionare në shekullin XV e XIX në vendet e ndryshme të botës.
b.      Bankat emisionare të Anglisë e Francës ushtruan ndikim në themelimin e bankave të tjera emisionare në shekullin XVI e XIX në vendet e ndryshme të botës.
c.       Bankat emisionare të Anglisë e Francës ushtruan ndikim në themelimin e bankave të tjera emisionare në shekullin XVIII e XIX në vendet e ndryshme të botës.
d.      Bankat emisionare të Anglisë e Francës ushtruan ndikim në themelimin e bankave të tjera emisionare në shekullin XVII e XIX në vendet e ndryshme të botës.
2. Retho përgjigjen e saktë:
  1. Brenda sistemit monetar, Banka Qendrore koordinon punën dhe u jep sugjerime bankave afariste mbi sjelljen e tyre dhe afarizmin e tyre financiar.
  2. Brenda sistemit kreditor, Banka Qendrore koordinon punën dhe u jep sugjerime bankave afariste mbi sjelljen e tyre dhe afarizmin e tyre financiar.
  3. Brenda dhe jashtë sistemit bankar, Banka Qendrore koordinon punën dhe u jep sugjerime bankave afariste mbi sjelljen e tyre dhe afarizmin e tyre financiar.
  4. Brenda sistemit bankar, Banka Qendrore koordinon punën dhe u jep sugjerime bankave afariste mbi sjelljen e tyre dhe afarizmin e tyre financiar.

3. Nevojat e likuiditetit mund të klasifikohen në (rretho përgjigjet e pasakta):
a.       nevojat për kompenzimin e derdhjeve (daljeve) të mjeteve,
b.      nevojat për mbulimin e mungesës së pritur të hyrjes së mjeteve,
c.       nevojat për kompenzimin e hyrjeve të mjeteve,
d.      nevojat për gjetjen e burimeve të reja të financimit,
e.       nevojat për sigurimin e mjeteve likuide,
f.       nevoja që të kryhet një transaksion i ri në çdo kohë.

4. Rretho përgjigjen e saktë:
a.       Me instrumente kreditore bankat i pakësojnë rreziqet gjatë punës së tyre qoftë lidhur me ndryshimet e përnjëhershme të kurseve devizore, apo normave të kamatës.
b.      Me derivate financiare, bankat i pakësojnë rreziqet gjatë punës së tyre qoftë lidhur me ndryshimet e përnjëhershme të kurseve devizore, apo normave të kamatës.
c.       me derivate financiare dhe instrumentet hibride, bankat i pakësojnë rreziqet gjatë punës së tyre qoftë lidhur me ndryshimet e përnjëhershme të kurseve devizore, apo normave të kamatës.
d.      Me menaxhimin e duhur, bankat i pakësojnë rreziqet gjatë punës së tyre qoftë lidhur me ndryshimet e përnjëhershme të kurseve devizore, apo normave të kamatës.

5. Rretho përgjigjen e saktë:

a.       Bankat kantonale veprojnë kryesisht në mbledhjen e kursimeve (depozitave), dhënien e kredive afariste dhe obligacioneve pa hipotekë.
b.      Bankat kantonale veprojnë kryesisht në mbledhjen e kursimeve (depozitave), dhënien e kredive hipotekare dhe obligacioneve pa hipotekë.
c.       Bankat kantonale veprojnë kryesisht në dhënien e kredive hipotekare dhe obligacioneve pa hipotekë.


6. Banka e Sllovenisë ua lejon bankave t’i sigurojnë depozitat e tyre në njërën nga këto tri mënyra (rretho):
a.       t’i sigurojnë të gjitha depozitat në kompanitë e sigurimeve,
b.      të anëtarësohen në Fondin për Sigurimin e depozitave,
c.       të marrin garanci bankare,
d.      të marrin garanci nga kompanitë e sigurimeve,
e.       të lidhin marrëveshje me banka të tjera, që së bashku do të garantonin 70% nga të gjitha depozitat që ruhen te ata, kurse 30% tjera detyrimisht duhet të sigurohen, ose në kompanitë e sigurimeve ose në bankë.
7. Në politikën e formimit të mjeteve të bankave paraqitën këto burime të mjeteve (rretho):
1.      depozitat në para, 
2.      depozitat e kursimit dhe mjetet e tjera të qytetarëve,
3.      mjetet e mbledhura me emisionin e letrave me vlerë,
4.      kreditë nga Banka Qendrore,
5.      kreditë në vend dhe në botën e jashtme nga bankat dhe organizatat e tjera financiare,
6.      kreditë nga bota e jashtme,
7.      depozitat e paafatizuara,
8.      burimet e tjera të mjeteve.

8. Likuiditeti sekondar përfshin (rretho):

1. mjetet monetare të fondeve rezervë të bankave,
2. kreditë nga Bankat Qendrore,
3. mjetet devizore (ne disa raste, bankat disponojnë me shume mjete devizore ne llogari të bankat e huaja korrespondente, se ç’u nevojiten atyre për kryerjen e pagesave. Kjo tëpricë e mjeteve devizore paraqet likuiditetin sekondar të bankës afariste),
 4.kreditë e pashfrytëzuara,
5. shfrytëzimi për një kohë të shkurtër i mjeteve të ndara në formë të rezervave të detyrueshme në llogari të posacme të Banka Qendrore,
6. shfrytëzimi i kredive per likuiditet te Banka Qendrore, duke deponuar letrat me vlerë (bonat e arkës, fletobligacionet, etj.).


9. Bankat e krijojnë kapitalin e tyre nga këto mjete (rretho):
1) kapitali themelues,
2) rezervat e bankës,
3) rezervat e rivlerësuara,
4) fitimi i pashpërndare i periudhave të mëparshme,
5)fondet e grumbulluara nga klientët,
6) kapitali garantues,
7) fitimi nga afarizmi vijues.

10. Te rambursi indirekt, që është shumë i shpeshtë në pagesat ndërkombëtare, paraqiten këta persona (rretho):

a.  blerësi - importuesi,
b.  banka në vendin e importuesit,
c.  banka ramburse,
d. banka në vendin e eksportuesit,
e. shitësi – eksportuesi,
f. banka akceptuese,
g. banka korespodente.















UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______

Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI :   2012/5/31/3


1. Kriteret kryesore për bankat nuk janë (rretho):

a.   krijimi i parave,
b.   marrja dhe dhënia e kredive,
c.   dhënia e garancive dhe lëshimi i letrave kreditore,
d.   paraqet një mbështetje të mirë financiare për realizimin e
qëllimeve kryesore të politikës ekonomike e zhvillimore të vendit dhe
   e.    dhënia e kredive komitentëve të vet (ekonomia, popullsia, etj.),
f.       zhvillimi e përparimi i qarkullimit tëpagesave dhe shpejtimi i qarkullimit monetar.

2. Funksioni i ndërmjetësimit financiar përfshin këto komponente (rretho):

a.       grumbullimi i mjeteve disponuese në kuadër të një ekonomie kombëtare.
b.      transformimi i strukturës së afatit të depozitave,
c.       harmonizimi i strukturës kokore të mjeteve dhe burimeve të mjeteve,
d.      formimi i mundësive sa më efikase e racionale të grumbullimit e të lejimit të mjeteve monetare,
e.       sigurimi i koncentrimit optimal të rrjedhave monetare me qëllim të tejkalimit të kufizimeve territoriale, kohore e kufizimeve të destinimit.

3. Në bazë të sigurimit të mjeteve, në banka hyjnë (rretho):

  1. banka emituese (qendrore),
  2. banka komerciale (depozitare),
  3. banka nacionale,
  4. banka afariste,
  5. banka investive,
  6. banka të specializuara ose të degëve,
  7. banka universale,
  8. banka hipotekare,
  9. banka postare,
  10. banka regjionale dhe banka për zhvillim,
  11. banka multinacionale dhe
  12. kursimore.



4. Kontrolli kreditor i Bankës Qendrore nuk përfshin këto masa (rretho një përgjigje të pasaktë):

  1. kufizimin e rritjes së kredive afatshkurtër deri në një lartësi të caktuar;
  2. mbajtjen e likuiditetit primar të bankës afariste në lartësi të caktuar,
  3. përcaktimin e kushteve për aftësinë kreditore të bankës afariste,
  4. mbajtjen e likuiditetit sekondar në lartësi të duhur dhe
  5. caktimin e përqindjes minimale të likuiditetit të bankës afariste.

5. Në kuadër të instrumenteve të politikës monetare-kreditore të BQ hyjnë (rretho):

a. politika eskonte,
    b. politika e tregut të hapët,
    c. politika e rezervave të detyrueshme,
    d. politika e rezervave të likuiditetit,
    e.kontrolli kualitativ i kredive,
f.politika kuantitative e kredive,
g. politika selektive kreditore.

6. Cilat janë institucione financiare jobankare (rretho):

  1. organizatat financiare depozitare,
  2. institucionet për kursimin e kontraktuar,
  3. organizatat financiare investive,
  4. kompanitë financiare,
  5. institucionet kursimore,
  6. organizatat financiare të përziera,
  7. këmbimoret.

7. Në ekonomitë e zhvilluara kemi tri drejtime të zhvillimit të strukturës financiare (rretho 2 të pasakta):

  1. zhvillimi i bankave dhe organizatave financiare jobankare,
  2. afarizmi bankar traditcional, me zhvillimin gjithnjë e më të madh të tregut të parasë e kapitalit,
  3. zhvillimi i bankave komerciale,
  4. formimi dhe zhvillimi i afarizmit bankar universal , me zhvillimin e institucioneve financiare të specializuara,
  5. zhvillimi paralel i bankave depozitare dhe bankave universale.







8. Rreziqet kryesore në afarizmin bankar janë (rretho):

  1. rreziku kreditor,
  2. rreziku i likuiditetit,
  3. rreziku valutor,
  4. rreziku i normave të kamatës,
  5. rreziku i tregut,
  6. rreziku që është  lidhur me afarizmin jashtëbilancor.

9. Në grupin e organizatave financiare ndërkombëtare hyjnë (rretho):

2)      Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF),
3)      Korporata Ndërkombëtare për Garantimin e investimeve (MIGA),
4)      Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD),
5)      Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC),
6)      Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA),
7)      Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

10. Çka e karakterizon Sistemin bankar në Angli (rretho):

  1. koncentrimi i lartë i bankave,
  2. numri i madh i bankave komerciale,
  3. profitabiliteti i lartë i bankave,
  4. efikasiteti i lartë i punës së bankave,
  5. specializimi i lartë i sistemit bankar.






UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______

Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI :    2012/6/31/3


1. Nevojat për mjete likuide të bankave janë (rretho):

g.      Nevojat për mjete likuide plotësuese,
h.      nevojat për kompenzimin e derdhjeve (daljeve) të mjeteve,
i.        nevojat për mbulimin e mungesës së pritur të hyrjes së mjeteve,
j.        nevojat emergjente për mjete likuide,
k.      nevojat për gjetjen e burimeve të reja të financimit,
l.        nevoja që të kryhet një transaksion i ri në çdo kohë.

2. Për rangimin e bankave  mund të shërbejë (rretho):

-          fuqia (kapitali: shuma absolute),
-          madhësia ( aktiva: shuma absolute),
-          kualiteti (kapitali/aktiva),
-          fitimi para tatimit (shuma absolute),
-          joperformansat (rritja reale e fitimit, fitimi/kapitali, fitimi/aktiva).

3. Cilat prej këtyre nuk janë detyrat themelore të FMN (rretho 2 të pasakta):
  1. të përparojë zhvillimin monetar ndërkombëtar me bashkëpunimin e vendeve anëtare,
  2. të stimulojë zhvillimin e tregtisë botërore,
  3. të eliminojë spekulimet në tregjet financiare ndërkombëtare,
  4. t’i stabilizojë kurset devizore,
  5. të bëjë financimin e programeve prioritare të zhvillimit ekonomik,
  6. të zhvillojë sistemin multilateral të pagesave,
  7. të eliminojë kufizimet devizore,
  8. t’u ndihmojë vendeve anëtare në tejkalimin e deficitit të përkohshëm të bilancit të pagesave, duke u dhënë kredi.

4. Organizata financiare regjionale janë (rretho):

  1. Banka për Likuidimin e Llogarive Ndërkombëtare,
  2. Banka Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik,
  3. Unioni Europian i Pagesave,
  4. Banka Investive Europiane,
  5. Banka Europiane për Zhvillim,
  6. Banka Ndërkombëtare Investive,
  7. Banka Interamerikane për Zhvillim,
  8. Banka Afrikane për Zhvillim,
  9. Banka Islamike për Zhvillim,
  10. Banka për Eksport dhe Import,
  11. Banka Arabe për Zhvillimin Ekonomik,
  12. Banka Aziatike për Zhvillim.

