5.3. Vlersimi i Efikasitetit Ekonomik te Projekteve Investive
Vlersimi i efikasitetit ekonomik te projekteveinvestive ka te bej me vlersimin se sa projekti i caktuar i angazhon resurset perkatese ne menyre racionale dhe ne pajtim me qellimet zhvillimore te nje vendi (shteti). Pra analiza ekonomike ka per qellim qe te ndihmoje qe te zgjedhen projektet ne baze te prioriteteve qe kane rendesi per shoqerine lidhur me ate se sa keto projekte ndikojne ne mjedis, ne zvoglimin e varferise, etj. Pra fjala eshe qe te analizohet se si jane shperndare efektet ne shoqeri, cilat jane ndikimet ne aspektin fiksal. Ne analizen ekonomike te projekteve investive kerkesa kryesore eshte qe kontributi i projektit investiv duhet te jete me i madh sesa burimet (resurset) qe angazhohen ne të.
Roli i shtetit ne planifikimin, zgjedhjen dhe realizimin e projekteve investive ne fushen e investimeve publike eshte i madh dhe vendimtar, mirpo shteti ndikon ne politiken e investimeve edhe nepermjet politikes ekonomike. Projektet infrastrukturale (trafiku, telekomunikimet, energjetika, rruget, hekurudha, projektet ne arsim, shendetesi) nuk mund te vlersohen vetem per nga te ardhurat dhe shpenzimet e tyre bazuar ne kushtet e tregut. Keto projekte analizohen edhe nga aspekti i ndikimit te tyre ne tere ekonomine nacionale dhe efekteve qe kane ne zhvillimin e pergjithshem te ekonomise se vendit.
Per dallim nga vlersimi i efikasitetit financiar te projektit investiv, ku merren parasysh vetem efektet qe ndertohen ne treg dhe drejtepersedrejti ne projektin e caktuar, tek vlersimi i efikasitetit ekonomik te projekteve perdoren metoda qe mundesojne korrigjimin e deformiteteve te caktuara te tregut dhe bejne te mundur nje perfshirje me te drejte te efekteve te projektit ne aspektin e ndikimit te tij ne tere ekonomine nacionale. Tek vlersimi i efikasiteti ekonomik kemi te bejme me nje strukture te ndryshme ne rrjedhen ekonomike, me ate se qka konsiderohet ardhur (perfitim) e qka shpenzim nga aspekti individaul dhe nga aspekti i ekonomise si teresi.
5.3.1. Analiza Cost-Benifit
Perfshirja e te ardhurave (dobieve/perfitimeve) dhe shpenzimeve ne vlersimin e projekteve investive shpesh behet duke u bazuar ne metoden cost-benefit. Duhet potencuar se e gjithe ajo qe shkon ne favor te qellimeve te projektit investiv mund te konsiderohet si e ardhur (dobi/perfitim) dhe anasjelltas, e gjithe ajo qe shkon ne dem et qellimeve mund te konsiderohet si shpenzim. P.sh ne nivelin e ekonomise, projektet investive duhet qe te ndikojne ne rritjen e te ardhurave kombetare, ti zvoglojne diferencat sociale ne shoqeri, te zvogloj papunesine, te permirsoj bilancin e pagesave, etj. Dhe ne baze te idenfitikimit te tille te efekteve te projektit behet llogaritja e treguesve, siq jane vlera e tanishme neto nga aspekti i ekonomise dhe norma ekonomike e rentabilitetit., mirpo llogaritet edhe norma e raportit cost/benifit (CB’) e cila i ve ne raport vlerat e tanishme te te ardhurave dhe shpenzimeve te projektit investiv, andaj kemi:
CB’ = vlera e tanishme e te ardhurave / vlera e tanishme e shpenzimeve
Nga kjo formule mund te themi, nese vlera e tanishme e te ardhurave e tejkalon vleren e tanishme te shpenzimeve rezultati do te jete me i madh se 1, dhe sa me e madhe qe te jete kjo norme ne krahasim me 1-shin aq me i praneshem eshte projekti.
Duhet potencuar se vleresimi i efikasiteti ekonomik te projekteve has ne veshtiresi te caktuara per shkak te problemeve ne identifikimin e te ardhruave (dobive) dhe shpenzimeve.
5.3.2. Identifikimi i përfitimeve/dobive dhe shpenzimeve
Identifikimi i perfitimeve (dobive) dhe shpenzimeve niset nga qellimi i projektit dhe nga ndikimet e projektit ne zhvillimet ekonomiko-shoqrore. Ne kete aspekt ndikimet e projektit ne zhvillimin ekonomiko-shoqerore mund te shihen po te krahasohet gjendja e supozuar me projekt dhe pa projekt. Secili projekt duke angazhuar resurset si inpute dhe duke u paraqitur ne tregun e produkteve dhe sherbimeve me autputet e veta ka ndikim te caktuar ne treg, ne qmimet e tregut dhe ne nivelin e konsumit. Gjithashtu projekti ndikon ne shperndardjen e te ardhurave kombetare, ne akumulim dhe konsum.
Problemi i identifikimit te te ardhurave (dobive) dhe shpenzimeve dhe pasqyrimi i tyre ne rrjedhen ekonomike te projektit eshte shume i rendesishem. Ne te ardhurat gjate analizes ekonomike nuk hyjne vetem ato qe projekti i realizon duke u paraqitur ne treg me autputet e veta, por hyjne edhe te gjitha efektet pozitive ne forme te kursimeve qe realizohen nepermjet projektit te caktuar. Ne rrjedhen ekonomike-sociale nuk merren parasysh te ashtuquajtura pagesat transferabile sepse ato nga aspekti i ekonomise nacionale nuk paraqesin efekt te ri, por vetem nje ndryshim te subjektit qe i referohen. Ketu eshte fjala se ne te ardhurat e projektit nuk llogariten premite eksportuese, subvencionet, regresimet, etj. Gjithashtu as ne shpenzimet e projektit nuk merren parasysh kontributet, tatimet, taksat, doganat, etj. Gjithashtu edhe amortizimi nuk merret parasysh te shpenzimet e projektit. Struktura e rrjedhes ekonomike-sociale do te dukej keshtu:
Api (te ardhurat/dobite e projektit ne rrjedhen ekonomike-sociale)
-Te ardhruat e pergjithshme (pa transfere)
-Dobite (kursimet, efektet pozitive)
-Vlersa riziduale,
Shpi (shpenzimet e projektit investiv ne rrjedhen ekonomike-sociale)
-Investimet (pa transfere)
-Shpenzimet e afarizmit (pa amortizim dhe transfere)
-Te ardhurat personale neto,
-Shpenzimet tjera.
Vlera neto e projektit investiv ne rrjedhen ekonomie-sociale (Api – Shpi).
5.3.3. Qmimet Nën Hije (Shadow Prices)
Ne vlersimin e efikasitetit ekonomik inputet dhe outputet e projektit shprehen ne vlera nepermjet qmimeve te korrigjuara, apo te perllogaritura apo qmimeve nen hije (shadow prices), sepse tregu i vendit dhe qmimet e vendit shpeshher nuk paraqesin vleren reale. Kjo ndodh per shkak te mungeses se konkurences se lire apo per shkak te pozites monopolitstike dhe deformiteteve te tregut.
Qmimet nen hije lidhen edhe me qmimet e mallrave, kursin e korrigjuar te valutes, qmimet e punes, etj. Per te vlersuar qmimet e inputeve dhe autputeve shpesheher mirren ne konsiderim qmimet boterore, sepse konsiderohet se ne tregun boteror ekziston nje konurence me e persosur dhe se keto qmime jane me reale.
Si qmim te tokes mirren qmimet e tokes industriale. Qmimi i punes, apo pagat nen hije, percaktohet ne baze te shpenzimit oportun te fuqise puntore. P.sh ne praktiken e Bankes Botrore paga nen hije per fuqine puntore te papunesuar percaktohet prej 50% deri ne 100% te qmimi te tregut. Per inputet qe nuk jane objet i kembimit shfrytezohen qmimet e tregut te vendit, apo shpenzimet e prodhimit.
5.3.4. Parametrat Ekonomik dhe shoqerorë
Parametrat ekonomik dhe shoqerore kane rendesi te madhe ne analizen e efikasitit ekonomik te projekteve investive. Keto parametra percaktohen ne nivel te nje shteti dhe perdoren njejte per te gjitha projektet. Ketu behet fjale per normen ekonomiko-sociale te diskontimit, kursin e korrigjuar te valutes (faktorin standard te konversionit).
Norma ekonomike-sociale e diskontimit mirret si parameter ne nivel te ekonomise nacionale dhe sherben per diskontimin e vlersave neto te shpenzimeve dhe te ardhurave (dobive) ne rrjedhen ekonomike-sociale te projektit. Perderisa te vlersimi financiar i efikasitetit te projekteve vet investitori e percakton normen diskontuese, tek vlersimi i efikasitetit ekonomik merret norma ekonomike-sociale e diskontimit dhe ate norma e njejte per te gjitha projektet qe i nenshtrohen kesaj analize. Kjo norme shpreh preferencen kohore shoqerore per intensitetin e vleres se parase. Gjate percaktimit te saj zakonisht merret shpenzimi oportun i kapitalit, por mund te mirret edhe mesatarja e normave interne te projekteve investive per nje periudhe te gjate, por mund te merret edhe lartesia e kamates ne tregun nderkombetare te kapitalit per investime. Lartesia e kesaj norme ka te bej me stabilitetin makroekonomik sepse mund te ndikoje ne vellimin e investimeve. Duhet potencuar se Banka Botrore per nje kohe te gjate e perdore normen prej 10% tek analiza ekonomike e efikasitetit te projekteve.
Faktori standard i konverzionit (kursi i korrigjuar i valutes) ka rendesi tek analiza ekonomike e projekteve ne kushtet kur valuta e nje vendi nuk eshte konvertibile, perkatesish kur ka diferenca ne mes te kursit zyrtar dhe atij real (kursi nen hije). Faktori standard i konversionit (Ks) pra paraqet raportin midis kursit zyrtar (Kz) dhe kursit real (Kr-Kp), pra kemi Ks = Kz/Kp. Faktori i konversionit mundeson konvertimin e nje sistemi qmimesh ne tjetrin. Kursi zyrtar sherben per shendrrimin e nje valute ne tjetren. Kursi i perllogaritur (kursi real) ben shendrrimin nga nje sistem qmimesh boterore ne valuten e caktuar ne nje sistem tjeter te qmimeve dhe valutes tjeter.
Faktori korrigjues varet nga deformitetet e shkaktuara nga tarifat doganore, restrikcionet dhe subvencionet lidhur me kembimin e jashtem. Ne kete menyre faktori korrigjues do te llogaritet sipas kesaj formule:
Fk = (E+I+Do+Pr) / E+I
Ku E-eksporti sipas kursit zyrtar, I-importi sipas kursit zyrtar, Do-doganat, Pr-premite ne eksport. Dhe ne kete rast kursi i korrigjuar (kursi i perllogaritur, kursi real) do te llogaritej: Kp = Fk x Kz, ndersa faktori standar i konversionit, Ks = 1/Fk.
Nderkaq teknika e korrigjimit te qmimeve per inpute dhe autpute qe shprehen vetem ne qmimet e vendit do te ishte:
Vlera e korrigjuar = Sasia e Inputeve/(sasia e autputeve * qmimi I vendit * Ks).
5.3.5. Treguesit plotesues ne analizen ekonomike te projektit
Ne analizen ekonomike te projekteve investive perdoren edhe tregues te tjere, ku mund te cekim:
-Kontributet e projektit ne rritjen e punesimit,
-Efektet e projektit ne bilancin e pagesave,
-Efektet e projektit ne nxitjen e investimeve te reja qe nderlidhen me te,
-Efektet e projektit ne ekologji,
-Efektet e projektit ne zhvillimin rajonal brenda vendit, etj.
5.3.6. Analiza cost-benefit dhe realizimi i politikes investive
Analiza cost-benefit eshte shume e rendesishme sepse krijon nje baze analitiko-informative qe ndihmon ne vlersimin e projekteve ne baze te rendesise se tyre ekonomike-sociale. Ne baze te kesaj eshte e mundshme krahasimi i projekteve brenda sektoreve dhe dhenia e prioriteteve per projektet qe me se miri e bejne te mundur realizimin e politikes investive. Matja e efekteve te projekteve paraqet nje nder problemet kryesore gjate analizes ekonomike-sociale te projekteve. P.sh te projektet per investime publike (elektriku, ujesjellsi, kanalizimet, telekomunikimet) te ardhurat(dobite) duhet te nxirren nga perfitimet qe nxjerrin konsumatoret e tyre. Per nje projek te hekurudhes vlersimi nuk mund te behet vetem nga te ardhurat qe sigurohen nga tarifat e hekurudhes per sherbimet qe kryen, por edhe nga kursimet qe behen nga kalimi i transportit prej atij automobilistik ne ate hekurudhor, ku hyjne shpenzimet e veturave dhe mirembajtja e rrugeve.
Per te krijuar baze te njejte ne analizen ekonomikeeshte e domosdoshme qe nga agjencia e shtetit per planifikim dhe zhvillim te sigurohen parametrat ekonomik-social, siq jane norma ekonomike e diskontimit dhe faktoret e konversionit
No comments:
Post a Comment