FJALIA, SHENJAT E PIKËSIMIT, RREGULLAT
E DREJTSHKRIMIT NË GJUHËN SHQIPE
-Stili i shkrimit akademik dhe gjuha shqipe
Ç’është stili i shkrimit akademik?
Ç’gjuhë duhet të përdorim kur shkruajmë një tekst akademik?
Si duhet të dallojë ai nga shkrimet letrare artistike apo stili publicistik?
Stili akademik pra përdoret për tekstet shkencore. Tekstet shkencore i kemi disa llojesh, me shkrim: vepër, monografi, disertacion, punim, artikull, tekste mësimore, dhe me gojë: kumtesë, ligjëratë, referim, si edhe bisedë për një temë shkencore.
-Autori kompetent dhe mjetet gjuhësore
Një autor i përgatitur duhet të jetë njohës i mirë i gjuhës në të cilën shkruan në formën e saj letrare, apo standarde.
Çfarë nënkupton zotërimi i mirë i gjuhës?
a.fjalori i pasur personal,
b.njohja e rregullave të drejtshkrimit,
c.njohja e rregullave për përdorimin e shenjave të pikësimit,
ç. një fjalor formal të gjuhës shqipe (në përgjithësi do të thoshim fjalor njëgjuhësh, në varësi të gjuhës së shkrimit dhe lexuesit tonë), fjalor sinonimik, librin e shenjave të pikësimit dhe rregullat e drejtshkrimit, si edhe një gramatikë.
-Besimi në njohuritë gjuhësore
Besimi në njohuritë gjuhësore krijohet nëpërmjet praktikës dhe kontrollit të vazhdueshëm, sidomos gjatë periudhës së rishikimit të draftit të parë. Duhet të keni parasysh se gjatë fillimit të hedhjes së ideve në letër dhe gjatë shkrimit të draftit të parë nuk u kushtohet dhe aq vëmendje gabimeve gjuhësore, pasi në këtë fazë është e rëndësishme grumbullimi i ideve dhe shprehja e tyre me fjali. Më pas bëhet redaktimi i tyre.
-Gramatika dhe pikësimi
Gramatika dhe përdorimi i drejtë i shenjave të pikësimit janë të rëndësishme për arsyen e thjeshtë se përdorimi i saktë i formave gramatikore dhe i shenjave të duhura të pikësimit ndihmojnë në shprehjen e saktë dhe të kuptueshme nga ana e shkruesit.
-Përdorimi i drejtë i shenjave të pikësimit
Si në çdo lloj shkrimi, shenjat e pikësimit i japin tonin e duhur një teksti akademik si në rastin kur duam të tregojmë diçka në mënyrë neutrale (përdorimi i pikës), kur duam të pyesim diçka (përdorimi i pikëpyetjes) etj.
-Përcaktorët e pacaktuar
Përdorimi i përcaktorëve të pacaktuar duhet kufizuar në shkrimet akademike, pasi ato shprehin ide mjaft të papërcaktuara, të cilat në vend që ta sqarojnë lexuesin, e hutojnë atë. Pra, nëse themi:
Prania e dikujt tjetër do të kishte sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ruajtjen e rendit. - shohim se diçka nuk është sqaruar, por nëse themi:
Prania e forcave speciale do të kishte sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ruajtjen e rendit.
E, megjithatë, përcaktorët e pacaktuar mund të shërbejnë në rastin kur nuk duam të përsërisim të njëjtën fjalë ose togfjalësh në dy-tri fjali rresht. P. sh.: Forcat e NATO-s zbarkuan në aeroport 12 orë më pas. Një lajm i tillë u transmetua në të gjitha kanalet kombëtare si një ngjarje e shënuar.
-Fjalitë e shkrira nëpërmjet lidhëzave
Fjalitë që kanë më shumë se dy folje i quajmë fjali të përbëra. Në shumicën e rasteve këto lloj fjalish në gjuhën shqipe i lidhim nëpërmjet lidhëzave dhe fjalëve të tjera lidhëse. Kur fjalitë kanë vlerë të barabartë, atëherë ato quhen të bashkërenditura dhe lidhen me lidhëzat bashkërenditëse: e, dhe, edhe, jo vetëm… por edhe, ja… ja, ose… ose, si… edhe, jo… por as, po(r), mirëpo, porse, veç, veçse, vetëm se, megjithatë, apo, ose, kurse, ndërsa, etj.
Lloji i dytë i fjalive të përbëra quhet nënrenditëse dhe lidhjet e këtyre fjalive bëhet nëpërmjet lidhëzave nënrenditëse, si, p. sh.: që, se, sikur, kur, sa, si, pasi, sapo, posa, derisa, qëkurse, para se, sa kohë që, ku, nga, kudo që, ngado që, deri ku, se, sepse, ngaqë, për shkak të, nga shkaku se/që, për arsye se, meqë, meqenëse, përderisa, me qëllim që, në mënyrë që, si, siç, sikur, se, sesa, në qoftë se, nëse, në rast se, po, po qe se, me kusht që, saqë, aq sa, kështu që, megjithëse, ndonëse, pavarësisht se, edhe në qoftë se, edhe nëse, edhe pse,
- Rrezultatet Fakullteti Ekonomik
- provime-teste-nga-lende-te-ndryshme
- KOMPLETIMI I CIKLIT TË KONTABILITETIT Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
- KONTABILITETI I INVENTARIT TË MALLIT Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
- Planfikimi Mikroekonomik Ligjerata e fundit
- Pytje te Kollekfiumit te I -rë - Financa Nderkombetare - Lutfia.
- provimi-tregjet-financiare-te-profi-Safet
- 100-pyetje-tek-etika-ne-biznes
- Makroekonomi-sinan-ademaj.
- Vendosje-ne-biznes
- Disa provime (teste) nga afatet e kalume
- Procesi-racional-i-vendimmarrjes
- Skripta Menaxhment
- Menaxhimi i Operacioneve - all slides Vehbi Rama
- Teste te ndryshme
- testet-inovacione
- Pytje te Kollekfiumit te I -rë - Financa Nderkombetare - Lutfia
- Auditim
- Cka-jan-ekstraneti-intraneti-dhe-internet
- Etika-ne-kontabilitet-muhamet-aliu
- INFORMATIKE- TEST PERGATITOR TE PROF. AFERDITË
- Kalkulimi-i-pagave-ne-kontabilitet-video
- Kontrata-per-kooperim-afatgjate
- Menaxhimi-i-rezerves
- PASURITË AFATSHKURTËRA DHE KONTABILITETI I TYRE Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
- Pytje - MBNJ- Ymer Havolli
- Pytje nga Informatika e Biznesit...kapitulli3
- Pytje-nga-informatika
- Sjellje Organizative - udhëheqja Literatur + pytje nga provimi
- Teste - Menaxhment dhe informatik
- analiza-financiare
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment