Qeverisja e Realizimit te Projekteve Investive -K8


7.Qeverisja e Realizimit te Projekteve Investive

Koncepti i Menaxhmentit (qeverisja) te investimeve i kushton vemendje te veqant fazes se procesit investiv e cila perfshin realizimin (zbatimin, implementimin) e projektit investiv. Rendesia e fazes se realizimit te projekteve investive eshte shume e rendesishme duke u nisur edhe nga vet fakti se merr pjese ne financimin e projektit deri ne 90%.  Per kete arsye i duhet kushtuar shume rendesi kesaj faze ne menyre qe projektet te kryhen ne kohen e planifikuar dhe me vellimin e parapare te investimeve.
Faza e realizimit fillon me marrjen e vendimit pozitiv (definitiv) per aprovimin e projektit investiv. Vendimi per aprovimin e projektit investiv duhet te mbeshtetet ne mundesite e medha per sigurimin e burimeve financiare. Ekipi i projektit (menaxheri kryesor i projektit dhe bashkpuntoret e tij) udheheq me procesin e realizimit me qrast ai krijon nje nderlidhje me investitorin si dhe me mbikqyrjen e projektit, me qrast ekipi i projektit dhe mbikqyrja (monitoringu) duhet te siguroj raportim te rregullt per investitorin i cili gjithsesi ka rol kryesor ne percjelljen e monitoringut dhe realizimit te projektit.


7.1.Ekipi i Projektit

Ne fazen e realizimit te projekteve investive rol te rendesishem (qendror) luan ekipi i projektit (njesia per realizimin e projektit – Project Unit) dhe menyra e organizimit te ekipit te projektit varet nga natyra dhe madhesia e projektit si dhe nga aftesia dhe organizimi i investitorit
Roli kyresor i ekipit te projektit eshte qe te siguroj qe procesi i realizimit te projektit investiv te kryhet sipas planit dhe qe ta mbaj nen kontroll tere kete proces.Ekipi perfshine menaxherin kryesore te projektit dhe ekspertet qe do te udheheqin realizimin e projektit si ne aspektet organizative-juridikeinxhiniero-teknikefinanciare dhe informative. Ekipi i projektit gjithashtu i rendite punet lidhur me partneret me te cilet eshte kontraktuar kryerja e aktiviteteve te cakutara gjate realzimit te projektit (nderimtimet, montimet, instalimet, etj)
Format me te shpeshta te organizimit te ekipit te projektit investiv jane:
• -Ekipi ne kuader te ndermarrjes investuese, i lidhur ne pikpamje funksionale me kete ndermarrje,
• -Ekipi i ri qe formohet enkas per udhheqjen e fazes se realizimit te projektit investiv si dhe qe te vazhdoj punen edhe ne fazen e eksploatimit te projektit.
• -Angazhimi i nje organizate te jashtme te specializuar per sherbime te tillalidhur me udheheqjen e fazes se realizimit te projektit investiv, apo angazhimi i organizatave qe punojne sipas metodes “qelsi ne dore”.
Kur behet fjale per projekte te medha qe perbehen nga shume nenprojekte duhet formuar nje tip i posaqem i organizates ne qender te te cilit duhet te jete ekipi i projektit qe mund te kete karakter te perhershem apo te perkohshem. Ne rastin kur ka karakter te perhershem, ekipi pas kryerjes se nje projekti, angazhohet ne projektin tjeter. 

Qdo ekip i realizimit te projekteve karakterizohet me a)rolin e udheheqesit te projektit investivb)sistemin informative te ndertuar mire dhe c)shfrytezimin e metodave dhe teknikave te planifikimit rrjetor.

Qeshtje e rendesishme eshte bashkrenditja e puneve dhe aktiviteteve si brenda projektit ashtu edhe me rrethinen, dhe ne fazen e realizimit te projekteve investive rolin kryesor e ka Keshilli (komisioni) i projektit i cili koordinon punet dhe organizon monitoringun (mbikqyrjen) kryesor. Ky trup eshte i autorizuar te bej edhe korrigjime te nevojshme ne projekt nese ka nevoj duke u bazuar ne konstatimet e ekipit te projektit dhe raportimeve lidhur me zhvillimin e projektit. Raportimi duhet te permbaj qdo ndryshim ne realizimin e projektit dhe ti bej te mundur komisionit (komitetit) te marr vendime te nevojshme. Ky komitet ne sesionet e tij ben vlersimin e ecurise se realizimit te projektit pas qdo faze te rendesishme, dhe duhet potencuar se sesionet e ketij komiteti jane me te shpeshta te projektet ku ekziston nje rrezik dhe pasiguri me e madhe.
Mbikqyrja mund te realizohet ne kuader te ekipit te projektit apo te angazhohen eksperte ose agjencia nga investitori jasht ekipit te projektit qe ta bejne mbikqyrjen e cila kerkon njohuri teknike. Nje lloj mbikqyrjeje te realizimit te projekteve e organizojne edhe financieret, p.sh praktika e B.B e cila ben mbikqyrjen e realizimit te projekteve dhe shfrytezimin e mjeteve kreditore qe i lejon ajo.
Menaxhimi i fazes se realizimit te projektit kushtezon edhe funksionimin adekuat te sistemit informativ i cili e mbeshtet punen: e ekpit te projektitte mbikqyrjes dhe komitetit te projektit. Ky sistem duhet te perfshije informatat per te gjitha ndryshimet ne fazen e realizimit te projektit si ne aspektin e puneverrjedhjen financiaredhe shfrytezimin e fondeve te krijuara per realizimin e projektit. Ky system duhet te perfshije edhe informatat mbi ndryshimet ne rrethinen e projektit (institucionale, ekonomike, ekonologjike, etj) qe mund te ndikojne ne realizimin dhe eksploatimin e projektit.
Forma e raportimit varet prej natyres specifike te projekteve. Raporti ne pergjithesi duhet te siguroj keto informata:
• A ecen sipas planit realizimi i projektit?
• Nese jo cili eshte shkaku?
• Qfar eshte bilanci I perdorimit te fondeve te projektit ne krahasim me punet e kryera dh e planin?
• Qfar masash dhe aktivitetesh jane marre nga ekipi i projektit per zgjidhjene e problemeve?
• Qfar masash mund te merren nga menaxheret kryesore                              (top-menaxhmenti)?
Ne vendet e pzhvilluara ekonomikisht ne fazen e realizimit te projekteve investive paraqitet edhe nevoja e asistences teknike. Kjo asistence per ekipin e projektit mund te vije nga komisioni (komiteti) i projektit apo nga subjektet e jashtme, p.sh: B.B, UNIDO dhe institucionet e tjera.

7.2.Planifikimi i Realizimit te Projektit dhe Planifikimi Rrjetor


Dihet se ne Studimin Investiv  behet edhe plani i termineve qe perfshin fillimin dhe perfundimin e aktiviteteve gjate realizimit te projektit, ndersa ne fazen e realizimit kjo duhet te detalizohetPlanifikimi i realizimit te projektit investiv duhet te perfshije:
• Perkufizimin preciz te aktiviteteve, listen e aktivieteve dhemarrdhenien e tyre reciproke,
• Vlersimin e aktivieteve ne aspektin e resurseve qe duhet te angazhohen per kryerjen e tyre, kohen e nevojshme, etj,
• Modelimin ne forme diagrami (gantogrami dhe diagrami rrjetor) te aktiviteteve ne nivel te projektit, grupeve te puneve dhe personelit, etj.
Kjo forme e planifikimit te projektit eshte baze per punen e ekipit te projektit gjate realizimit te tij, mbikqyrjes dhe raportimit lidhur me projektin. Tek projektet e medha praktikohet te behet nje plan global per te gjitha fazat e realizimit te projektit. Dhe nje plani i tille global do te duhej te permbante:
• Pergaditjen e dokumentacionit per operativizimin e burimeve financiare,
• Hartimin e dokumentacionit per pune ndertimore, montime, instalime, etj.
• Ndertimet,
• Montimet dhe Instalimet,
• Pergaditjen e personelit per eksploatimin e projektit (praktikisht dhe teorikisht),
• Pergaditjen per depertim ne treg,
• Punen provuese,
• Kontrollin teknik te cilsise se punimeve,
• Fillimin me pune te rregullt (eksploatimi i projektit).
Gjate vlersimit te kohezgjatjes se aktiviteteve ne Planin Global mund te mirren  njesit kohore me te medha si jave, muaj sidomos kur eshte fjala per projektet e medha. Vlersimi i kohezgjatjes se aktiviteteve behet nga ana e ekipit i projektit i cili ka ekspert qe njohin mire teknologjine dhe resurset tjera te nevojshme per kryejren e aktiveteve.
Ne baze te lidhshmerise se aktiviteteve, respektivisht te rrjedhjes se tyre, ndertohet diagrami rrjetor, i cili behet sipas dy metodave: CPM dhe PERT. Te projektet ku eshte siguria me e madhe dhe ku mund te llogaritet koha e normuar zbatohet Metoda e Rruges Kritike (CPM-critical path method). Ndersa te projektet ku eshte siguria me e vogel dhe ku nuk mund te llogaritet koha e normuar aplikohet Metoda e Rishqyrtimit dhe Vlersimit te Projektit (PERT).
CPM (metoda e rruges kritike) ben te mundur ekonomizimin e kohes si faktor shume i rendesishem per realizimin e projekteve investive. Ajo mundeson edhe identifikimin e aktiviteteve kritike (qe nuk kane tolerance per shtyerjen e kohes) ne qdo faze te realizimit te projektit. Kjo metode ka perparsi te madhe ne kryerjen e puneve ndertimore ose montimeve, sepse aktivietet e tyre shepenzojne me se shumti kohe dhe resurse tjera.
PERT/time (metoda e rishqyrtimit dhe vlersimit te projektit) perdoret per planifikimin e kohes se nevojshme te kryerjes a aktivieteve qe kane nje pasiguri me te madhe. Ne kete rast llogaritet koha e pritur si mesatare e ponderuar e kohes optimistike, pesimistike dhe reale te kryerjes se aktivitetit. Ku kohe optimistike dhe psimistike kane peshen specifike 1, kurse koha me reale 4. Pas llogaritjes se kohes se pritur behet diagrami rrjetor definitiv dhe gjendet rriga kritike. Modelet e metodes PERT kerkojne edhe llogaritjen e variances dhe devijimit standard nepermjet te cilave konstatohet niveli i pasigurise lidhur me kryerjen e projektit ne kohene e planifikuar.
PERT/cost ben nje optimizim te efekteve duke pasur per baze shpenzimet e ndertimit dhe efektet e punes se projektit nese realizohet me heret a po me vone.
Nganjeher shkurtimi i kohes se ndertimit te objekteve kerkon angazhim me te madh te resurseve dhe ne kete menyre i rrit shpenzimet e ndetimit, mirpo kjo mund te jete e dobishme nese me hyrjen me te hershme ne pune te projektit keto shpenzimet jo vetem qe kompenzohen, por edhe krijohet nje diference positive.
Metoda e planifikimit rrjetor ben te mundur qe te planifikohet ne menyre me cilsore edhe rrjedha financiare e projektit, dhe ne kete menyre mjetet financiare perdoren me racionalisht.



7.3.Hartimi i Dokumentacionit Teknik

Dokumentacioni teknik eshte baze per zgjedhjen dhe kontraktimin e puneve me ofertuesit ne ankand dhe eshte baze per sigurimin e lejeve dhe pelqimeve per ndertim nga pushteti. Varesisht nga projekti dokumentacioni tekniko-teknologjik mund te perbehet prej shume pjeseve dhe te paraqes nje teresi te projekteve te posaqme, p.sh:
• Projektet teknologjike ne te cilat pershkruhet procesi i punes, procesi transformues i inputeve ne autpute, 
• Projektet e puneve ndertimore, ku perfshihen punet ndertimore ne objektet e infrastructures,
• Projekti i instalimeve elektrike, klimatike, etj,
• Projekti i montimit te pajimve,
• Projekti i mbrojtjes ne pune,
• Projekti i mbrojtjes se mjedisit ne pune, etj.
Cilsia e dokumentacionit tekniko-teknologjik ka rendesi te madhe per mbarvatjen e projektit investiv. Kjo mund te ndikoj ne shpenzimet e ndertimit e po ashtu edhe ne shpenzimet e mirembatjes dhe eksploatimit. Projektimi jocilsor i dokumetacionit mund te shkaktoj vonesa ne realizimin e projektit, sepse nderpriten punimet per tu bere korrigjimet e nevojshme. Prandaj duhet pasur shume kujdes gjate zgjedhjes se firmave projektuese, me se mirti eshe qe kjo te behet nepermjet ankandit.




7.4. Punet Ndertimore, Instalimet dhe Montimet e Pajimeve

Fillimi i puneve ndertimore nenkupton fillimin e realizimit fizik te projektit. Gjithashtu para fillimit te puneve ndertimore duhet nxjerre te gjitha lejet dhe pelqimet per ndertim nga autoritetet shtetrore. Njekohesisht duhet edhe te zhvillohet edhe ankandi per zgjedhjen e ofertuesve lidhur me kryerjen e puneve ndertimore, per blerjen dhe montimin e pajimeve dhe instalimet. Ankandi mund te shpallet nepermjet informacionit publik. Dhe ne kete rast qmimi i puneve nuk duhet te jete element i vetem dhe kryesor gjat zgjedhjes se ofertuesve, dhe duhet potencuar se vleresimin e ofertuesve dhe zgidhjen e tyre e ben ekipi i projektit duke angazhuar eksperte te ndryshem.
Baze per paraqitjen e ofertave eshte dokumentacioni tekniko-teknologjik si dhe dinamika e planifikuar e realizimit te puneve, dhe ne kete rast mund te zgjidhet nje ofertues i cili pastaj i angazhon te tjeret ose mund te zgjedhen disa ofertues
Kontraktimi i punimeve ndertimore, montimeve dhe instalimeve eshte nje nga aktivitetet qqe duhet bere me kujdes, ne kontrate duhet precizuar obligimet e dyanshme, menyren e punevemenyren e pagesesmenyren e kontrollimit te cilsise, etj. Poashtu duhet pasur parasysh edhe trajtimin e puneve qe dalin si te paplanifikuara qe jani si pasoje te projektet e dobeta dhe qe mund te ndikojne ne afatin e kryerjes se punimeve dhe ne vellimin e mjeteve investive.
Ekipi i projektit e mbiqkyre dhe e percjell dinamiken e puneve. Per kete ekipi i projektit mund te angazhoj mbikqyres te rregullt apo te perkoshem, varesisht nga natyra e projektit dhe vellimi i puneve. Roli i mbikqyrjes duhet te jete edhe preventiv, sepse korriigjimi i gabimeve me vone mund te jete shume i shtrejte dhe me pasoja te renda per projektin.
Paralelisht me zhvillimin e puneve ndertimore duhet et behet pergaditja e projektit per pune te rregullt. Kety hyjne pergaditja per depertim ne tregzgjedhja dhe aftesimi i personelit qe do ta zbatoj projektin. Para fillimit te punes duhet te behet furnizimi me mjete te xhiros sipas vellimit te projektuar. Pastaj Puna Provuese i Paraprin punes se rregullt qe behet me qellimt te testimit te parametrave teknologjiketestimit te kapaciteteve te pajisjeve dhe ne pergjithesi te aftesise se projektit qe tu pergjigjet kerkesave.

7.5. Periudha e Aktivizimit te Projekteve Investive (faza e eksploatimit)

Periudha e aktivizimit te projekteve investive perfshin procesin investiv prej marrjes se vendimit per pranimin e projektit e deri te fillimi i punes se rregullt. Dhe detyre themelore e menaxhmentit te projekteve investive ne fazen e realizimit eshte shkurtimi i periudhes e aktivizimit, sepse shkurtimi i kesaj periudhe eshte me interes sepse ne kete menyre resurset e angazhuara dhe projektin investiv fillojne te aktivizohen me shpejte dhe te japin efekte serike.
Nje nder problemet themelore ne praktiken e qeverisjes se projekteve ka qene periudha shume e gjate e aktivizimit te investimveNe vitet e 80-ta ajo ka qene mesatarisht 5-6 vite, pergjysmimi i kesaj periudhe do te ishte i mundshem permes permirsimit te menaxhmentit te projekteve investive. 
Pasojat e periudhe se gjate te aktivizimit te investimeve jane: ngecja ne zhvillimin teknologjiktejkalimi i vellimit te planifikuar te investimeve, qe ndikojne ne ndryshimin e te gjitha parametrave te planifikara te projektit. Edhe pervoja e Bankes Botrore flet per dobesite e medha ne fazen e realzimit te projekteve, te cilat dobesi burojne nga realizimi i dobet i fazes pergaditore. Prej dobesive me te medha gjate fazes se realizimit qe jane vu ne dukje nga praktika e B.B jane:
• Tejkalimi i vellimit te parapare te investimeve ne 35% te rasteve,
• Vonese ne perfundimin me kohe te projektit ne 60% te rasteve,
• Ndryshimi ne madhesine e projektit ne 70% te rasteve, etj.
Te gjitha keto dobesi jane si rezultat i dobesive ne fazen e pergaditjes se projektevene menaxhmentin e dobet gjate realizimit te ketyre investimeve. Per kete arsye rendesi te veqant ka edhe aftesimi i personelit per menaxhmentin e projekteve dhe sigurimi i nje asistence sa me te mire teknike ne vendet e pzhvilluara. Per kete qellim B.B angazhohet qe ne kuader te qdo projekti, investimet ti ndaj ne dy pjese: ne realizimin fizik te investimeve dhe aktiviteteve te asistences teknike per te siguruar realizimin sa me efikas te projektit dhe ne eksploatim sa me te sukseshem te ketyre projekteve. Asistenca teknike orientohet per aftesim ne punet e: projektimit, menaxhimit te planifikimit, financave, administrimit publik, aftesimit te institucioneve, etj.
Vlersimi dhe percjellja e efekteve serike te projekteve te realizuara e permbyll ciklin e nje projekti investiv. Vlersimi dhe percjellja e efekteve ka per qellim qe te bej krahasimin e autputeve te realizuara dhe autputeve te planifikuara ne studimin investiv. Qellimi kryesor eshte qe te nxirret pervoje per perparimin e menaxhmentit te projekteve investive. Struktura e raportit mbi percjelljen e efekteve te projekteve te realizuara, perpos te dhenave mbi investitorin dhe mbi projektin duhet te perfshije:
-Vellimin e produkteve dhe sherbimeve te planifikuara ne studimin investiv, te prodhuara dhe te shitura,
-Qmimet e arritura ne tregun e brendshem dhe te jashtem ne krahasim me qmimet e planifikuara,
-Normativat e planifikuara te shpenzimeve per njesi prodhimi ne krahasim me ato te planifikuara,
-Strukturen e personelit,
-Elementet e Bilancit te gjendjes,
-Elementet e Bilancit te Suksesit,
-Treguesit e efikasitetit te realizuara ne krahasim me treguesit e efikasitetit te planifikuara,
-Sa kan qene te definuara mire objektivat dhe sa kan qene te arsyeshme,
-A kane qene zgjidhja teknike sipas procesdurave te nevojshme, etj.
Analiza ex-post (analiza dhe percjellja e efekteve) qe e permbyll ciklin e projektit investiv ka nje domethenie te rendesishme: te na mesoj se si ti planifikojme dhe ti realizojme me mire projektet, ta na bej me dije se si ka qene e mundur qe kete pune ta bejme me mire dhe qe kete mesim ta perdorim per investime ne te ardhmen.

No comments: