UDHËHEQJA

UDHËHEQJA
Udhëheqja përfshinë fushën e punës me njerëzit të cilën menaxheri e kryen si udhëheqës ashtu që të realizohen qëllimet e organizatës.
Individi si Njësi Themelore Organizative – individi paraqet njësinë themelore të çdo ndërmarrje të organizuar. Individët e ndërtojnë organizatën, e përfaqësojnë atë dhe e ndryshojnë. Individi dhe organizata i shërbejnë njëri – tjetrit. Kjo më së miri shihet nëse analizohet perceptimi, zhvillimi i personalitetit dhe roli i parasupozimeve.
Perceptimi përfshinë procesin e seleksionimit dhe organizimit të ndjenjave në një tërësi, entitet të veçantë apo përvojë. Perceptimi përfshinë 2 kategori themelore: seleksionimin dhe organizimin. Me seleksionim individi në njëfarë forme kundërshton të pranojnë disa ndijime sepse nuk është në
6:27 PM 5
gjendje ti marrë të gjitha përnjëherë. Perceptimi selektiv nënkupton pranimin apo mospranimin e diçka për arsye se deëshirojmë të besojmë apo e pranojmë atë për shkak se i plotëson nevojat tona. Nga e gjithe kjo shihet se perceptimi paraqet mënyrën e zgjedhjes dhe organizimit të ndijimeve – ndjenjave tona në tërësi të rëndësishme. Analiza e perceptimeve tregon mundësitë e zgjedhjes dhe maksimizimit të ndjenjave nga ana e individit dhe sjelljet e te tjerëve, ashtu që të jemi në gjendje gjithherë që në mënyrë efikase të reagojnë ndaj problemeve e sjelljeve.
Zhvillimi i personalitetit – personaliteti paraqet faktorin themelor për nënkutpimin e sjelljeve të organizatës. Pa marrë parasysh se si definohet personaliteti, qoftë si tërësi vetish apo vija karakteresh, paraqet diçka për të cilën duhet biseduar në kohën kur të vlerësohet suksesi i punës apo diçka që duhet marrë parasysh me rastin e punësimit të njerëzve të rinj apo përparimit (gradimit) të atyre ttë vjetërve.
Parasupozimet për njerëzit – McGregor mendon se parasupozimet e menaxherit për natyrën njerëzore dhe sjelljet e njerëzve janë të rëndësishme për përcaktimin e stilit të punës së menaxherit. Në bazë të parasupozimeve të veta mbi sjelljet dhe natyrën e njerëzve, menaxherët organizojnë, udhëheqin, kontrollojnë dhe motivojnë njerëzit në mënyra të ndryshme.
Grupi – paraqet tërësinë e njerëzve, të cilët në ndonjë mënyrë i lidhin interesat e përbashkëta dhe midis tyre ekziston interaksion i rregullt. Karakteristikë e përbashkët e grupeve është interesi i përbashkët i anëtarëve të grupit për periudhë të caktuar. Po ashtu edhe stabiliteti i grupeve dallon. Derisa familja është grup relativisht stabil, grupet profesionale ekzistojnë vetëm për periudha të shkurtëra kohore. Karakteristikat elementare të grupit janë: a) qëllimet (interesat) e përbashkëta, b) interaksionet e rregullta formale dhe joformale, c) udhëheqësi dhe ithtarët, d) rregullat e sjelljes, e) diferencat në status, f) rolet dhe statusi, g) kohezioni i grupit, etj.
Grupet formale dhe joformale – grupet formale janë ato që formohen sipas projektit formal të organizatës. Ekzistimi i tyre qëndron në ushtrimin e ndonjë detyre në organizatë dhe udhëheqësi i këtyre paraqet udhëheqjen më të lartë, si person i cili ka autoritet dhe përgjegjësi dhe njëkohësisht ka ithtarë që i kryejnë detyrat e punës si anëtarë të grupit. Ndërkaq, organizimi joformal paraqet të gjitha format e interaksioneve, ndjenjave dhe aktiviteteve të njerëzve të cilat nuk janë të parapara në skemën organizative.
Rregullat grupore të sjelljes – rregullat janë marrëveshje të anëtarëve të grupit mbi mënyrën e sjelljes. Rregullat e sjelljes në esencë paraqesin sjellje të caktuara, përmes të cilave mbahet përkatësia grupore dhe qëndrim ndaj të tjerëve jashtë grupit apo ndaj normës së punës. Rregullat grupore të sjelljes në raport me menaxhmentin mund të jenë të dy llojeve: negative dhe pozitive. Negativet kanë të bëjnë kryesisht me sjelljet që bien ndesh me kërkesën elementare të menaxhmentit, p.sh. ato që ndikojnë në uljen e cilësisë dhe sasisë së punës, ato që zvogëlojnë apo dobësojnë komunikimin midis punëtorëve e menaxhmentit, etj. Ndërsa ato pozitive kanë efekte pozitive ndaj kërkesave të menaxhmentit, p.sh. ato që shtojnë efektet e punës, ato që zhvillojnë format e komunikimit dhe harmonisë.
Kohezioni Grupor – nënkupton fuqinë joshëse të cilën e ka grupi ndaj anëtarëve të vet. Kohezioni grupor është i lidhur ngushtë me rregullat e grupeve të sjelljes. Aftësia e grupit që të kontrollojë apo të ndikojë në sjelljen e anëtarëve të vetë varet nga aftësia e grupit për të plotësuar nevojat e anëtarëve të vet. Faktorët që ndikojnë në kohezionin grupor janë: a) qëllimet e grupit; b) madhësia; c) mundësitë për komunikim.
Anëtarët e grupit duhet të pranojnë dhe të besojnë se qëllimet e grupit janë diç për çka duhet kontribuar, sepse këto janë njëkohësisht edhe qëllimet e tyre. Madhësia e grupit është në marrëdhënie të zhdrejtë me shkallën e kohezionit. Sa më i madh të jetë grupi, aq më i vogël është kohëzioni grupor dhe e kundërta. Mundësitë për komunikim paraqesin bazë të shëndoshë elementare për rritjen e shkallës së kohezionit. Sa më të mëdha të jenë format dhe mundësitë e komunikimit, aq më të mëdha janë mundësitë për kohezion grupor dhe e kundërta.
Roli dhe Statusi – roli mund të definohet si tërësi e sjellejeve të cilat priten nga personi në pozitë të caktuar, ndërsa statusi paraqet rangimin e njerëzve në shoqëri apo në organizatë. Njohja e rolit dhe statusit krijon mundësi që menaxheri në çdo kohë të jetë i vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat që mund të vijnë nga konflikti i roleve. Ai mund të jetë në gjendje të njohë format e paraqitjes, të pranojë faktin se çdo rol bart me vete edhe rrezikun e kundërshtimit, andaj duhet të zhvillojë tolerancën midis kundërthënieve dhe të gjejë zgjidhje efikase te problemeve.

No comments: