-Çdo tekst i shkruar organizohet në paragrafë, të cilët lexuesi i dallon lehtësisht falë veçimit të tyre nga njëri-tjetri.
-por paragrafi nuk është thjesht një thyerje e tekstit për ta bërë më të lehtë përkapjen e tij. Ai është njësia më themelore e tekstit, një grup fjalish me lidhje të ngushta midis tyre.
-ajo që e bën atë një njësi tekstore, është se fjalitë e tij janë të lidhura ngushtë nga ana gjuhësore dhe gjykimet e arsyetimet që shprehin kanë lidhje logjike midis tyre.
-Gjatësia e paragrafit mund të jetë e ndryshme.
-ajo varet nga lloji dhe gjatësia e shkrimit, nga madhësia e faqes, por edhe nga autori. P. sh., në gazeta dhe revista, meqë i kanë kolonat shumë të ngushta, bëhen thyerje të shumta të tekstit, kështu që në to janë të zakonshëm paragrafët me një ose dy fjali.
-në libra e dokumente me një kolonë paragrafët kanë një gjatësi më të madhe, me një mesatare prej 3-4 paragrafësh për faqe...
-Paragrafët mund të jenë llojesh të ndryshme: hyrës, që tregojnë qëllimin e shkrimit ose parashtrojnë planin e zhvillimit të një teme dhe me të cilën nis shkrimi; përmbyllës, në të cilët bëhen përgjithësimet, jepen përfundimet dhe, si të tillë, mbyllin shkrimin; kalimtarë, që shërbejnë për të bërë një kalim të butë dhe për t’i lidhur natyrshëm paragrafët e një shkrimi; dialogjikë, të cilët nisin zakonisht me vizë dhe, më rrallë, mbyllen në thonjëza.
-Për sa i përket natyrës logjike, paragrafët mund të tregojnë detaje ose veçanti dhe, në këtë rast, zhvillohen si një analizë, përshkrim a numërim i hollësishëm i veçorive.
-mund të përdoren për ilustrim, me synimin për ta bërë konkret diskutimin; për krahasim të diçkaje me gjëra të ngjashme ose të ndryshme; për përsëritje, me qëllim që të përforcojnë idenë e fjalisë kryesore të paragrafit para tyre; për të shtjelluar lidhjet logjike shkak-pasojë, rrethanore etj.; për përkufizimin e një koncepti a dukurie etj.
-Ashtu si edhe teksti, paragrafi ka një hyrje, një zhvillim dhe një mbyllje.
-kështu që ka rëndësi të madhe mënyra se si ndërtohen këto tri pjesë të tij dhe si lidhen ato midis tyre për t’i dhënë paragrafit kohezionin dhe koherencën e duhur.
-meqenëse çdo paragraf trajton një ide të vetme që shprehet me një varg fjalish, rëndësi të posaçme ka zgjedhja e fjalisë që do të shërbejë si bërthamë organizuese e tij, si strumbullar i paragrafit, të cilën do ta quajmë fjali bosht.
-fjalitë e tjera të paragrafit merren me shtjellimin e mendimit që përmban fjalia bosht.
-kjo, nga ana e vet, duhet të ketë një fjalë kyç, që të shërbejë si pikë referimi e paragrafit.
-fjala kyç duhet të jetë e tillë që të mund të shtjellohet me fjali të tjera. P. sh., fjali të tilla, si Muzika të kënaqë, Kampionati Botëror i Futbollit mbaroi etj., nuk mund të shërbejnë si fjali bosht të paragrafit, pasi fjalët kënaq dhe mbaroi, që dalin si fjalë kyç të tyre, vështirë se mund të shtjellohen më tej.
-duke i formuluar ndryshe, këto fjali mund të shërbejnë si fjali bosht për paragrafin:
Muzika ngjall emocione të forta.
Kampionati Botëror i Futbollit pati të papritura të shumta.
-Grupi emëror emocione të forta në fjalinë e parë dhe të papritura të shumta në të dytën lejojnë të shtjellohen më tej me fjali të tjera, të cilat do të sqarojnë se ç’emocione shkakton muzika, përkatësisht ç’të papritura pati Kampionati Botëror i Futbollit.
-Fjalia bosht shërben si strumbullar i paragrafit.
-prej saj rrjedh zhvillimi logjik i paragrafit, pavarësisht nga vendi ku ndodhet fjalia bosht: në fillim, në mes a në fund.
-................................
-Edhe disa këshilla të tjera për të ruajtur njësinë logjike të paragrafit:
1.Një paragraf duhet trajtuar një ide të vetme.
2.Kur kalohet nga një ide në një tjetër ose nga një aspekt i një ideje në një aspekt tjetër, nis një paragraf i ri.
3.Dy mendime të lidhura ngushtë midis tyre nuk ndahen në dy paragrafë të ndryshëm.
No comments:
Post a Comment