Menaxhimi i investimeve - Prof.Muje Gjonbalaj
2.Qasja sistemore ne vetqeverisjen e projekteve investive
Qeverisja e projekteve te ndryshme te nderlikuara kerkon qasje sistemore qe don te thote qe objekti i studimit respektivisht projekti investiv duhet duhet te studiohet nga te gjitha kendveshtrimet apo aspektet e nevojshme.
Qasja sistemore ne qeverisjen e projekteve ndihmon ne zvolgimi e problemit lidhur me relacionin pozitiv midis rrezikut dhe fitimit nga investimi sepse edhe pse ardhmeria eshte e pasigurte menaxhmenti i suksesshemmund te ndikoj ne zvolgimin e rrezikut te projektit te caktuar.
Kuptimi i investimeve
Ne kuptim te gjere me investim kuptojme angazhimin e mjeteve financiare (parave) ne: patundshmeri, letra me vlere (aksione, bonde, etj), studime dhe kerkime shkencore, arsimin te personelit, etj, dhe qellimi i te gjitha ketyre investimeve eshte maksimizimi i fitimit. Pra dallojme investimin ne asete reale dhe asete financiare.
Qellimi i investimit eshte sigurimi i ekzistences ne rethinen e pasigurte, ngritja e nivelit te efikasitetit dhe mireqenies tani dhe ne te ardhmen, etj.
Nevojat per investime rrjedhin nga rrethina nepermjet konkurences dhe kjo dikton nevojen per permirsimin e teknologjise, aftesine e personelit, rritjen e games se produkteve, pushtimin e tregut ne vend dhe jasht vendit, etj.
Investimet mund te perkufizohen si angazhim i mjeteve financiare, apo i te mirave tjera materiale te shprehuara financiarisht, per realizimin e qellimeve zhvillimore si dhe investimet paraqesin nje akt te vetedijshem te heqjes dore nga konsumi i tanishem ne emer te shpreses per efekte me te medha serike ne te ardhmen (rreziku dhe fitimi jane te pandashme dhe jane ne perpjestim te drejte mirpo investitori racional e minimizon rrezikun dhe kerkon kthim adekuat). Gjate investimeve duhet te mirren parasysh efektet serike qe priten ne te ardhmen nga investimi si dhe pasiguria dhe rreziku qe e percjellin investimin.
Lidhur me investimet MASSE thot “investimi paraqet kembimin e nje te mire te sigurt nga konsumi i te ciles hiqet dore, me shpresen qe kemi ne objektin e investuar” ndersa SHARPE thote “investimi eshte sakrifikimi i nje vlere te tanishme per nje vlere te ardhme te mundshme me te madhe”, gjithshtu ai ben dallimin midis kursimit dhe investimit. Derisa kursimi paraqet heqje dore nga konsumi, investimi behet per ta arritur autputin ne te ardhmen. Mbajtja e parase te paangazhuar apo shpenzimi i saj ne konsum dmth heqje dore nga fitimi mbi investimin. Deshira e investitorit eshte fitimi sa me i madh, mirepo investimi ballafaqohet me rrezikun.
Sistemi i investimeve
Sistemi i investimeve paraqet bashkesine e aktiviteteve te nderlidhura ne rrafshe te ndryshme te sistemit ekonomik, nepermjet te cilave mjetet financiare angazhohen dhe transformohen ne rezultate qe shprehen me rritjene e autputeve. Elementet e sistemti te investimeve jane:
-a)Politika investive – paraqet zbrerthimin me konkret(ne detale) te politikes zhvillimore e cila ka nje karakter me te gjithanshem dhe me afatgjate dhe ne baze te kesaj politike vime deri te plani i investimeve. Ne nivel te ekonomise se vendit politika investive ndertohet se bashku me politikat tjera makroekonomike (politika monetare e kreditore, politika monetare, politika buxhetore, politika doganore, etj) dhe nepermjet saj ndikohet ne vellimin dhe strukturen e investimeve ne sektore dhe rajone te caktuara. Ne nivel te ndermarrjes politika investive percaktohet varesisht nga politika e tyre zhvillimore.
-b)Analiza parainvesticionale dhe Plani i investimeve – perfshine te gjitha aktivitetet qe kane te bejne me identifikimin e projekteve duke u bazuar ne politiken investive dhe ne sistemin informatik. Ne kete rast behen analizat e ndryshme sektoriale, nxjerren ide te ndryshme mbi investimet e mundshme prej nga identifikohen projektet, alternativat e tyre, vlersimi i ketyre alternativave dhe perzgjedhja e tyre. Ne baze te kesaj formohet plani i investimeve.
-c)Vendimi investiv – ka te bej me vendimin final lidhur me pranimin apo refuzimin e projektit te caktuar investiv. Ky vendim mirret ne baze te studimit te fizibilitetit dhe ate e merr investitori.
-d)Financimi – ka te bej me sigurimin e mjeteve financiare te cilat jane percaktuar ne studimin investiv dhe te cilat jane te nevojshme per realizimin e projektit. Per kete gje perkujdeset investitori i cili qeveris me mjetet e tij te lira per investime, hyn ne kredi, ose emtion aksionne dhe letra te tjera me vlere, siguron bashkinvestitore, etj.
-e)Realizimi – paraqet bashkesine e aktiviteteve te cilat e ndertojne projektin investi, ketu hyn dokumentacione teknik, ndertimet, montimet, instalimet dhe aktivitetet e tjera te cilat e perfundojne procesin e transformimit te mjeteve financiare ne objektin investiv nga i cili priten efekte ne periudhen e eksploatimit.
1)Inputet (X) e sistemit te investimeve jane: politika e zhvillimit(perfshin qellimet e shtetit per zhvillimin ekonomik, politiken e tij makroekonomike dhe politiken e afarizmit te ndermarrjes), resurset (kane te bejne me inputet lidhur me burimet humane, natyrore, financiare, energjetike, etj te cilat gjate realizimit te projektit investiv formojne objektin investiv), dhe informatat (kane te bejne me njohurite mbi tregun, teknologjite e reja, kerkimet shkencore, ecurite e ekonomise vendore, si dhe informatat rreth realizimit te projektit investiv).
2)Autputet (Y) jane objetet investive qe hyjne ne pune ne ciklin e eksploatimitdhe ndikojne ne rritjen e fitimit te investitorit. Autputet paraqiten si fonde prodhuese dhe sherbyese te investitorit apo si potenciale intelektuale te tij.
Rrethina e sistemti te investimeveperbehet nga sistemi natyror, sistemi shoqerore dhe sistemi ekonomik. E gjithe kjo rrethine (me shume sistemi ekonomik) ka ndikim si ne inputet ashtu edhe ne autputet e sistemit te investimeve. Sistemi ekonomik dhe ai shoqerore krijojne rrethinen institucionale duke bere ndikim te madh ne inputet dhe kushtet e tjera te realizimit te projekteve investive.
Funskionimi i sistemit te investimeve
Funskionimi i sistemit te investimeve eshte si rezultat i interaksionit midis elementeve te tij (politika e investimeve, plani i investimeve, vendimi investiv, financimi dhe realizimi). Ne saje te ketij interaksioni zhvillohet sistemi i investimeve respektivisht procesi i shendrrimit te inputeve ne autpute dhe ky transformin ne te vertet paraqet vet procesin investiv (cikli i nje projekti).
Procesi investiv paraqet nje kompleks aktivitetesh interaktive te cilat kane te bejne me: identifikimin e projektit, pergaditjen e projektit, vleresimin, realizimin e projektit si dhe percjelljen dhe vlersimin e efekteve te tij (periudha e eksploatimit) –ex post. Ne procesin investiv mund te dallojme tri faza kryesore:
Fazen e pergaditjes se projektit investiv – ka te bej me fazen e grumbullimit te ideve per investime, seleksionimin e ketyre ideve, identifikimin e projekteve investive, analizen, vleresimin dhe perzgjedhjen e alternativave te ndryshme dhe perfundon me marrjen e vendimit investiv.
Fazen e realizimit te projektit investiv – fillon menjehere pas marrjes se vendimit pozitiv lidhur me projektin dhe ka te bej me sigurimin e burimeve financiare per financimin e projektit, pergaditjen e dokumentacionit detal per zbatimin e projektit, ndertimet, instalimet dhe montimet dhe ne te njejten kohe behet pergaditja per treg, pergaditja per prodhim, per zbatimin e struktures organizative, etj.
Faza e eksploatimit (analiza ex-post) – per procesin investiv kjo periudhe eshte e rendesishme sepse ne kete faze testohen parametrat e projektit. Kjo sherben per te bere ndonje permirsim eventual si dhe per te nxjerre pervoje per persosjen e menaxhmentit te projekteve investive.
Faza e pergaditjes se projekteve merr pjese ne fiancimin e projektit 5-10% kurse ne efektet negative merr pjes rretj 60%, nderkaq faza e realizimit merr pjese ne financim 90-95% ndersa ne efekte negative rreth 40%. Andaj ne baze te kesaj e shohim rendesine e fazes pergaditore te ciles duhet ti kushtojme rendesi te madhe dhe nuk preferohet te ngutemi dhe ti kursejme mjetet ne kete faze. E tere kjo me qellim te menjanimt te efekteve negative e cila mund te jete si pasoje e mosqeverisjes cilsore te fazes pergaditore te projektit investiv.
Vendimet investive dhe llojet e tyre
Menaxhimi i projekteve investive behet nepermjet marrjes dhe realizimit te vendimeve, dhe keto vendime jane te shumta sepse ndermirren gjate fazate te ndryshme gjate zhvillimit te procesit investiv. Per kete arsye vendimet investive karakterizohen keshtu:
Vendimet makroinvestive (VMaI) – Keto vendime kane te bejne me percaktimin e politikes se investimeve ne invelin shtetrore, dhe ato kane te bejne me vellimin, dinamiken dhe prioritetet sektoriale dhe rajonale te investimeve ne kuader te shtetit.
Vellimi i investimeve percaktohet me normen e investimeve (i) i cili shpreh pjesmarrjen e investimeve burto (Ib) ne produktin shoqerore (GDP), pra (i) = GDP/Ib. Pra me rritjen e normes se investimeve (vellimit te investimeve) rritet edhe Psh(GDP-ja) dhe anasjelltas.
Efikasiteti (sukseshmeria) i investimeve ne nivelin makro paraqitet nepermjet koeficientit marxhinal te kapitalit (kmk), dhe nepermjet tij shprehet raporti midis rritjes se produktit shoqerore Psh(GDP) dhe investimeve bruto (Ib) gjate periudhes se caktuar: (kmk) = Ib/(GDP1-GDP0). Ky koeficient llogaritet duke pjestuar kumulativin e investimeve burto me diferencen e GDP (produkti shoqerore) brenda periudhes. Ky koeficient shpreh vellimin e nevojshem te investimeve per rritjen e GDP per 1 njesi (sa me i ulet aq ma efikas investimi).
Norma e rritjes se GDP(produktit shoqerore) (rr) paraqet raportin midids normes se investimeve dhe koeficientit marxhinal te kapitalit. (rr)=i/kmk. Prej kesaj formule mund te nxirret norma e nevojshme e investimeve: (i’)=rr*kmk.
Shteti per te ndermarre nje politke investive mbeshtetet edhe ne analizat sektoriale dhe ne baze te ketyre analizave percaktohet strategjia afatgjate e zhvillimit te sektoreve dhe prioritetet zhvillimore ne vend. Analizat sektoriale kane te bejne me prioritetet zhvillimore ne kuader te bujqesise, industrise, energjise, shendetsise, edukimit,etj dhe ne baze te ketyre analizave percaktohet politika e investimeve e cila mbeshtetet me ane te instrumenteve te politikes makroekonomike (monetare, fiskale, etj).
Ndikimi i drejteperdrejte i shteti ne politikes investive eshte nepermjet investimeve publike sepse investimet publike kane te bejne me zhvillimin e isfrastruktures kryesore si: telekomunikimeve, energjetikes, edukimit, shendetesise, etj. Nderkaq ndikimi i terthorte i shtetit ne politiken e investimeve eshte nepermjet politikes se taksave, normave te kamates, politikes se taksave, kurseve te kembimit, etj)
Vendimet paraprake investive (VPrI) – Keto vendime kane te bejne me perzgjedhjen paraprake te ideve per investime, vlersimin e tyre dhe formulimin e planit te investimeve. Keto vendime i marrin menaxheret kryesore ne bashkpunim me analistet sistemor. Ne bazet te ketyre vendimeve krijohet plani i investimeve i cili perfshin alternativat qe jane aprovuar si dhe alternativat rezerve. Plani i investimeve behet ne nivel te ndermarrjes si dhe ne nivel te shteti per investime publike.
Vendimet mikroinvestive (VMiI) – Ky vendim ka te bej me pranimin apo refuzimin e projektit te caktuar investiv, dhe kete vendim e bie menaxheri kryesore i projektit. Ky vendim sillet ne baze te studimit investiv. Vendimet mikroinvestive bihen ne baze te prioriteteve zhvillimore dhe ne baze te faktit se sa treguesit financiare dhe ekonomik te projektit investiv jane ne perputhshmeri me qellimet e percaktuara te projektit.
Vendimet operative investive (VOI) – Keto vendime ndermirren nga menaxheri i projektit dhe ekipi i tij ne fazen e realizimit te projekteve investive. Me ane te vendimeve operative investiveudhehiqet procesi i realizimit te projektit. Keto vendime kane rendesi te madhe per shfrytezimin sa me racional te burimeve te angazhuara dhe per zhvillimin e te gjitha aktiviteteve ne kohen e parapare.
Efikasiteti i sistemit te investimeve
Efikasiteti i funksionimit te sistemit te invstimeve shprehet nepermjet efiqences (shpenzimet per krijimin e nje njesie autputi) dhe efektivitetit (raporti midis autputit dhe autputit te planifikuar). Mund te thuhet se efikasiteti i sistemit te investimeve eshte i varur drejteperdrejte nga cilsia e vendimeve investive (te gjitha vendimeve investive, qe i permendem me pare) dhe kjo krijon kushte per rritjen e sinergjise ne kuader te sistemit te investimeve. Efekti sinergjik i sistemit te investimeve mund te shprehet:
Pra efekti sinergjik tregon se kur te gjitha elementet e sistemit veprojne si teresi dhe jane ne harmoni me njera tjetren japin efekte me te medha sesa kur veprojne te veqanta.
Praktika e qeverisjes se investimeve ne Kosove deshmon se kur nuk ekziston nje sinergji ne sistemin e investimeve krijohen defekte dhe bie efikasiteti i investimeve. Sepse per nje periudhe te gjate kemi pasur nje disharmoni te madhe midis vendimeve Makroinvestive dhe Mikroinvestive dhe kjo ndikoi ne nje efikasitet te ulet te sistemit te investimeve ne Kosove.