Banka Qendrore dhe
Politika Monetare - Makroekonomi
|
Analiza e politikes
monetare nuk mund te mendohet jashte funksionimit te sistemit bankar, ku
vendin kryesor e ze BANKA QENDRORE. Banka Qendrore perfaqeson nje institucion financiar
te zoteruar nga shteti qe sherben per te kontrolluar sistemin bankar dhe qe
eshte i vetmi autoritet i emetimit te parase. Te gjitha vendet me ekonomi
tregu te zhvilluar kane nje sistem bankar me dy nivele.
|
Funksionet e Bankes qendrore DHE Instrumentet e Politikes
Monetare
Analiza e politikes monetare nuk mund te mendohet jashte funksionimit te sistemit bankar, ku vendin
kryesor e ze BANKA
QENDRORE. BANKA Qendrore
perfaqeson nje institucion financiar te zoteruar nga shteti qe sherben per te kontrolluar sistemin bankar DHE qe eshte i vetmi autoritet i
emetimit te parase. te gjitha vendet me ekonomi tregu te zhvilluar kane nje sistem
bankar me dy nivele:
- ne nivelin i pare eshte BANKA qendrore;
- ne nivelin i dyte bankat e
tjera (tregetare, te kursimit,
etj).
ne fillim,
Bankat Qendrore u krijuan pergjithesisht, si BANKA private qe u sherbenin
bankave tregetare, kryesisht per t'i mbrojtur nga falimentimi. Zhvillimi
ekonomik DHE rendesia e madhe
e funksioneve qe moren keto BANKA,
cuan gradualisht ne lidhje gjithnje e me te ngushta te tyre me shtetin, deri sa u shnderruan ne instrumente shteterore, qe
luajne nje rol te rendesishem,
vecanerisht ne drejtimin e
politikes monetare. Megjithe vecorite qe kane bankat qendrore te vendeve te ndryshme, ato kryejne disa
funksione baze:
• BANKA Qendrore ka te drejten e emetimit te parase.
Nepermjet ketij funksioni ajo ploteson nevojat e ekonomise per para te gateshme (kartmonedhe), sa
here qe eshte e nevojshme nje gje e tille.
• BANKA Qendrore sherben si banke e bankave te nivelit te dyte. Lidhur me kete funksion, para se
gjithash, ajo siguron nje sistem per mbledhjen DHE likujdimin e ceqeve (qe
njihet ne praktike si kleringu
i ceqeve ). Ceqe te ndryshme,
qe depozitohen ne nje banke nga individe te caktuar, por qe jane leshuar nga nje banke tjeter, mund te likujdohen lehtesisht nga kjo banke nepermjet bankes
qendrore, pa qene nevoja per transaksione te drejtperdrejta me banken leshuese, gje qe do te kerkonte kohe DHE shpenzime te medha. BANKA Qendrore mban gjithashtu
edhe rezervat e
institucioneve depozituese si edhe
te bankave te nivelit te dyte, duke siguruar mundesine
per te perballuar
transaksionet e parashikuara DHE
te paparashikuara. Gjithashtu,
BANKA Qendrore ju siguron kredi bankave, kur ato kane
nevoje per mjete financiare, ose jane ne veshtiresi per shkak te terheqjeve te paparashikuara. ne kete kuader, BANKA Qendrore mbikqyr bankat
e tjera duke kontrolluar ne
menyre periodike DHE pa
paralajmeruar, menyren e dhenies se huase DHE te zbatimit te kerkesave ligjore.
• BANKA Qendrore sherben DHE si banke e Qeverise. Qeveria ka nevoje qe fondet e saj t'i
mbaje ne nje llogari bankare,
ku mund te beje depozita DHE terheqje nepermjet ceqeve DHE per kete qellim sherben BANKA Qendrore. Gjithashtu,
kjo e fundit ndihmon Qeverine ne
mbledhjen e taksave DHE ne shitjen DHE blerjen e letrave shteterore
me vlere.
• BANKA Qendrore rregullon oferten monetare. Rregullimi
i ofertes monetare eshte nje nga
funksionet me te rendesishme te Bankes Qendrore. Nepermjet
kontrollit te ofertes
monetare, BANKA Qendrore
realizon nje politike te caktuar
monetare duke ndikuar ne
nivelin e GNP, papunesise DHE
inflacionit.
• BANKA Qendrore nderhyn DHE rregullon tregjet monetare. Pervec
ketij funksioni, BANKA
Qendrore nderhyn ne tregjet
monetare edhe per qellime te tjera, si p.sh per kontrollin
e normave te interesit (duke i
mbajtur ato te uleta) kur rritet borxhi shteteror, me qellim qe te ulet kostoja e ketij borxhi,
etj. Gjithashtu, BANKA
Qendrore synon zbutjen e luhatjeve te
normave te interesit te cilat sjellin pasoja per
bankat DHE institucionet
financiare.
Nje nga
karakteristikat e Bankes Qendrore eshte pavaresia e
saj nga Qeveria. Shkalla e
pavaresise eshte e ndryshme ne
vende te ndryshme DHE shpesh here eshte objekt i diskutimeve te shumta. Sidoqofte, BANKA Qendrore merr ato vendime qe ajo mendon
se jane ne interes te shoqerise, pavaresisht se keto
vendime mund te bien ndesh me pikepamjet DHE interesat e castit te individeve qe jane ne krye te qeverise. Per te realizuar kete, veprimtaria e
bankes qendrore rregullohet me
ligj DHE drejtuesit e saj
emerohen nga organet me te larta (psh. nga Presidenti ose
Parlamenti) per afate me te gjata se nje legjislature
(p.sh. ne SHBA guvernatori emerohet per
nje periudhe 14 vjecare). Por, kjo pavaresi eshte relative, gje qe shprehet
edhe me ligj, DHE organet shteterore ushtrojne
presion mbi Banken Qendrore.
Realizimin e politikes monetare BANKA Qendrore e ben nepermjet
instrumentave te ndryshem qe
ajo mund te perdore per te arritur objektiva te caktuara si, rritjen e shpejte
e GNP real, stabilitetin e
cmimeve, nivelin e papunesise, etj. Ndermjet instrumentave te politikes monetare (si tavanet
e kredise, operacionet e tregut te
hapur, kredite me zbritje,
rezervat e kerkuara, etj.) DHE
objektivave te mesiperme
qendrojne disa objektiva te
ndermjetme, qe lidhen me vlera
te caktuara te normave te interesit, ofertes monetare,
etj. Keto objektiva te
ndermjetme kane rendesi se jane hallka te procesit te ndikimit te ketij instrumenti te politikes monetare mbi
objektivin perfundimtar (si p.sh GNP.). nga ana tjeter, ne realizimin e objektivave te politikes monetare ndikojne edhe faktore te tjere, keshtu qe parashikimi i
mases se ndikimit te politikes
monetare kerkon njohjen e gjithe mekanizmit qe realizon kete ndikim.
Le te ndalemi fillimisht na analizen e instrumentave te politikes monetare. • Tavanet e kredise
perfaqesojne metoden me te thjeshte per te kufizuar huate bankare DHE si rrjedhoje, edhe oferten monetare. BANKA Qendrore vendos kufij te siperm per huate qe mund te japin bankat e nivelit te dyte. Natyrisht keto kufij
(pra, keto tavane), nuk jane te pandryshueshem, por ndryshimin
e tyre mund t’a beje vetem BANKA Qendrore, ne perputhje me objektivat e saj. Disavantazhi
i ketij instrumenti qendron ne
faktin se shuma e huase percaktohet nga BANKA Qendrore DHE jo nga forcat e tregut.
• Operacionet e tregut te hapur, perbejne
instrumentin me te rendesishem ne duart e Bankes Qendrore. Keto
operacione perfaqesojne shitjen ose blerjen e letrave shteterore me vlere (bono thesari,
obligacione etj) ne tregun e
hapur. Kjo behet me qellim qe BANKA Qendrore te ule ose te rrise rezervat e bankave.
Shitja ose blerja e letrave shtetrore me vlere behet me vendim te organit perkates te Bankes Qendrore, ne funksion te objektivave qe kerkohen te arrihen. P.sh, ne qofte se mendohet qe
inflacioni po rritet DHE kerkohet ulje e tij, atehere
BANKA Qendrore nepermjet
organit perkates vendos qe te
shese letra me vlere, me qellim qe te pakesoje rezerven monetare te bankave, duke shtrenguar
kushtet e kredise. Shitja e letrave me
vlere pakeson rezervat e sistemit bankar, fillimisht ne masen e shitjes, pra ne masen qe paraja hyn ne Banken Qendrore, DHE nepermjet levizjes ne sistemin bankar, ky pakesim
shumohet.
• Kredia ne zbritje
eshte nje instrument tjeter ne
duart e Bankes Qendrore. BANKA
Qendrore mund t'u jape hua
bankare. Keto hua i quajme rezerva te
huajtura. Efekti i ketij instrumenti ne drejtim te rezervave ne depozitat bankare eshte me pak i sakte se instrumenti
paraarrdhes, sepse BANKA
Qendrore nuk mund te percaktoje me saktesi sa kredi do te marrin bankat. Ajo vetem i
rrit ato nepermjet ndryshimit te
perqindjes se zbritjes (normes se diskauntit), e cila perfaqeson interesin
qe paguajne bankat per kredine qe marrin nga BANKA qendrore. Kur kjo e
fundit deshiron te rrise oferten
monetare, nxit marrjen e kredive duke ulur perqindjet e zbritjes. Por ajo nuk i detyron dot bankat te marrin kaq apo aq kredi.
• Rezervat e kerkuara
Sic eshte vene ne dukje me siper, BANKA Qendrore vendos nje
norme te detyrueshme te rezervave qe duhet te mbaje cdo banke tregetare, e cila quhet
norme e rezerves se kerkuar. Kjo i siguron asaj mundesine e kontrollit te ofertes monetare. Vecoria e
ketij instrumenti eshte se cdo ndryshim sado i vogel i rezerves se kerkuar,
con potencialisht ne nje
ndryshim shume te madh te ofertes monetare. BANKA Qendrore perdor normen e
rezerves se kerkuar si mjet per te
ngushtuar ose zgjeruar diapazonin e shumefishimit te parase, per nje njesi shtese te depozitave bankare. Psh, ne qofte se BANKA qendrore synon te ndjeke nje politike te shtrenguar monetare, ajo
pervec instrumentave te tjere,
mund te rrise normen e rezerves se
kerkuar. Instrumenti i rezerves se kerkuar perdoret me kujdes nga BANKA Qendrore sepse cdo
ndryshim sado i vogel i kesaj rezerve, con ne nje ndryshim te madh DHE te menjehershem te ofertes monetare.
Tregu monetar DHE mekanizmi i politikes
monetare
Ndikimi i politikes monetare ne variablat kryesore makroekonomike
realizohet nepermjet nje mekanizmi te
caktuar, ku nje vend qendror ze tregu monetar. Tregu monetar perfshin nje
bashkesi institucionesh ku realizohet shitja DHE blerja e letrave
afatshkurtera me vlere. Letrat
me vlere jane dokumente qe
perdoren per te vertetuar
pronesine ndaj aktiveve te ndryshme DHE paraqiten si aksione,
obligacione, bono thesari, etj. Letrat me vlere jane afatshkurter DHE afatgjate, ne varesi te maturimit te tyre. Ato letra me vlere qe kane afat maturimi
deri ne nje vit quhen
afatshkurtera, kurse ato me afat maturimi mbi nje vit
quhen afatgjata.
Tregu monetar ndryshon nga
institucionet e tjera financiare, si bursa e aksioneve, etj. te cilat jane te vendosura ne nje vend te caktuar, sepse ai perbehet nga nje rrjet i gjere komisioneresh
(shitesish DHE bleresish).
Dy jane kategorite kryesore te tregut monetar: kerkesa DHE oferta per para.
Bashkeveprimi i kerkeses DHE
ofertes per para ne kete treg
percakton sasine e parase DHE
normen e interesit te
ekuilibrit. Kerkesa per para shpreh marredhenie midis sasise se kerkuar per
para DHE normes se interesit,
duke supozuar konstante gjithe faktoret e tjere qe ndikojne ne sasine e parase qe deshirojne te mbajne njerezit.
Kerkesa per
para, sic ka theksuar Kejnsi,
mbeshtetet ne tre motive :
a) Motivi i transaksioneve Ky eshte motivi kryesor i mbajtjes se
parase. Blerjet e te mirave DHE sherbimeve ne jeten e perditeshme kerkojne
qe nje sasi parash te mbahet
si para e gateshme (para ne
dore). ne te kunderten, duhet shkuar ne banke per terhequr para sa
here qe behet ndonje blerje
duke harxhuar keshtu kohe. Pra, kostoja oportune e mosmbajtjes se parase ne dore eshte e konsiderueshme.
b) Motivi
mbrojtes Paraja mbahet si para e gatshme edhe per t'u siguruar ne rast ngjarjesh te paparashikuara, qe kerkojne te behen blerje te paplanifikuara.
c) Motivi i spekullimit Paraja mbahet edhe per te shmangur humbjet qe vijne nga mbajtja e letrave me vlere. Ky motiv lidhet me ata njerez qe blejne letra me vlere here pas here. Luhatjet
qe vihen re ne cmimet e
letrave me vlere i nxisin
njerezit qe t’i shesin ato DHE
te mbajne para, kur mendojne
qe cmimet e tyre do te pesojne renie DHE te blejne perseri kur mendojne se
cmimet e tyre do te rriten .
Sasia e parase qe deshirojne te
mbajne njerezit varet nga tre
faktore kryesore: niveli
i cmimeve, GNP real DHE norma e interesit. Duke i
marre faktoret e tjere te
pandryshueshem, marrdheniet midis normes se interesit DHE sasise se parase qe kerkohet
te mbahen ne dore, jepen nepermjet
kategorise se kerkeses per para.
Lidhja sasi e kerkuar e parase-norme interesi eshte nje lidhje inverse, dmth me rritjen e normes se interesit
bie sasia e kerkuar per parate. Grafikisht kerkesa per para do te jepej nga figura 1a. Kerkesa per para mund te zhvendoset djathtas ose majtas
ne varesi te ndryshimit te faktoreve qe me siper i supozuam konstante,
p.sh rritja e GNP real e zhvendos djathtas
kerkesen per para, sepse rritet
sasia e transaksioneve qe duhet te
bejne njerezit ne nje kohe te dhene, ose me rritjen e inflacionit (nivelit
te cmimeve ) rritet sasia e parase qe
duhet per te realizuar te njejtin vellim transaksionesh,
prandaj kerkesa per para zhvendoset djathtas.
nga ana
tjeter, ne tregun monetar
perballe kerkeses per para qendron oferta e parase , te cilen ne analizen tone e marrim te dhene, pra, te pavarur nga norma e interesit, perderisa
sic kemi sqaruar ajo percaktohet nga
BANKA qendrore ne nje moment te dhene (figura 1b.) Eshte e
qarte qe pika e prerjes se kerkeses me
oferten per para tregon ekuilibrin e tregut monetar, te cilit i pergjigjen norma e
interesit e ekuilibrit DHE
sasia perkatese e parase (figura 1c)
Ekuilibri i perfaqesuar nga pika E0 eshte nje ekuiliber
i qendrueshem. Po te supozonim
norma me te larta interesi se kjo, do te kishim nje teprice te ofertes se parase DHE njerezit do te tentonin te blinin letra me vlere per shkak te kostos se larte te mbajtjes se parase, duke
shkaktuar rritjen e cmimit te
letrave me vlere. rritja e ketij te fundit, do te conte ne uljen e normes se interesit
duke e cuar ate tek niveli i ekuilibrit. Ekziston nje lidhje inverse ndermjet
cmimit te letrave me vlere DHE normes se interesit (rritja e njeres eshte e
lidhur me uljen e tjetres). E
kunderta do te ndodhe per norma interesi me te uleta se ajo e ekuilibrit.
Le te shohim se
si ndryshon ekuilibri ne tregun
monetar kur ndryshojne kushtet qe e percaktojne ate.
Se pari, le te shohim si ndikon zbatimi i nje
politike monetare te caktuar ne tregun monetar. Supozojme se BANKA qendrore mendon te ndjeke nje politike te shtrenguar monetare, per te ulur inflacionin e larte
egzistues. Per kete ajo redukton oferten monetare, e cila con ne nje teprice kerkese per para,
keshtu qe njerezit do te fillojne te shesin aktivet e tyre (letrat me vlere) per te plotesuar kete kerkese. Shitja
e aktiveve do te conte ne uljen e cmimit te tyre, pikerisht per shkak te rritjes se ofertes se ketyre
aktiveve, duke rritur normat e interesit, derisa te arrihet ne nje ekuilber te ri, ku kerkesa per para eshte
e barabarte me oferten
monetare. Sipas figures 2 do te kishim zhvendosjen e ofertes
monetare nga S ne S' DHE te ekuilibrit nga E ne E'. Si rrjedhim, kemi rritje te normes se interesit nga io ne i'.
Se dyti, e kunderta do te ndodhte nese do te kishim nje rritje te kerkeses per para. Supozojme
se kemi nje rritje te prodhimit real, e cila ka cuar ne rritjen e vellimit te transaksioneve DHE si rrjedhim ne zhvendosjen e kerkeses per
para djathtas. ne kushtet kur
oferta e parase eshte e pandryshuar, zhvendosja e kurbes se kerkeses per
para e cila, duke arsyetuar si ne
rastin e pare con ne rritjen e
normes se interesit se ciles qe i pergjigjet nje ekuilibri te ri.
Po te shikojme figuren 3, veme
re se zhvendosja e kerkeses nga
D ne D' krijon nje teprice
kerkese Δ M, ne nivelin io te normes se interesit, e cila
ben presion qe ekuilibri te
vendoset ne nje norme me te larte interesi i'. E kunderta do te ndodhte ne qofte se do te kishim nje renie te kerkeses per para.
Tregu monetar perben nje element shume te rendesishem te mekanizmit te politikes monetare. POLITIKA monetare me instrumentat qe perdor synon te arrije objektiva te caktuara. I gjithe ky proces
kerkon kohe DHE realizohet
nepermjet disa hallkave te
nderlidhura qe formojne mekanizmin e transmisionit te politikes monetare. ne vija te pergjitheshme, mekanizmi i
transmisionit perbehet nga
disa shkalle. Keshtu p.sh, ne
qofte se marrim parasysh nje politike monetare shtrenguese do te kishim :
1. BANKA qendrore nepermjet
instrumenteve te saj, si p.sh
shitja e letrave me vlere,
redukton rezervat ne sistemin
bankar.
2. Ndermjet hallkave te
sistemit bankar ky reduktim zvogelon oferten monetare.
3. Zvogelimi i ofertes monetare con ne
rritjen e normes se interesit ne
tregun monetar.
4. Norma e larte e interesit do
te nxise reduktimin e
shpezimeve private DHE
shteterore vecanerisht te
investimeve, sepse rritet
kostoja e financimit te tyre.
5. Reduktimi i shpenzimeve, con ne
uljen e nivelit te GNP, te punezenies DHE te inflacionit .
1. Buxheti
qeveritar DHE politikat
fiskale
POLITIKA fiskale
konsiston nga njera ane, ne politiken e shperndarjes se
shpenzimeve qeveritare per mallra DHE
sherbime DHE per kryerjen e pagesave te transferueshme DHE nga ana tjeter, ne politiken e sigurimit te te ardhurave DHE para se gjithash te taksave. POLITIKA fiskale realizohet
per te arritur qellime te caktuara makroekonomike, si
ulja e papunsise, stabilizimi i cmimeve, rritja ekonomike, etj.
Shpenzimet DHE
te ardhurat e parashikuara nga Qeveria per nje periudhe nje
vjecare pasqyrohen ne buxhetin
qeveritar. Pra, buxheti eshte i perbere nga dy pjese jo domosdoshmerisht
te barabarta: shpenzimet DHE te ardhurat. Ai sherben per te rregjistruar DHE kontrolluar si kryerjen e
shpenzimeve, ashtu edhe
realizimin e te ardhurave te planifikuara. ne buxhetin qeveritar, si
shpenzimet ashtu edhe te ardhurat paraqiten te detajuara, perkatesisht sipas
drejtimeve te kryerjes se
shpenzimeve (arsim, shendetesi, mbrojtje, etj.) DHE te burimeve te te ardhurave (taksa mbi te ardhurat individuale, taksa
mbi sigurimet shoqerore, taksa mbi te
ardhurat e ndermarjeve, etj.).
Buxheti qeveritar mund te jete me teprice pozitive (suficitar), me teprice negative (deficitar)
ose i balancuar. ne qofte se te ardhurat i kalojne shpenzimet,
buxheti eshte suficitar; kur shpenzimet tejkalojne te ardhurat eshte deficitar DHE kur te ardhurat jane te barabarta me shpenzimet kemi buxhet te balancuar.
Per te mbuluar
deficitin e buxhetit, ne
rastet kur buxheti eshte deficitar, Qeveria mund te ndjeke dy rruge:
• te shtype (emetoje) para ose te marre hua nga publiku (ose nga vende te tjera), qe perbejne edhe borxhin qeveritar.
ne perputhje me synimet makroekonomike, Qeveria ndryshon programet e
saj mbi shpenzimet apo te
ardhurat. ne qofte se Qeveria ka si synim te rrise kerkesen agregate, ajo do te ndiqte nje politike fiskale
zgjeruese (ekspansioniste). ne
te kundert, nese synimi eshte te ule kerkesen apo oferten
agregate, kemi te bejme me nje politike fiskale
ngushtuese (kontraktuese). Nje politike e caktuar fiskale qe realizohet
nepermjet veprimit aktiv te
qeverise quhet politike fiskale aktive (ose e paramenduar), e cila mund te jete ekspansioniste ose
kontraktuese.
ne te kunderten, nje veprim
automatik ose spontan i sistemit fiskal ne pergjigje te ndryshimeve ekonomike DHE qe eshte rezultat i
veprimeve te meparshme te qeverise, quhet politike
fiskale automatike, e cila mund
te jete gjithshtu ekspansioniste
ose kontraktuese.
Pra dallojme kater lloje te politikes fiskale:
1. ekspansioniste aktive;
2. kontrantuese aktive;
3. ekspansioniste automatike;
4. kontraktuese automatike.
Nderhyrjet e paramenduara (aktive) te
qeverise behen nepermjet mekanizmeve fiskale, nga te cilet ato me kryesore jane:
A. Projektet e investimeve publike,
pra inicimi i projekteve te
tilla si projektet e elektrifikimit, te furnizimit me uje, etj. Sidoqofte, projekte te tilla qe kane nevoje per nje
kohe relativisht te gjate per
t'u vene ne jete perdoren
ralle. Efektet e tyre kunderciklike mund te jene edhe negative, pra ato mund te fillojne kur faza perkatese e
ciklit te biznesit te kete kaluar.
b. Projektet
publike te punesimit.
Ndryshe nga projektet publike
te investimeve qe kerkojne
shume kapital DHE kohe te gjate per t'u realizuar,
projektet publike te punesimit
synojne zenien ne pune te punetoreve brenda nje periudhe
te shkurter. Keto projekte
perfaqsojne sot nje mjet
stabilizimi qe eshte perdorur shpesh kohet e fundit. edhe ndaj ketij mjeti ka mjaft kritika qe lidhen me eficencen e tyre DHE faktin qe ato nuk ofrojne punedhenie serioze te papuneve.
C. Ndryshimi i normave te taksave.
Ndryshimi i normave te taksave
ne drejtimin e duhur mund te perdoret per te stimuluar apo frenuar
zhvillimin e ekonomise. Sidoqofte, mendohet se ky mjet mund te perdoret me sukses vetem ne qofte se do te mund te arrihej nje ndryshim i shpejte
DHE i perkohshem i taksave,
sepse ne te kundert, do te kalonte faza perkatese e
ciklit DHE ndryshimi i
taksave ne vend qe te sillte dobi do te demtonte. Por, nje ndryshim i
shpejte DHE i perkohshem i
taksave eshte veshtire te
arrihet (sepse, p.sh kur nje takse ulet politikisht eshte e veshtire rritja e saj perseri). nga ana tjeter, njerezit duke
qene te ndergjegjshem per
karakterin e perkohshem te
ndryshimit te taksave, nuk do te ndryshojne ne menyre te mjaftueshme sjelljen e tyre,
duke kushtezuar keshtu efekte te
kufizuara kunderciklike te
kesaj politike fiskale.
Duke filluar nga
vitet '40 deri ne fund te viteve '70, shume ekonomiste
tregonin besim te madh ne rolin e politikes fiskale ne stabilitetin e ciklit te biznesit. Por, ne dekadat e fundit ky besim u
trondit DHE shume ekonomiste
vleresojne me shume politikat
monetare ne rolin e tyre
stabilizues. Sipas tyre, politikat fiskale mund te perdoren ne depresionet e thella ose ne situatat me inflacion te larte, kur efekti i politikave
monetare eshte i kufizuar. Zbatimi i nje politike te caktuar fiskale do te kete ndikimin e vet ne buxhetin e qeverise,
perkatesisht ne zerat e
shpenzimeve apo te ardhurave DHE per rrjedhoje, edhe ne gjendjen e buzhetit si buxhet
suficitar, deficitar apo i balancuar.
ne percakrimin e praktikave te bilancimit te buxhetit, ne financat publike moderne
ndeshet shpeh ndarja e
buxhetit ne buxhet strukturor DHE buxhet ciklik, duke
perqendruar vemendjen ne
buxhetin strukturor DHE per
rrjedhoje edhe ne deficitet strukturore.
Sipas kesaj ndarjeje: Buxheti aktual = Buxheti strukturor +
Buxheti ciklik
ku:
Buxheti aktual pasqyron shpenzimet, te ardhurat DHE deficitin faktik ne nje periudhe te dhene;
Buxhetin strukturor pasqyron shpenzimet, te ardhurat DHE deficitet qe do te ekzistonin (pra, te supozuara) ne qofte se ekonomia do te funksiononte ne kushtet e prodhimit potencial.
Buxheti ciklik pasqyron efektet e ciklit te biznesit ne buxhet, pra pasqyron
ndryshimet ne shpenzimet, te ardhurat DHE deficitet, si rezultat i
mosfunksionimit te ekonomise ne kushtet e prodhimit potencial,
pra si rezultat i ndodhjes se saj ne
nje situate depresioni ose bumi ekonomik.
ne praktike,
dallimi ndermjet buxhetit strukturor DHE atij ciklik lidhet me ndryshimin ndermjet
stabilizatoreve aktiv DHE
atyre automatik. Keshtu, ndersa buxheti strukturor lidhet me stabilizatoret aktiv, buxheti
ciklik lidhet me
stabilizatoret automatik. P.sh. gjate recesionit ndodh rritje e fondeve te sigurimit te papunesise, e pagesave te ndryshme te asistences sociale, si DHE paksimi i te ardhurave nga taksat. te gjitha keto ndryshime ndikojne
ne buxhetin ciklik duke rritur
deficitin ciklik. Ndersa, nese Qeveria
u drejtohet politikave fiskale aktive, p.sh. vendos uljen e normes se
taksave apo rritjen e shpenzimeve per mbrojtje, atehere ato do te pasqyrohen ne buxhetin strukturor duke
rritur deficitin strukturor.
Megjithate, nuk
ka nje kufi te prere midis deficitit
strukturor DHE atij ciklik.
Zakonisht, POLITIKA
fiskale aktive e qeverise ndikon nepermjet efekteve te saj ne permasat e prodhimit DHE ne buxhetin ciklik e per
rrjedhoje, ne deficitin ciklik.
Keshtu, p.sh ne qofte se Qeveria vendos paksimin e
shpenzimeve ushtarake me nje
shume te caktuar, kjo do te paksonte deficitin
struktural.Por, duke supozuar kushtet e tjera te pandryshuara, ky paksim i
shpenzimeve do te ndikonte ne uljen e permasave te prodhimit per ekonomine ne teresi, duke ndikuar edhe ne rritjen e deficitit ciklik.
Efekti neto i politikave fiskale aktive i ndryshon ne te njejtin drejtim si deficitin
strukturor ashtu edhe ate
aktual. Por, per te shpejtuar
ndikimin e politikes fiskale ne
ekonomi, duhet te mbajme parasysh deficitin
strukturor DHE jo ate aktual
pasi, ky i fundit, ndikohet edhe
nga ndryshimet e paparashikuara
ciklike te ekonomise. Per kete
arsye, buxheti strukturor perben nje nga instrumentat kryesore te analizes makroekonomike. Ai
lejon te vecohen efektet e
masave politike nga efektet e
ciklit te biznesit, duke dhene
mundesine qe te parashikojme
ndikimin e politikes fiskale aktive ne
ekonomi.
Pasojat ekonomike te borxhit qeveritar
Huate e akumuluara nga
Qeveria per te mbuluar deficitin buxhetor,
perbejne borxhin qeveritar ose publik. Pjesa me e madhe e ketij borxhi eshte ne formen e letrave me vlere qe sjellin interes, si
obligacionet etj. Ndryshimi borxhit qeveritar gjate nje periudhe kohe te dhene (1 vit) eshte i
barabarte me deficitin
buxhetor.
ne vitin 1988, borxhi publik i
SHBA perbente 37% te GNP vjetore DHE vetem pagesat e interesave
perbenin 3,2% te GNP. Po
keshtu ne 1818 Anglia kishte nje borxh
publik qe vleresohej sa dyfishi i GNP, kur dihet se shekulli i 19 ishte
shekulli i lavdise se Anglise nga
pikpamja e fuqise se saj. ne te kunderten, ne vitet '70, megjithse borxhi
publik ishte modest, ekonomia
angleze ishte zhytur ne
stanjacion. Pra, nuk ka arsye per te paragjykuar cdo borxh
qeveritar si dukuri te
dobesise, apo si faktor zhvillimi te
nje vendi.
Megjithate, borxhi qeveritar perfaqson nje barre per ekonomine DHE popullsine e vendit qe e ka ate borxh, pasi borxhi
shoqerohet me nje sere
problemesh si:
•
Nevoja per t'i sherbyer borxhit te
jashtem; Borxhi i jashtem perfaqson borxhin qe nje vend u detyrohet te huajve DHE eshte nje zbritje neto nga mallrat DHE sherbimet ne dispozicion te njerezve te vendit borxhli. Keshtu, Brazili apo Meksika ne mesin e viteve '80, duhet te paguanin 1/4 ose 1/3 e te ardhurave nga eksporti per t'i sherbyer
borxhit te jashtem, duke ulur ne kete menyre konsumin e
mundshem brenda vendit. Ndersa, borxhi i brendshem eshte borxhi qe nje vend
i detyrohet qytetareve te vet.
Eshte relativisht e perhapur pikpamja se borxhi i brendshem nuk perben ndonje barre, pasi
keto te ardhura mbeten vetem
brenda vendit.
•
Humbja e eficences per shkak te
rritjes se taksave ne menyre
qe te paguhen interesat DHE vete kestet e borxhit, etj.
Nje borxh i brendshem kerkon pagimin e interesave ndaj vete mbajtesve te obligacioneve DHE per kete qellim rriten
taksat. Bile disa njerez duhet te
paguajne taksa te njejta me shumen qe ata marrin si interes.
Perdorimi i taksave per pagimin e interesave ka efekte negative ne nxitjen e njerezve per te punuar DHE kursyer, gje qe shoqerohet me ulje te eficiences.
•
"Zhvendosje e kapitalit"; Pasoja me serioze e nje deficiti te madh qeveritar eshte
"zhvendosja e kapitalit" nga
stoku i pasurise se nje vendi. Njerezit i mbajne pasurite e tyre ne forma te ndryshme nga te cilat me kryesore jane:
- borxhe qeveritare;
- aktive qe ne fund te fundit paraqesin pronesi mbi
kapitalin privat token, etj.
ne qofte se
rriten zoterimet e obligacioneve nga
njerezit, duke e marre te
pandryshuar shumen e pasurise se tyre, kuptohet se do te zvoglohen aktivet qe
perfaqsojne zoterim kapitali. Pra, kapitali privat do te zevendesohet, do te "zhvendoset" nga borxhi qeveritar.
|
|
No comments:
Post a Comment