Financimi i Projekteve Investive - K7

6. Financimi i Projekteve Investive

Financimi si element i sistemit te investimeve ka interaksion (bashkveprim) shume te madh dhe intenziv me te gjitha elementet tjera, e me e shumti me marrjen e vendimit mbi investimet dhe procesin e realizimit te tyre. Duhet potencuar se vendimi mbi pranimin e projektit investiv dhe kalimi ne fazen e realizimit te tij nenkupton sigurimin e burimeve te financimit dhe pergaditjen e dokumentacionit per operativizimin e tij.
Gjate udheheqjes financiare lidhur me realizimin e projektit invesitv duhet ti permbahemi disa parimeve te rendesishme:
1)Parimi i ekonomizimit te mire kerkon qe transaksionet financiare te kryhen me sa me pak shpenzime dhe te kene efekte me te medha.
2)Parimi i rentabilitetit kerkon vellim optimal te mjeteve ne menyre qe me sa me pak mjete te kryhen transaksionet financiare.
3)Parimi i likuiditetit kerkon nje harmoni midis parase se gatshme (keshit) dhe obligimeve afatshkurtera. (pra raporti kesh/detyrime afatshkurtera).
4)Financat duhet ti udhheqe ekipi i projektit qe ka edhe ekspertin per tregun financiar, afarizmin bankar dhe kontabilitetin.
Hulumtimi i burimeve te financimit fillon qysh ne studimin investiv (feasibility study), dhe burimet kryesore te financimit mund te jene: a)Mjetet vetanake dhe te huazuarab)Bankat vendase dhe IFN (IFI), c)Tregu financiard)Investimet e perbashketa me partner te huaj (joint venture), etj.


6.1.Bankat Vendase

Sistemi financiar i nje vendi dhe sistemi bankar ka rendesi te madhe per cilsine e funksionimit te sisitemit te investimeve dhe menaxhmentit te projekteve investive. Me nje fjale mund te themi se pa nje sistem bankar te zhvilluar nuk mund te kete aktivitet intenziv te investimeve. Roli i bankave te vendit ne procesin e investimeve eshte i shumefisht si:
a)Moblizimai I burimeve financaire,
b)Vlersimi I bonitetit te investitoreve, 
c)Monitoringu dhe mbikqyrja,
d)Dhenia e garancioneve per shfrytezimin e burimeve nga bankat e jashtme, 
Duhet potencuar se studimi investiv paraqet dokumentin kryesor qe bankat e kerkojne dhe e analizojne gjate dhenies se kredive per financimin e projektit investiv. Ne vendet ku eshte zhvilluar ekonomia e tregut ekzistojne shume lloje te ndryshme te organizatave financiaro-bankare (kursimoret, fondet speciale dhe agjensite e ndryshme, bankat e specializuara, etj) dhe ne nje ambient te tille ka mundesi dhe alternativa te gjera per sigurimin e mjeteve financiare per realizimin e projektit investiv.
Per te vleresuar se qfar kredi do te marrin per realizimin e projektit investiv duhet pasur parasysh keto elemenete: a)Vellimi I kredise ne raport me vellimin e investimeveb)Baza mbi te cilen jepet kredia (pasuria e patundshme, kambiale, etj), c)Afati I kthyerjes se mjeteve dhe Grace Period-a, d)Lartesia e kamatese)Lartesia e anuitetit dhe ne qfar periudhash paguhet anuiteti (1, 3, 6 mujore), etj.

Dokumentet qe kerkohen per lejimin e kredive zakonisht jane:
a)Studimi investiv ose plani I biznesit per projekte te vogla, etj.
b)Dokumentacioni mbi bonitetin e investitorit(B.suksesit, dhe B.gjendjes),
c)Kontratat me partneret tjere,
d)Garancite per sigurimin e kthimit te kredise(kursimet, pasuria, hipotekat e ndryshme, etj),


6.2.Institucionet Financiare Nderkombetare(International Financial Institutions)

Procedurat dhe dokumentacioni qe kerkojne institucionet financiare nderkombetare si: BERZH, BB, KFN, etj lidhur me financimin e projekteve investive jane te ngjajshme me bankat e vendit. Mirepo duhet potencuar se keto institucione jane shume rigoroze lidhur me zbatimin e kritereve dhe standardeve profesionale. Institucionet me te rendesishme nderkombetare per financimin e investimeve jane:
1)BERZH (EBRD) financon kryesisht projektet nga Evropa e Mesme dhe Evropa Lindore dhe me shume se 60% te financimeve i ben ne sektorin privat te ketij rajoni. Aktivitetin e zhvillon nepermjet bankave vendase te cilat sherbejne si ndermjetesuese. Kjo banke u jep prioritet projekteve qe e rrisin aftesine konkuruese te vendeve ne tranzicion dhe qe ndikojne ne rritjene eksportit. BERZH me se shumti financon deri ne 35% te vleres se projektit dhe ne projektet qe e kane vleren se paku deri ne 5 mil. Bartesit e projekteve te medha me mbi 5.000.000€ mund te pergadisin dokumentacionin per te kerkuar kredi ne kete banke. 
2)BB (IBRD-WB) zakonisht financon nje kompleks projektesh investive qe paraqesin nje teresiMe se shtumti financon projektet e investimeve publike dhe te infrastructures ne vendet ne tranzicion, mirepo koheve te fundit po orientohet edhe ne financimin e investimeve private. Pergaditja dhe zbatimi i projektit behet ne bashkpunim me investitorin dhe qeverine e vendeve ne menyre qe te krijohen parakushtet e nevojshme per suksesin e projektit.
3)Korporata Financiare Nderkombetare (KFN-IFC) eshte e orientuar ne mbeshtetjen e investimeve private. Ajo angazhohet ne shume aktivitete prej asistences teknike e deri te projektet e ristrukturimit dhe privatizimit te ekonomive ne tranzicion, duhet potencuar se ky institucion lejon kredi edhe pa garancionin e shteteve, pra drejtepersedrejti investitoreve.
4)Sherbimi keshilldhenes per investime te jashtme (FIAS) – vepron prane IFC (KFN) si sherbim i posaqem me funksion si keshilldhenes ne procesin e identifikimit dhe perpunimit te projekteve per sektorin privat. Keto projekte pastaj kane perparsi per tu financuar nga IFC.
5)Agjensioni Nderkombetare per Garancimin e Investimeve (MIGA) eshte nje institucion ne kuader te Bankes Botrore e cila u jep investitoreve ne sektorin privat garancione per realizimin e projekteve te tyre. Keto garancione jipen sidomos per rreziqet jokomreciale (lufta, nacionalizmi, pasiguria institucionale, etj). Ajo u ndihmon vendeve ne zhvillim qe te terheqin me shume kapitalin e jashtem per financimin e projekteve te tyre.


6.3. Investimet e perbashketa me Partner te Huaj (Joint Venture)

Investimi i përbashkët është bashkim i resurseve dhe përvojave nga dy ose më shumë biznese për të arritur një qëllim te caktuar, në këtë rast, rreziqet dhe përfitimet ndahen së bashku. Arsyet kryesore për krijimin e një investimi të përbashkët mund të jenë: zgjerimi i bizneseve, zhvillimi i produkteve të reja apo depërtimi në tregje të reja, në veçanti në tregje të jashtme. 



Korporatat e medha investojne ne shtetet e tjera ne menyre qe te rrisin aftesite e tyre konkurruese ne tregun botror. Ne kushtet e mungeses se madhe te kapitalit ne vendet e pazhvilluara investimet e partnereve te huaj paraqesin nder burimet kryesore te investimeve. Ne kete menyre ekziston interesi i dyanshem per bashkpunim midis shteteve dhe korporatave per investime te perbashketa. Vet ndermarrjet dhe investitoret ne shtetet e ne zhvillim nepermjet investimeve te perbashketa me partner te huaj kane me shume leverdi ne krahasim me shfrytezimin e kredive nga bota e jashtme. Tek investimi i perbashket, partneri i jashtem duke i angazhuar mjetet e tij financiare merr pjese ne udheheqjen e projektit, si dhe ne ndarjen e fitimit dhe te rrezikut potencial. Ne kete menyre ai angazhon pervojen dhe teknologjine e tij, qe ne shtetet e pazhvilluara eshte me rendesi te madhe.
Duke u nisur nga keto perparsi shtete marrin masa te ndryshme nxitese per favorizimin e investimeve te perbashketa me partner te huaj me masa te politikes tatimore, ne tarifat doganore, etj. Lidhur me sigurine e partnerit te jashtem eshte me rendesi (si parakusht per investimet e perbashketa me partner te jashtem jane):
a)Te drejtat dhe marrveshjet e percaktuara me kontrate te mos mund te ndryshohen me ligje te mevonshme, 
b)Ti sigurohet partnerit te jashtem e drejta qe pjesen e fitimit qe I takon ta mund tab arte (transferimi i fitimit).
c)Ti sigurohet partnerit te e drejta e bartjes se mjeteve te investuara (repartiacioni i kapitalit).
Format e bashkpunimit me partnere te jashtem per financimin e projekteve investive mund te jene:
a)Investimi ne projektet e ndermarrjeve ekzistuese,
b)Investimi i perbashket ne krijimin e nje ndermarrje te re,
c)Investimi i personit te jashtem fizik ose juridik ne krijimin e nje ndermarrje te re ne pronesi te veten.
Pjesmarrja e partnerit te jashtem ne financimin dhe realizimin e projektit investiv mund te jete ne valute te huaj, ne mallra, pajisje, licence, patente, know how, etj.

Ne shtete e ndryshme mund te lejohet edhe realizimi I projekteve investive qe kane te bejne me koncesione. Kjo paraqet nje te drejte te shfrytezimit te pasurive per nje kohe te caktuar me qellim te terheqjes se kapitalit te jashtem. Ne keto projekte partneri i jashtem mund te marre persiper realizimin e projektit te caktuar, ne pronesi te veten, te cilin e ve ne pune dhe pas nje kohe te caktuar e transferon te pronari tejter. Format e koncesioneve me te njohura jane: BOT ose BOOT (nderto, disponi, opero dhe transfero).
Per partneret e jashtem jane atraktive edhe zonat e liradoganore. Qellimi i tyre eshte nxitja e investimeve te partnereve te jashtem dhe te brendshem dhe nxitja e zhvillimit ekonomik. Ne keto zona kryhen aktivitete te zakonshme afariste, si prodhimi, veprimtarite sherbyese, kembimi nderkombetare, sherbimet financiare, turizmi, etj. Parimi themelor eshte qe ne keto zona te lira per import nuk paguhet dogananuk paguhen tatimet dhe taksat si dhe transaksionet financiare mund te kryhen si ne valute te vendit ashtu edhe te huaj.
Përparësitë: qasje në tregjet dhe rrjetat distributive të reja, rritja e kapacitetve
, ndarja e rrezikut me partnerin, qasje në staf të specializuar dhe teknologji moderne
Mangësitë: partneriteti më dikë tjetër mund të jetë kompleks, prandaj merr kohë dhe mund derisa të krijohet raporti i duhur mes investitorëve, objektivat e investimit të përbashkët nuk janë 100% të qarta dhe të komunikuara ndaj çdonjërit, ekziston një imbalanc në nivelin e kualifikimitinvestimeve dhe aseteve të sjellura në kompani nga partnerët e ndryshëm, kultura të ndryshme dhe stile të ndryshme manaxhimi mund të rezultojnë në integrim dhe kooperim të dobët

No comments: