TATIMIN NË TË
ARDHURAT PERSONALE
Objekti
i tatimit
- Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të
ardhurat e tatueshme nga burimi i të ardhurave nga Kosova dhe burimi i të
ardhurave jashtë Kosovës. Eshte
- Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë
të ardhurat e tatueshme nga të ardhurat që e kanë burimin në Kosove
Kush është Tatimpagues
- Sipas Ligjit mbi te ardhurat personale tatimpaguesit janë personat fizikë
rezident dhe jo rezident, Ndërmarrja personale afariste, Ortakëritë dhe
Shoqëritë, të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura bruto gjate periudhes
tatimore
Të ardhurat e tatueshme
- Të ardhurat
e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet
të
ardhurave bruto të pranuara ose të
krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve e
lejueshme sipas këtij Ligji lidhur me të
ardhurat e tilla bruto.
Shkallët tatimore te tatimit ne
te Ardhura personale
Për të ardhurat
të tatueshme në periudhën tatimore që fillon më 1 Janar 2009 dhe
periudhat
tatimore pasuese, tatimi në të ardhura personale ngarkohet sipas shkallëve në
vijim:
0 - 960
euro % 0
960.01 - 3,000 euro 4%
3,000.01 - 5,400
euro 8%
5,400.01 - mbi
euro 10%
Te ardhurat e tatueshme për
Tatimin ne te Ardhura Personale
·
Pagat;
·
Qiratë;
·
Përdorimi i pasurisë së paprekshme;
·
Interesi, përveç interesit i cili është i
liruar sipas këtij ligji;
·
Të ardhurat zëvendësuese, sikurse ato të
përmendura në nenin 8.1.8, të këtijligji;
·
Fitimet kapitale që rezultojnë
nga një rritje apo ulje në vlerën e aksioneve;
·
Fitimet kapitale që rezultojnë nga nja shitje
me këste të një pasurie kapitale;
·
Fitoret në lotari dhe duke iu
nënshtruar nenit 49 te këtij ligji, fitoret në Lojërat e Fatit;
·
Pensionet e paguara nga një punëdhënës i
përparshëm, apo në përputhje me Ligjin
mbi Pensionet në Kosovë;
·
Veprimtaria afariste e
gjeneruar nga bizneset me të ardhura bruto vjetor prej 50,000 € apo më pak përveç nëse ato
biznese kanë zgjedhur të mbajnë libra dhe regjistrime
·
Përveç siç parashihet në paragrafin 1 të këtij
neni, të ardhura bruto po ashtu nënkuptojn të gjitha të ardhurat e lindura
(akruara) nga burimet vijuese:
a)
Veprimtari afariste;
b)
Fitimet kapitale, përveç atyre
fitimeve kapitale të përshkruara në paragrafin 1 të këtij neni;
Të ardhurat që përjashtohen
•
Rrogat e pranuara nga
përfaqësuesit e huaj diplomatik e konsular dhe personeli i jashtëm i Ambasadave
apo Zyrave të Ndërlidhjes së shteteve të huaja në Kosovë apo nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e
jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe
organizatave joqeveritare ndërkombëtare
te regjistruara sipas legjislacionit kosovar. (UNMIK-ut, KFOR-it, EULEX-I )
•
Kompensimet për dëmtimin ose
shkatërrimin e pronës;
•
Të ardhurat nga polisat e
sigurimit të jetës që paguhen si rezultat i vdekjes së personit të siguruar
•
Kthimin e parave ose
kompensimin për trajtimin mjekësor dhe shpenzimet, duke përfshirë edhe
hospitalizimin dhe mjekimin, pos rrogave të paguara gjatë periudhës së mungesës nga puna për shkak të
sëmundjes ose lëndimit.
•
Interesi në instrumentet
financiare të cilat janë të lëshuara apo garantuara nga një Autoritet Publik i
Kosovës i paguar tatim paguesve rezident apo jo rezident
•
Të ardhurat e kontraktuesit
primar ose nën-kontraktuesit, përveç personave vendor, që janë krijuar nga
kontratat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Kombeve të Bashkuara
(duke përfshirë UNMIK-un), agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara,
•
Dividendët e marrë nga një
tatimpagues rezident dhe jo rezident.
•
Pagesat e pensioneve dhe
asistencat sociale të paguara nga Qeveria e Kosovës
•
Asetet e marra, apo vlera e
aseteve te marra, si rezultat i trashëgimisë.
•
Shpenzimet edukative/arsimore
të paguara nga një punëdhënës në interes të një punësuari me kusht që i punësuari të mbetet në punësim tek
punëdhënësi për së paku 24 muaj pas përfundimit të edukimit/arsimit
•
Bursat e marra nga një individ
për të marrë pjesë në një institucion për mësim të lartë, shkollë zanati, apo
shkollë profesionale
•
Shpenzime per trajnime sipas
programeve zyrtare deri ne 1000 € nuk do
të konsiderohen të ardhura të tatueshme për të punësuarin dhe nuk do t‟i nënshtrohen mbajtjes në burim në përputhje me dispozitat
e këtij ligji.
Të ardhurat nga pagat
1.Në të ardhurat bruto nga
pagat përfshihen:
•
Rrogat e paguara në emër të
një punëdhënësi për punën të cilën e kryen punonjësi
•
Bonuset, provizionet dhe
format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, ua
paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;
•
Të ardhurat e fituara nga puna e përkohshme të
cilën e kryen punonjësi;
•
Të ardhurat nga punësimi i
mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi të rrogës;
•
Premitë e sigurimit
shëndetësor dhe të jetës që një punëdhënës paguan për punonjësin;
•
Falja e huas së punonjësit ose
e obligimit të punëdhënësit;
•
Pagesa e shpenzimeve personale
të punonjësit nga punëdhënësi dhe përfitimet në gjësende që një ia jep
punonjësit që kalon shumën minimale të përcaktuar me një akt nënligjor të
lëshuar nga ministri.
2. Në të ardhurat e përgjithshme nga pagat nuk
përfshihen:
•
Kompensimi i shpenzimeve reale
të udhëtimeve të biznesit deri në shumën që duhet saktësohet me një akt
nënligjor
•
Dëmshpërblimi për aksidentet në punë dhe
•
Përfitimet në mall të dhëna
nga punëdhënësi për punonjësit e huaj për të lehtësuar jetesën e tyre në
Kosovë, siç është banimi dhe pagesa e shkollimit.
•
Përfitimet në natyre në forma të shujtave të
ofruara nga punëdhënësi për punëtorin duke përjashtuar kompensimin në para.
•
Rimbursimin, e kufizuar në më
pak nga kostoja e transportimit publik apo 0.16 euro/KM, për shpenzimet e
vajtje-ardhjeve për të punësuarit distanca e vajtje-ardhjeve e të cileve nga
rezidenca e tyre kryesore për në vendin e rregullt të punës është më e madhe se
20 kilometra.
•
Përfitimet në natyrë që i jepen të punësuarave
në formë të biletave të transportit publik të kufizuara në transporitimin mbi
transportin e autorizuar publik nga rezidenca kryesore e të punësuarit për në
vendin e rregullt të punës
•
Rimbursimin, e kufizuar në më
pak nga kostoja e transportimit publik apo 0.16 euro/KM, për shpenzimet e
vajtje-ardhjeve për të punësuarit distanca e vajtje-ardhjeve e të cileve nga
rezidenca e tyre kryesore për në vendin e rregullt të punës është më e madhe se 20 kilometra.
•
Përfitimet në natyrë që i
jepen të punësuarave në formë të biletave të transportit publik të kufizuara në
transporitimin mbi transportin e autorizuar publik nga rezidenca kryesore e të punësuarit
për në vendin e rregullt të punës.
•
Përfitimet në natyrë mund t‟u
jepen të punësuarve distanca e vajtje-ardhjeve e të cilëve nga rezidenca e tyre
kryesore për në vendin e tyre të rregullt të punës është më e madhe se 1 kilometër.
•
Rimbursimi i tillë apo dhënia
e përfitimeve në natyrë nuk do të konsiderohen si shpenzime të zdritshme bizesi nga ndonjë
dhurues e rimbursimmit të tillë apo përfitimeve në natyre, e as nuk do të jenë
të zdritshme si shpenzim të ndonjë lloji.
•
3. Për kontributet pensionale,
të ardhurat bruto do të përfshijnë:
•
Kontributet e dhëna nga punëdhënësi në emër të
punonjësit në sistemin e kursimeve individuale pensionale, në fondin plotësues
të pensionit të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese individuale të pensioneve
sipas legjislacionit mbi Trustin e
Kursimeve Pensionale të Kosovës;
•
Kontributet e dhëna nga punonjësi në sistemin
e kursimeve individuale pensionale, në
fondin pensional plotësues të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese pensionale individuale sipas
legjislacionit mbi kursimet Pensionale në Kosovë.
•
Shkallët tatimore në paga
0 – 80 euro - 0%
80 – 250 - 4%
250 – 450 - 8%
450 – mbi - 10 %
Të ardhurat nga
Qiratë
•
Të ardhurat e krijuara nga
dhënia me qira e pajisjeve, automjeteve të transportit dhe llojeve tjera të
pasurisë.
•
Të ardhurat e qirasë të krijuara
nga personat e angazhuar në veprimtari ekonomike të dhënies me qira të pasurisë
së luajtshme apo të paluajtshme për klientët, do të trajtohen si të ardhura nga aktivitetet ekonomike dhe do të tatohen
si të tilla.
No comments:
Post a Comment