5. Sistemi bankar i Italisë përbëhet nga këto banka (rretho):

a. Bankës Qendrore (Banca d’Italia)
b. bankat e të drejtës publike,
      c. kursimoret,
      d.bankat e interesit kombëtar,
      e. bankat e kredisë se zakonshme,
      f. arkat e kursimit, 
      g. institucionet speciale për kreditim me afat të mesëm dhe të gjatë.

6. Josolvencën e bankave mund ta shkaktojë (rretho):

a. jolikuiditeti,
b. joharmonizimi i struktures së afatit të plasmaneve e të mjeteve,
c.harmonizimi i strukturës së plasmaneve dhe mjeteve,
d. afarizmi me humbje,
e. përdorimi josolid i mjeteve,
f. joharmonizimi i prodhimit me kërkesat e tregut,
g. konkurrenca e pamjaftueshme.

7. Në potencialin kreditor të bankave ndikojnë këta faktorë (rretho):

a. kreditë e Bankës Qendrore,
    b. rezervat e detyrueshme,
    c.shndërrimi i depozitave në para të gatshme,
    d.rezervat e likuiditetit,
    e. operacionet devizore,
f. politika e normës se kamatës në kredi e depozita,
g. struktura e depozitave,
h. struktura e kredive të dhëna,
i. kreditë nga bota e jashtme.

8. Kontrolli i bankës gjatë shfrytëzimit të kredive investive (rretho):

    a. në drejtim të shfrytëzimit sipas destinimit,
    b. në drejtim të çmimeve të materialit ndërtimor,
    c. në drejtim të shpenzimeve të punës,
    d. në drejtim të kontrollit të kualitetit të materialit,
e. në drejtim të përmbushjes se afateve të ndërtimit.

9. Stimulimi i rritjes së kursimit në banka mund të bëhet (rretho):

a. aplikimi i numrit të madh të instrumenteve të mobilizimit të akumulimit monetar të popullsisë (obligacionet, polisat, etj.),
b.zgjerimi  i rrjetit të filialeve,
c. organizimi bashkëkohor i shërbimit të kursimit,
d. shfrytëzimi i politikës fiskale për orientimin selektiv të akumulimit të popullsisë,
e. ofrimi i normave më të larta të kamatës.

10. Sipas bankave të përfshira në bilanc, dallojmë këtobilance(rretho):

a. bilancin e një banke,
b. bilancin agregat të të gjitha bankave,
c.bilancin operativ (rrjedhës),
            d. bilancin e konsoliduar të të gjitha bankave,
e. bilancin e konsoliduar të tërë sistemit bankar.


















UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______

Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI :    2012/7/31/3


1. Gjatë analizës së bonitetit të bankave merren parasysh (rretho):

    a. struktura e bilancit,
    b.kualiteti i aseteve,
    c. kualiteti i afarizmit të bankës,
    d.  pozita financiare e bankës,
    e. boniteti i aksionarëve.

2. Burimet e mjeteve të bankës botërore janë (rretho):

  1. kapitalin e deponuar,
  2. kapitalin garantues,
  3. mjetet e mbledhura në tregun e aksioneve,
  4. mjetet e mbledhura në tregun e kapitalit,
  5. mjetet e të hyrave të realizuara,
  6. mjetet nga kryegjëja e huave të dhëna më parë.

3. Shkaqet kryesore pse bankat e huaja punojnë në Zvicër (rretho):

  1. Sigurimi i shërbimeve bankare të huaja për klientët vendës,
  2. Siguria më e lartë në sistemin bankar,
  3. Prezenca në njërën nga qendrat financiare më të rëndësishme dhe më stabile në botë,
  4. Sigurimi i pjesëmarrjes në tregjet e kapitalit,
  5. Prifitabiliteti më i lartë.
  6. Sigurimi i shërbimeve si: administrimi me portofolio për jorezidentët nga vendet e tyre dhe persona të nacionaliteteve të tjera,
  7. Shfrytëzimi i përparësive të kamatave dhe të taksave të ulëta që dominojnë në Zvicër për mjetet e dhëna hua, me qëllim të riplasmanit jashtë vendit.

4. Pavarësia e Bankës Qendrore të Kanadasë bazohet në këto fakte (rretho):

  1. Përfaqësuesit e qeverisë nuk mund të jenë anëtarë të Këshillit Drejtues me të drejtë vote.
  2. Qeveria e emëron guvernatorin, por jo edhe zëvendësguvernatorët.
  3. Qeveria nuk e emëron as guvernatorin as zëvendësguvernatorin. Ata i emëron Këshilli Drejtues i Bankës.
  4. Guvernatori dhe zëvendës guvernatori zgjedhen me afat relativisht të gjatë-prej 7 vjetësh dhe ato poste i mbajnë pavarësisht nga fakti a është e kënaqur qeveria me punën e tyre.
  5. Shpenzimet e bankës nuk i kontrollon Ministria e Financave, por Këshilli Drejtues i bankës.
  6. Shpenzimet e bankës i kontrollon Ministria e Financave.

5. Teoritë e normave të kamatës janë (rretho):

      a.  teoria e preferencës së likuiditetit,
      b.  teoria e fondeve kreditore,
      c.  teoria e kamatës nominale,
      d. teoria e inflacionit të pritur,
      e. teoria e kamatës reale.

6. Shfrytëzues të kredive afatshkurtër mund të jenë (rretho):

      a. organizatat ekonomike
      b. veprimtaritë joekonomike,
      c.prodhuesit bujqësorë,
      d.  bankat afariste,
      e. organizatat që merren me tregti të brendshme,
      f. popullsia, 
      g. organizatat që merren me tregti të jashtme.

7. Punët që i kryejnë bankat e autorizuara për afarizëm me botën e jashtme (rretho):

     a. punet devizore - valutore dhe të këmbimit,
     b. marrëdhëniet kreditore me botën e jashtme,
     c.punët në tregun devizor,
     d. qarkullimi i pagesave me botën e jashtme,
e.punët e projeksioneve të bilancit tregtar,
     f. punët për realizimin e projeksioneve të bilancit të pagesave,
g. punët rreth rezervave devizore,
     h. punët e tjera.

8. Instrumentet për formimin e bazës së mjeteve janë (rretho):

    a. Depozitat e kursimit dhe mjetet e tjera të popullsisë
    b. Depozitat e ndërmarrjeve
c. Depozitat e afatizuara
d. Letrat me vlerë
e. Depozitat me të pare (a vista)
    f.  Kreditë ndërbankare
 g. Rilombardi, rieskonti dhe kreditë nga Banka Qendrore
 h. Kreditë dhe depozitat nga bota e jashtme.


9. Në punët bankare pasive me afat të shkurtër  hyjnë (rretho):

                a. emisioni i kartëmonedhave,
b. mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtër - depozitave me të parë
(a vista depozitave),
                c. marrja hua të bankat e tjera,
d. mobilizimi i depozitave me afat të gjatë
                e. lëshimi i bonave të arkës,
                f. rilombardi,
                g. eskontimi i kambialeve vetjake.

  10. Inovacionet më të rëndësishme në afarizmin bankar me popullsinë janë (rretho):

    1. kartat plastike,
    2. ATM,
    3. POS,
    4. SWIFT,
    5. HB,
    6. Sigurimi i depozitave.













UNIVERSITETI I PRISHTINËS                                                  NR. I IND.    __________
FAKULTETI EKONOMIK                                                           EMRI _______________
NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______

Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI :    2012/8/31/3


1.Koeficientët e afarizmit bankar janë (rretho):

  1. profitabiliteti i aktivës,
  2. profitabiliteti i kapitalit,
  3. rreziku në treg,
  4. Profitabiliteti i pasivës,
  5. rreziku kreditor,
  6. rreziku jashtëbilancor,
  7. rreziku i kapitalit.

2. Cilat  janë detyrat e Bankës Botërore (rretho):

  1. ndihma vendeve anëtare për zhvillimin e tyre ekonomik,
  2. financimi i ndërmarrjeve private,
  3. nxitja e investimeve ekonomike në botën e jashtme,
  4. zhvillimi afatgjatë i tregtisë ndërkombëtare,
  5. stabilizimi i kurseve devizore,
  6. financimi i projekteve prioritare të zhvillimit ekonomik të vendeve anëtare,
  7. harmonizimi i veprimtarisë së saj me gjendjen dhe rrethanat në vendet që financohen.

3. Sistemi bankar në SHBA përbëhet nga këto banka (rretho):

a.bankat e bashkuara të kursimit (Mutual Saving Banks),
b. bankat federale rezerve,
c. bankat komerciale (bankat kombëtare e shtetërore),
d. bankat universale,
e. bankat efektuese (Investment Banks),
f. bankat truste (Trust Companies),
g.  Banka për eksport e import (Export-Import Bank),
h. Bankat investive.







4. Kamata reale varet nga këta faktorë (rretho):
a. përqindja e inflacionit,
b. kamata nominale,
c. raporti i politikës ekonomike ndaj politikës së normës së kamatës,
d. struktura e kapitalit të ndërmarrjeve (kapitali vetjak dhe i huazuar) dhe varësia nga tregu i kapitalit apo kreditë bankare,
e. të ardhurat për capita dhe mundësia e formimit të kursimit nga të ardhurat,
f. orientimi i politikës makroekonomike në stimulimin e investimeve dhe rritjes ekonomike,
g. politika monetare e Bankës Qendrore,
f. hapja më e madhe apo më e vogël e ekonomisë dhe ndikimi i tregut botëror financiar në tregun e kapitalit dhe në sistemin bankar të vendit.
h.inflacioni i pritur dhe ecuritë afariste në të ardhmen.

5. Elaborati inverstiv duhet të përfshijë (rretho):

a. pershkrimin e objektit investiv,
b. përshkrimin e punëve ndërtimore,
        c. vlerën parallogaritare të punëve ndërtimore,
        d. specifikimin e pajisjeve dhe të montimit,
        e. arsyeshmerine ekonomike e shoqërore të investimeve,
        f. burimet e financimit,
        g. zgjatjen e ndërtimit dhe fillimin e shfrytëzimit të kredisë,
        h. burimet e jashtme të financimit.

6. Hulumtimi i ecurive reale në ekonomi, që jane relevante për politikën e formimit të mjeteve të bankës, përfshin këto elemente (rretho):

         a. normën (përqindjen) e rritjes se prodhimit e të qarkullimit, si për tërë vendin, ashtu edhe për komitentët tradicionalë, të cilët e kryejnë afarizmin e tyre të shumtën përmes asaj banke;
         b. strukturën e prodhimit sipas degëve ekonomike;
         c. formimin e të ardhurave sipas sektorëve dhe shpërndarjen e të ardhurave në investime e konsum;
d. aktivitetet e veprimtarive ekonomike, 
         e. ecuritë e stoqeve sipas degëve e llojeve, me fluktuimet sezonale;
         f.  aktivitetet e veprimtarive joekonomike,
g. ecuritë e punësimit,
         h. ecuritë mall-para në treg dhe
         i. ecuritë e këmbimit ndërkombëtar.






7. Sipas gjatësisë së kohës, për të cilën përpilohet bilanci i bankës kemi (rretho)

a.bilancin fillestar,
        b. bilancin e konsoliduar
        c.bilancin e gjendjes,
        d. bilancin e ndërmjetëm,
        e.bilancin vjetor.


8. Në formimin e depozitave të bankave afariste ndikojnë këta faktorë (rretho):

  1. përqindja e kursimit dhe masa e kursimit në shoqëri,
  2. politika monetare-kreditore,
  3. përqindja e inflacionit, përkatësisht kamata reale,
  4. të ardhurat per-capita,
  5. lidhmëria brenda vetë sistemit bankar,
  6. rrjedhat monetare e financiare ndërkombëtare,
  7. niveli i zhvillimit të ekonomisë e shoqërisë.

9. Në punët bankare pasive me afat të gjatë  hyjnë (rretho):

      a.  emisioni i aksioneve dhe letrave të tjera me vlerë,
      b.  depozitat e afatëzuar,
      c.  depozitat afatgjatë të shtetit, të enteve e të institucioneve publike
     d.   depozitat me të parë,
     e.   lëshimi i obligacioneve,
     f.    lëshimi i bonave të arkës,
     g.   marrja e kredive me afat të gjatë në botën e jashtme.

10. Instrumentet e pagesave në qarkullimin ndërkombëtar të pagesave janë (rretho):

a. dërgesat bankare,
     b. akreditivi dokumentar,
c. mandaposta,
     d. arkëtimi inkaso dokumentar,
     e. kambiali,
     f. fletëpagesa e përgjithshme,
     g. çeku,
     h. letra kreditore,
     i.  karta kreditore,
     j.  garanca bankare.






No comments: