Niveli i studimeve: Bachelor Lënda: Etika në Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu
Kapitulli 1
Përgjegjësitë profesionale dhe shoqërore tëProf.dr.M.Aliu Përmbajtja:
1.Përgjegjësitë profesionale dhe ligjore
2.Pse duhet të brengosemi për etikën
3.Sjellja etike
4.Përfitimet nga sjellja etike
5.Etika e dobët dhe pasojat
6.Ndikimi i etikës në shoqëri
7.Ndikimi i etikës në individ
8.Vendimet etike
9.Negocimi si veprim etik kontabilistëve dhe auditorëve
Përgjegjësitë profesionale dhe shoqërore
•Biznesi dhe profesionistët (kontabilistët, auditorët) nuk veprojnë të izoluar nga mjedisi
•Ekziston brenda përbrenda kufijve te shoqërisë
•Për këtë arsye ka përgjegjësi
–Ekonomike
–Ligjore
–Mjedisore
–Filantropi
Pse duhet të brengosemi për etikën?
•A është etika “vetëm një trend”? Është apo nuk është?
•A mund të mendoni për diçka, e cila është e ligjshme por jo etike?
•Etike por jo ligjore?
•Industria Tobacco lobon ju bënë presion grupeve…
•Mirë ? Keq?
•Shërbimet profesionale të kontabilitetit dhe auditimit promovojnë rritje të fitimeve dhe cilësi të shërbimeve,…!
–Ligjore?
–Etike
•A duhet thjeshtë të ndalohen të gjithë duhanxhit?
•A duhet thjeshtë të ndalohen të gjitha promovimet? Promovim i pranueshëm është reklamimi i cili është informativ dhe i bazuar në fakte lehtë të verifikueshme. Prezantimi i:
•Shërbimeve të cilat ofrohen,
•Certifikatat dhe gradat e kontabilistëve apo auditorëve,
•Tarifat për shërbimet që ofrohen.
Po kjo nuk zbatohet tek ne apo jo?
•Pse ne duhet të lexojmë për etikën profesionale?
•Ne të gjithë jemi të mirë, të mençur, të denjë…
–Nuk ndikon tek ne, apo jo?
•Gabim!
–Jashtë këtyre mureve të fakultetit, ekzistojnë mashtrues, gangsterë, kontabilist dhe auditor të korruptuar, politikan të korruptuar, rregullues të vulave, njerëz të sigurimeve dhe disa miq të këqij në përgjithësi!
–Ne kemi nevojë për mbrojtje para se të bëhet shumë vonë!
•A mundet dikush të jap një shembull të ndonjë situate etike në punën kontabile dhe audituese me të cilën ne mund të ndeshemi?
Definicioni për sjelljen etike
•Sjellja e cila përbëhet nga principet, normat dhe standardet e praktikës në kontabilitet dhe auditim, e të cilat janë të pranueshme nga shoqëria.
•Sjellja e mbështetur në vlerat morale të cilat drejtojnë veprimet dhe vendimet e një individi apo të një grupi në punën profesionale kontabile.
"Kjo "roja publike“ kërkon që kontabilisti gjatë funksionit të ruajë pavarësinë e plotë nga klienti në të gjitha kohërat, kërkon besnikëri dhe besimit të plotë ndaj publikut.“
Warren Burger Shefi i Drejtësisë (1984)
•A mundet dikush të jap një definicion më të mirë apo më pak të mërzitshëm se ky?
Definicioni për sjelljen etike
•Etika është shkenca mbi moralin, gërshetim i koncepteve të shkruara dhe tëpashkruara dhe i rregullave përmes të cilave përcaktohen sjelljet e dëshiruara individuale dhe grupit në hapësira të ndryshme të raporteve ndërnjerëzore.
•Etika si shkencë, bazohet në normat zakonore, traditën, kushtet ligjore dhe të ngjajshme.
Etika ka të bëjë me individin apo kolektivitetin si tërësi. Si një kategori që luan rol të rëndësishëm në zbatimin e profesionit, etika posedon një mundësi të madhe që mund të ndahet në disa kategori:
Arsyeshmëria –
Individuale, individi vetveten e përjeton si personalitet me moral të shëndoshë dhe të përgjegjshëm.
Kolektive, në harmoni me profesionin, me vizion të qartë, pretendimeve dhe mbrojtjes së vlerave
Krenaria – ndjenjë e suksesit, vlerave dhe vetëndershmërisë. Ndjenjë e krenarisë si pjesëtar i atij profesioni.
Durimi – lidhet me qetësinë e veprimit. Suksesi afatgjatë është rezultat i veprimit etik në kuadër të profeiosnit.
Këmbëngulësia – i përcaktuar për aritjen e qëllimit. Përkushtim ndaj procedurave të punës në kuadër të koncepteve etike.
Perspektiva – mendimi i përditshëm, vlerësimi dhe përcaktimi i mënyrave për përmbushjen e qëllimit.
Fushat të cilat ndikohen nga sjellja etike
•Vërtetësia e të dhënave (informacionit) kontabël të pasqyrave dhe raporteve financiare
•Dhënia e sigurisë përdoruesve të raporteve financiare
•Reklamimi (promovimi)
•Siguria e cilësisë së produktit
•Përgjegjësitë e njerëzve përgjegjës
•Reputacioni i Korporatës (apo tregtarëve të vetëm)
•Siguria dhe Shëndeti i Stafit
•Mjedisi
Motivi për të qenë Etik
•Teoria klasike e ekonomisë thotë: qenjet njerëzore janë të motivuara parimisht nga interesat personale
•Merr vendime bazuar në principet e kostove \ benefiteve (përfitimeve)
• W.I.F.M’s (çfarë ka brenda saj për Mua…)
•Pyetje
–A pajtoheni?
–A mund të jenë të motivuar nga arsyet tjera?
Gjithsesi….
•Ekzistojnë raste (fakte) të cilat sugjerojnë që veprohet për arsye altruiste dhe morale!
–Kthimi prapa i kuletave me para të humbura
–Ndihmon të tjerët në raste pikëllimi
–Dhurimi I gjakut \ organeve \ etj
–Përmirësimi (korrigjimi) i pasqyrave financiare
–Raportimi i drejtë për gabimet dhe lëshimet eventuale të ndodhura më herët
•Pra, mund të veprojmë sipas dy arsyeve!
Motivimi i Organizatës
•Organizatat kanë motive të ngjashme
•Interesa personal
–Ikja nga procedurat ligjore
–Ankimi ndaj legjislacionit qeveritarë
–Mohimi i detyrimeve kriminale
–Largimi i reputacionit të keq me konsumatorë
•Altruistik
–Me kontribuar në komunitet
–Donacione vullnetare
–Skemat për përmirësimin e mjedisit
–Kontribut ndaj përdoruesve me informacione të saktë
–Ndërgjegja për vendimin e tjetrit – çfarë do të jetë ai?
Përfitimet nga sjellja Etike
•Të jashtme
–Ndërton reputacion tek konsumatorët
–Krijon besim brenda komunitetit biznesor
–Ritja e besimit të investitorëve dhe kreditorëve
–Zvogëlon Kostot e biznesit (furnizimi me mallra dhe shërbime më të lira, më shumë parapagime, më shumë mundësi për financim më të lirë; përmes Ll.Pagueshme)
•Të brendshme
–Ngritë moralin e kolegëve
–Rritë besimin e punëtorëve
Punëtorët observojnë të gjitha sjelljet e kontabilistëve dhe auditorëve.
Ata nuk do t’ju besojnë mbikëqyrësve të tyre edhe në qoftë se shohin një sjellje shumë të vogël jo etike!!!
–Ritja e mirqenjes të një numri të madh të individëve apo grupeve.
•A mund të mendoni për përfitime tjera?
Etika e dobët.. Ndikimi në organizatë dhe shoqëri
•Rezultati i sjelljes joetike apo mashtruese në organizatë mund të jetë shkatërrues apo shokues!
–Enron (Houston, Texas) 2002
–Ngjarjet u bënë rrëmujë brenda 5 ditëve
–Kompania e $105bn u bë e pavlefshme
–Tregtia u suspendua nga tregu i kapitalit
–Mbi 20.000 punëtorë të reduktuar (në mbarë botën..)
–Pensioni i punëtorëve i pavlefshëm
–Firma kryesore e Kontabilitetit(Kush?) është shkatërruar
–Drejtorët burgosen
*marrë nga “The Smartest Guys in the Room” (Më të mençurit në dhomë) nga Bethany McLean dhe Peter Elkind
Ndikimet në Organizatë
•Worldcom
–Drejtorët me vetëdije kanë rritur shpenzimet në pasqyrën e të ardhurave
–Rezultate jo të sakta(e shkruar ajo që nuk është e vërtetë)
–Ekstra para u janë paguar menaxherëve senior
–Janë mbuluar nga auditorët
–Prapë drejtorët dhe auditorët u burgosën
–Dënime të rënda nga SEC për Worldcom
•Rezultati
–Ndryshime të mëdha në ligjet për korporata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (U shtua ligji Sarbannes Oxley nga Senati I Shteteve te Bashkuara)!
–Shtrëngime apo kufizime të rëndësishme sa i përket rregullave për qeverisje të korporatave dhe firmave kontabiliste dhe audituese për sjelljet ndaj klientëve të tyre
Ndikimi në shoqërinë më të gjerë
•Ekonomia e tregut të lirë ndërtohet mbi besimin!
–Tregu ngritet nga besimi dhe përceptimi i pjesëmarësve
–Për këtë arsye humbja e besimit të investitorit shpie deri te zvogëlimi i investimit, konsumit
–Organizatat nuk kanë dëshirë që tregu i tyre të vuaj disa dëme në kredibilitet dhe besueshmëri (pse do të investosh në një mall apo aksion kur e dinë që parat tua do të vjedhen?)
•Njerëzit humbin punën dhe bukën e gojës
•Pensionet bëhen të pavlefshëm
•Veshtirësitë financiare shkaktojnë probleme shoqërore
Ndikimet në individ?
•Humbja e karrierës (reputacionit) nëse merreni me çështje joetike!
–Suspendim nga antarësia
–Humbja e licencës
•Humbja e Statusit(pozitës)
–Në shoqëri
–Në familje
–Në vendin e punës
•Humbja e lirisë
–Burgosja (Përgjegjësi civile dhe penale)
•Humbja e pavarësisë ekonomike
–Papunësi, mungesë të të hyrave, pa perspektivë…
Disa lajme të mira..
•Situatat etike në punën profesionale mund të jenë të parashikueshme
•Në një fazë të karrierës suaj mund të gjendeni para një situate ku pronari-kontraktuesi ju ofron para apo ndonjë stimulim tjetër (pushim të cilin gjithmonë e keni ëndërruar…uhh…) për të blerë produktin e tij...
–Kjo meqë ra fjala quhet ryshfet(mito)!!!
–Mos të përzihet me “pagesat ndihmëse”
•Do të jeni më të përgatitur të merreni vesh me ta kur parashikoni më herët çfarë do të ndodhë nga kjo
Një mendim…Diskriminimi..
•A është diskriminimi problem etik?
•A mund të jetë delikat…
–Në fazë e punësimit
–Gjatë vendimeve të promovimit
–Gjatë pushimeve nga puna
–Depërtimi në zemër të konceptit human për drejtësi, mund të ndikojë direkt më moralin e punëtorit!!
•A mendoni që ndikon vetëm tek qenjet njerëzore të diskriminuara?
Konflikti i Interesit
•Është një situatë në të cilën një përfitim i një pale apo grupi mund të rezultojë me një dëm të madh për palën ose grupin tjetër.
•Shpesh konflikti i interesit ndërlidhet me personin i cili sjell vendime të caktuara ose ka mekanizma për zbatimin e tij.
Konflikt Interesash…
•Ryshfetet e hapura..
–Gjëra të mira apo të këqija? Diskutoni….
–Në çfarë bazash duhet të vendosni që të bleni diçka për kompaninë tuaj? Mbi bazën e konkurencës së lirë dhe transparencës së plotë!
–Çfarë mund të shkojë gabim nëse bleni një produkt inferior për arsye të gabueshme?
•Nëse punësoni një mik tuajin përkundër kandidatëve më të shquar…a fiton apo humb kompania juaj?Si veprojmë me “Vendimet etike…”
•Rreziku se mund të bëhemi shumë filozofik …
•Mund të përqendroheni në rezultate…
–Çfarë mund të ndodhë nëse..
–Cili është neto bilanci i rezultateve të mira mbi të këqijat.
•Ose, mund të përqendroheni në “Detyra dhe Principe”
–Cila është tani detyra ime kur e di?
–A mbështetet në parimet e drejtësisë/ndershmërisë, etj
–Patjetër, që duke ditur cila detyrë është primare ndonjëherë mund të jetë mashtruese..
5 (pesë) aspekte të sjelljeve etike
1.Ndershmëria: Trajto të tjerët ashtu si ke dëshirë të tjerët me të trajtua ty
2.Serioziteti: Konsumatori duhet të llogarit që ju dhe produkti apo shërbimi juaj do të jetë në rregull
3.Mirësjellja: Bëhu I sjellshëm, miqësor dhe I dashur
4.Respekt: Konsideroi njerëzit tjerë si të vlefshëm dhe të rëndësishëm
5.Komunikimi: Trego respekt për të tjerët dhe vetveten duke përdorur gjuhën e duhur
8 hapat për tu dukur etik në marrjen e vendimeve!
•Mos merrni vendime kur jeni të pasigurt dhe jo rehat me kërkesën..
1.Grumbulloni faktet
2.Definoni çështjet etike
3.Identifikoni grupet e ndikuara
4.Identifikoni rezultatet
–Rezultatet afatgjata përballë atyre afatshkurtra
–Rezultatet simbolike
–Rezultatet e fshehta
5.Identifikoni obligimet
6.Merrni parasysh karakterin dhe ndershmërinë tuaj
7.Mendoni në mënyrë kreative për veprimet potenciale
8.Kontrolloni ndjenjat e brendshme
Korniza për vendime etike
1.Identifikimi i problemit.
2.Identifikimi i alternativave të ndryshme për veprim.
3.Identifikimi i ndonjë detyrimi lidhur me vendimin.
4.Analizimi i pasojave të mundshme të alternativave.
5.Zgjedhja e alternativës më të mirë prë veprim.
Goditja vërshëllyese…
•Paraqet një efekt specifik përmes së cilës pretendohet që me shumë zhurmë (bujë) të manifestojnë dyshimet e caktuara dhe të informojnë në lidhje me veprimet (ngjarjet) joprofesionale dhe joetike të kontabilistëve apo firmës kontabile – audituese.
•Gjendjen e tillë duhet ta zgjidhin vetë kontabilistët, anëtarët e shoqatës apo të firmës, por ndonjëherë kërkohet edhe ndërhyrja e jashtme.
Goditja vërshëllyese…
•Si mjet të fundit, njeriu etik(mashkull apo femër) vendos kur mjaftë është mjaftë… koha për të komunikuar me media apo këdo që dëgjon!
•Është qëndrim i guximshëm. Është vendim etik ....por..
–Cilat janë rezultatet e goditjes vërshëllyese?
–Kur të goditni? Filloni betejat…
–Kujt ti tregoni? Mbikëqyrësve, menaxherëve, shokëve, familjes, shtypit, Kombeve të Bashkuara..
Dhe cilat janë benefitet (përfitimet) potenciale?
Vërshëllima e cila nuk është dëgjuar mjaftë…me rezultate tragjike
•Sfiduesi Katastrofal 1986
–Dështimi i unazave pas 90 sekondave të nisjes
–Humbja totale e orbitës dhe ekipit
•Nga hetimi bëhet e ditur që …
–Nënkontraktorët ishin të brengosur për dështimin dhe vigjilencën, e NASA për interesat e saj pas regjistrimeve të ulëta të përkohshme në Florida
–E mbuluar nga vendimet e dobëta/joetike dhe interesat kanotiere gjatë nisjes
•A e mësojë NASA mësimin?
Negocimi është për kompromis
Mbaj në mend!
–Negocimi është për kompromis, jo për “fitore”
–Kompromisi është ofrimi I disa gjërave për të marrur diçka që dëshiron
–Personi tjetër që negocioni nuk është armiku
–Negociatat më të mira janë ato “fitues/fitues” marrëveshje
Mund ti hupësh të gjitha duke mos dhuruar pak!
Rregullat për negocim
•Vendos qëllimet dhe organizo mendimet
•Vendos se ku e ke kufirin dhe mos e tejkalo
•Vendose vetveten në pozitë të tyre dhe vendos se cila është mënyra më e mirë për të negociuar
•Mos bisedoni për shuma të parave deri në kohën kur është e obligueshme
•Lejoni personin tjetër që ta thotë Çmimin i pari
Rregullat për tu mbajtur në mend gjatë negociatave
•Qetësia është një mjet i rëndësishëm
•Mendo para se t`i përgjigjesh pyetjes.
•Bëhu i gatshëm për kompromis
•Tento me marr vendim.
•Thënia “JO” është më e mirë në kohë afatgjate se sa thënia “NDOSHTA”
33
Ju faleminderit për vëmendje
Të mos presim nga të tjerët
- Rrezultatet Fakullteti Ekonomik
- provime-teste-nga-lende-te-ndryshme
- KOMPLETIMI I CIKLIT TË KONTABILITETIT Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
- KONTABILITETI I INVENTARIT TË MALLIT Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
- Planfikimi Mikroekonomik Ligjerata e fundit
- Pytje te Kollekfiumit te I -rë - Financa Nderkombetare - Lutfia.
- provimi-tregjet-financiare-te-profi-Safet
- 100-pyetje-tek-etika-ne-biznes
- Makroekonomi-sinan-ademaj.
- Vendosje-ne-biznes
- Disa provime (teste) nga afatet e kalume
- Procesi-racional-i-vendimmarrjes
- Skripta Menaxhment
- Menaxhimi i Operacioneve - all slides Vehbi Rama
- Teste te ndryshme
- testet-inovacione
- Pytje te Kollekfiumit te I -rë - Financa Nderkombetare - Lutfia
- Auditim
- Cka-jan-ekstraneti-intraneti-dhe-internet
- Etika-ne-kontabilitet-muhamet-aliu
- INFORMATIKE- TEST PERGATITOR TE PROF. AFERDITË
- Kalkulimi-i-pagave-ne-kontabilitet-video
- Kontrata-per-kooperim-afatgjate
- Menaxhimi-i-rezerves
- PASURITË AFATSHKURTËRA DHE KONTABILITETI I TYRE Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
- Pytje - MBNJ- Ymer Havolli
- Pytje nga Informatika e Biznesit...kapitulli3
- Pytje-nga-informatika
- Sjellje Organizative - udhëheqja Literatur + pytje nga provimi
- Teste - Menaxhment dhe informatik
- analiza-financiare
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment